Një 23-vjeçare që jeton në Angli ka vendosur të rrisë mjekrën, pasi sipas saj kjo e bën të ndihet më femërore. Harnaam Kamur, banuese në Angli, vuan nga një sindromë që ka bërë që qimet në fytyrë t’i shfaqen që në moshën 11-vjeçare e më pas të përhapeshin në gjoks dhe krahë.
Gjendja e saj bëri që të ishte objekt talljeje në shkollë dhe në rrugë, por 23-vjeçarja ka vendosur të mos bëjë asnjë përpjekje për të ndryshuar pamjen e saj.
“Tani e tutje do të jetoj ashtu siç më ka bërë Zoti dhe unë jam e lumtur kështu siç jam. Ndihem më femër dhe më seksi kështu. Ka ende njerëz që më thonë “zotëri”, por pastaj shohin që kam gjoks dhe hutohen. E rëndësishmja është që unë ndihem mirë me veten”,- thotë Harnaam.
17 shkurt 2014 (gazeta-Shqip.com)