Vlerësimi


qeveria-ambicioze-n-euml-rritje-ekonomike_hdShqipëria renditet para SHBA-së në Indeksin për Lirisë Ekonomike 2016 të publikuar dje nga “Heritage Foundation” në bashkëpunim me gazetën amerikane “The Wall Street Journal”. Një vit më parë, Shqipëria humbi 9 vende në krahasim me 2014-n, ndërsa këtë vit kapërceu 30 vende njëherësh, duke u renditur e 33-ta mes 188 ekonomive të marra për studim. Shqipëria në këtë indeks zë vend përkrah vendeve të tjera me ekonomi shumë të zhvilluar dhe rregulla liberale të tregut, si Norvegjia, Suedia, apo Mbretëria e Bashkuar. Politikat e tregtisë së lirë, jo vetëm që nxisin rritjen ekonomike, por inkurajojnë lirinë, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të pronës private dhe të drejtat e tjera. Njerëzit, sipas raportit që shoqëron indeksin, mendojnë se çfarë është e mirë për familjet e tyre, pavarësisht nga përpjekjet e grupeve me interes të veçantë për të kufizuar tregun e lirë. Në këtë indeks, SHBA paraqitet në vendin e 36, ndërsa në vendin e parë është Hong Kongu, i ndjekur nga Lihtenshtajni. Shqipëria renditet e treta në rajon pas Bullgarisë dhe Rumanisë, ndërkohë që Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia janë më poshtë në tabelë.