. .
  12/12/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Shqiptarė dhe bullgaro-maqedonė nė Maqedoni nė shekujt XI-XIV

Pasi Perandoria Bullgare u shemb nė vitin 1018, nė viset e sunduara prej saj, pėrfshirė edhe viset shqiptare, u rivendos pėrsėri pushteti bizantin. Ndėrkohė, patriarkatin kishtar tė Ohrit, themeluar nė fund tė shekullit X nga perandori Samuel, Vasili II e rrudhi nė kryepeshkopatė dhe e la tė lirė tė vepronte me emrin kryepeshkopata e Bullgarisė nė njė pjesė tė viseve ballkanike. Kryepeshkopata e Bullgarisė tani kishte nėn vartėsinė e saj 31 peshkopata. Nė juridiksionin e saj hynin pėrveē Dardanisė, edhe viset shqiptare nė jug tė lumit Shkumbin. Kėtė e dėshmojnė dy diploma tė perandorit Vasili II drejtuar murgut Johan, njėra nė vitin 1019, tjetra nė vitin 1020. Me to, ai ripohonte rimėkėmbjen e "Kryepeshkopatės sė Bullgarisė" me seli nė Ohėr. Nė diplomėn e parė thuhej se tani qė pushteti i bullgarėve iu nėnshtrua sundimit tė romejve (bizantinėve) Vasili II e ruajti kryepeshkopatėn e Bullgarisė duke emėruar nė krye tė saj si kryepeshkop murgun Johan. Nė tė njėjtėn kohė, nė diplomė pėrcaktohet dhe juridiksioni kishtar i kryepeshkopatės. Kryepeshkopata e Bullgarisė do tė kishte sipas diplomės nė juridiksionin e saj nė hapėsirėn shqiptare: vetė peshkopatėn nė qytetin e enorisė sė vet nė Ohėr (ΆχρίΓα) me Prespėn, Mokrėn dhe Kicevin (Kėrēovėn); peshkopatėn e Kosturit (KĪ±ĻƒĻ„ĪæĻĪÆĪ±Ļ‚) me Kosturin, Kurentėn, Kolonjėn, Devollin, Voosėn (Vjosėn) dhe Morėn (Moron); peshkopatėn e Glavinicės (Ī"λαβενίτζης, Ballshi), me Glavinicėn, Kaninėn dhe Neaniskėn; peshkopatėn e Beratit (ΑελαγραΓων) me Beratin, me Gradecin, Omcon, Glaventinėn (Glavėn), si dhe Kishėn e Bardhė (Ī†ĻƒĻ€ĻĪ®Ī½ Έκκλσίαν, sot Qishbardhė), peshkopatėn e Shkupit (Ļ„ĻŽĪ½ Σκοπίων) me Shkupin, me Vinecin, me Preamorėn, me Likovėn, me Prinipėn; peshkopatėn e Prizrenit (Ī ĻĪ¹ĻƒĪ“ĻĪ¹Ī¬Ī½Ļ‰Ī½) me vetė Prizrenin, me Hosnon (Pejė), me Leaskumcon (Ljaskovec), me Bratin, me Lipeniun (Λιπαινίον, Lipjan) me vetė qendrėn e saj.
Me kėrkesėn e kryepeshkopit Johan, perandori Vasil II nėnshkroi mė 1020 njė diplomė tė dytė me tė cilėn pėrfshinte nė juridiksionin e kryepeshkopatės sė Ohrit peshkopatat qė nuk pėrmendeshin nė diplomėn e vitit tė mėparshėm. Midis peshkopatave qė u pėrkisnin viseve shqiptare nė kėtė diplomė tė dytė pėrmenden: peshkopata e Ēernikut (Τςερνίκου, Ēermenikės) dhe peshkopata e Himarės (Χιμαίρας). Nė kėtė diplomė theksohej se nga juridiksioni i kryepeshkopatės sė Ohrit pėrjashtohej kryepeshkopata e Durrėsit me sufraganet e saj. Midis tė drejtave qė perandori bizantin u njihte kėtyre peshkopatave, ai pėrfshinte edhe pėrjashtimin e tyre nga e dhjeta dhe angaritė e tjera, tė drejta kėto qė i kishin fituar qė nė kohėn e perandorit Samuel. (J. Ivanov, Bėllgarski starini iz Makedonija, 1931, ff. 558-559).
Ripohimi nga perandori bizantin i kryepeshkopatės sė Ohrit si kryepeshkopatė e Bullgarisė nuk do tė thotė se nė juridiksionin e saj banonin vetėm popullata sllave. Janė burime tė tjera bizantine qė flasin se nė kėto vise banonin bullgarė dhe romej (bizantinė). Sikurse u tha, nėn apelativin romej vazhdonin tė pėrfshiheshin edhe nėnshtetasit bizantinė tė kombėsisė shqiptare tė ritit lindor.
