Prej pak javësh në shtypin e shkruar dhe elektronik kanë filluar të qarkullojnë disa shkrime nga një autor me emrin Peter Tase, i cili në qendër të shkrimeve të veta ka situatën në Shqipëri dhe “oponencën” ndaj qeverisë në Tiranë.
Peter Marko Tase ka lindur në Qytetin e Beratit, në Tetor të vitit 1982. Në Vjeshtën e vitit 2000 vendoset familjarisht në qytetin e Milluokit (Milwaukee), shteti Wisconsin.
Pas shkollës së mesme pranohet në Universitetin e Wisconsin – it në Milwaukee (UW-Milwaukee), ku vazhdon studimet për literaturë, gjuhë Italiane, shkenca politike dhe sociale.
Pas shërbimit në Korpusin e Paqes (U.S. Peace Corps), në Qershor, 2009, kthehet përsëri në Milwaukee dhe i përkushtohet linguistikës, promovimit në perëndim të letërsisë dhe poezisë shqipe. Ai është marrë me përkthimin e veprave të shkrimtarëve të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova si: Ndue Ukaj, Remzi Basha, Jeton Kelmendi, Anton Gojçaj, Engjëll I. Berisha.
Ata qe jetojnë në SHBA thonë se Peter Tase është i famshëm për disa shkrime qe frymëzohen nga ish ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muça, i cili pretendon që ka studiuar gjuhë angleze në Universitetin e Tiranës. Por siç shihet dhe në këtë foto, kjo diplomë e lëshuar nga një Universitet shqiptar mban flamurin anglez në krye të saj.
“Amerikani” i famshëm Peter Tase ashtu si miku i vet Genci Muça ka sjellë për shqiptarët një “risi” tjetër, sitin në të cilin boton shkrimet e veta nën titullin “Foreign Policy News” duke lënë të nënkuptohet qëllimisht se janë shkrime të prestigjiozes “Foreign Policy Magazine”, serioziteti i së cilës qëndron shumë larg sërës së “amerikanit” të Babë Dudë Karbunara Peter Marko Tase, apo ish-ambasadorit Genci Haziz Muça.
Në një ndër shkrimet e veta me titull: A mund t’i japë fund qeveria Rama islamit radikal? Peter Tase, në fletushkën e tij “Foreign Policy News”, ka në fokus punën e çmuar dhe diplomacinë e efektshme të ish ambasadorit në Ankara, Genci Muça.
Sipas Tases, roli i Gencit ka qenë edhe më jetik për raportet dypalëshe, pasi vetë Genci që nga Shqipëria të dëbohet predikuesi islamik dhe udhëheqës i një organizate terroriste si Fethullah Gulen.
Së fundmi, Peter Tase botoi për gazetën tjetër të tij “Eurasia Review” një artikull ku gjoja Ministri i Jashtëm Bushati po bënte një fushatë lobimi kundër Kryetarit të Kuvendit Meta në Amerikë. Po kjo gazetë në 2 gusht 2015, do të botonte një intervistë të ish-ambasadorit, asokohe në cilësinë e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi me titull: Interview With Mr.Genci Muçaj, Ambassador Of Albania In Ankara. Sunday, August 2nd, 2015, ku Muçaj përshkruhej si elementi kyç në mbarëvajtjen e marrëdhënieve Shqipëri-Turqi.
Marrë nga Javanews.al
2 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)