Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për shtetasin Skënder Baku, i akuzuar për vrasjen e Lulëzim Sherës 2 vjet më parë. Hetimi dhe gjykimi ndaj këtij shtetasi është bërë në mungesë. Ngjarja për të cilën akuzohet Baku ka ndodhur më 1 shtator të vitit 2013 në Fushë-Krujë.
Viktima Lulzim Shera, 45 vjeç, nga komuna Nikë kishte rreth një vit që kishte lënë qelinë e burgut nga ku kishte vuajtur dënimin për më shumë se 20 vjet për vrasje. Mësohet se 45-vjeçari punonte si shpërndarës buke në dyqanet e qytetit të Fushë Krujës.
Ai u qëllua me breshëri automatiku, sapo kishte zbritur nga makina e tij, teksa po shpërndante bukën në një prej dyqaneve dhe mbeti i vdekur në vend. Dyshohet se Baku e vrau 45-vjeçarin në shenjë gjakmarrjeje për vrasjen e të vëllait.
18 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)