Gjendet i pajetë trupi i një shtetasi, në një kanal në fshatin Dvoran të Korçës. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 84 vjeç, dhe se u gjet tek kanali që furnizon hidrocentralin e Dvoranit me ujë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe nga të dhënat paraprake thuhet se viktima nuk ka shenja dhune në trup. Mendohet që të jetë mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fillimisht nuk dihej identiteti i viktimës, por më vonë policia tha se bëhet fjalë për shetasin Elmaz Zykollari.
2 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