Gati gjysmėshekulli mė vonė, perandori bizantin, Roman Diogjeni (1068-1071), ngriti nė afėrsi tė Shkupit manastirin kushtuar Shėn Gjergjit, nė afėrsi tė fshatrave Vodno dhe Nerez, sot me banorė shqiptarė, tė cilat po tė gjykojmė nga dialekti i tyre tepėr arkaik banohen ndoshta qė nga kohėt e lashta, me siguri qė nga shekujt mesjetarė nga banorė shqiptarė. Sikurse do ta shohim mė tej, prania e banorėve shqiptarė nė rrethinat e manastirit tė Shėn Gjergjit tė Shkupit, dėshmohet nga burime dokumentare sllave qė nė fund tė shekullit XIII.
Numri i pakėt i toponimeve sllave qė pėrmenden nė diplomat bizantine tė viteve 1019-1020, tregon gjithashtu se numri i banorėve sllavė nė atė kohė ishte i pakėt. Megjithatė, nuk mund tė thuhet se gjatė kėtyre pushtimeve viset shqiptare i shpėtuan fenomenit ballkanik - shtegtimeve tė brendshme tė popullatave qė jetonin dhe banonin nė kėto vise. Fenomeni i shtegtimeve tė heshtura e ka shoqėruar Gadishullin Ballkanik edhe kur nuk vepronin dyndjet e dhunshme. Tė tri perandoritė (Romake, Bizantine, Bullgare) qė kanė ushtruar pushtet politik gjatė mijėvjeēarit tė parė tė erės sonė, nuk kanė pasur kufij tė brendshėm. Lėvizjet e brendshme pėr nevoja jetese nuk kanė pasur pengesa. Rrugėt kanė qenė tė hapura. Vetėkuptohet se mundėsitė e lėvizjeve e tė shtegtimeve i kanė shfrytėzuar mė tepėr etnitė mbi tė cilat mbėshteteshin perandoritė. Shqiptarėt, tė cilėt nuk kanė pasur gjatė mijėvjeēarit tė parė as shtet, as perandori tė tyren, kanė qenė kurdoherė viktima. Si viktima ata nuk kanė pasur mundėsi tė dynden nė viset e populluara nga grekėt. Aq mė tepėr qė nuk ka burime historike qė tė vėrtetojnė shtegtimin e shqiptarėve jashtė trojeve tė tyre etnike. Pėrkundrazi, ekzistenca nė vitin 1020 kur mori fund sundimi bullgar i vetėm dy peshkopatave nė trevėn e gjerė tė Dardanisė - njėra nė veri dhe tjetra nė jug tė Bjeshkėve tė Sharrit, - tregon se numri i besnikėve tė Kishės sė ritit lindor bullgar, bizantin, por edhe shqiptarė tė tė njėjtit rit ka qenė tepėr i pakėt. Nga ana tjetėr, kjo tregon se shumica e popullsisė nuk e ndiqte ritin lindor, por i qėndronte edhe pa praninė e institucioneve kishtare katolike, besnike traditave tė tyre tė ritit tė krishterė perėndimor. Ky konkluzion del kur lexon veprat thelbėsisht tė dokumentuara tė Daniel Farlatit, njė nga njohėsit mė tė spikatur tė historisė kishtare tė Gadishullit Ballkanik. Farlati thotė se nė fillim tė shekullit XI, si feja e krishterė ashtu dhe juridiksioni i tij kishtar, nė kėtė trevė pėsuan goditje tė rėnda nga skizmatikėt e Rashės, gjė qė solli ftohjen e marrėdhėnieve midis mbretėrisė serbe tė Rashės dhe Selisė sė Kishės Romane (sed a Rascianus Schismaticis saepe oppugnata intraque afficta fuit. Farlati, Illuricum sacrum, vėll. VIII, f.2). Si rrjedhim, nėn presionin e tri perandorive shqiptarėt brenda vendit, edhe pse tė ngushtuar mbetėn aty ku qenė. Ardhacakė janė popullatat qė erdhėn nga stepat e Azisė dhe pasi u vendosėn me dhunė nė jug tė Danubit tė Poshtėm filluan tė shtriheshin dalėngadalė drejt perėndimit. Jo vetėm kaq, por me shtrirjen e tyre drejt perėndimit dhe me konceptin dogmatik mbi etninė, ata ua fshinė emrin historik edhe banorėve qė ndiqnin ritin kishtar lindor. Pasi ua fshinė apelativin e vėrtetė etnik, ka kohė qė ata po u fryjnė borive se nė viset e sunduara prej tyre nuk ka pasur banorė shqiptarė.
Kur nė ēerekun e dytė tė shekullit XI nė burimet historike shfaqet emri etnik i shqiptarėve, atėherė ata u detyruan tė pranojnė se nga popullsitė e lashta tė kėsaj treve kishin shpėtuar pa u zhdukur disa "ashkla", tė cilat nuk quheshin mė ilirė, por sipas dokumenteve tė mėvonshme emėrtoheshin albanė, albanitė, arbanitė, arbanezė, albanezi, arvanitė, arbanski, rabanski, arbanas e tė tjera e tė tjera.
Historiografia shqiptare i ka dhėnė njė pėrgjigje mė bindėse pyetjes: pėrse emri i shqiptarėve nė burimet historike shfaqet nė ēerekun e dytė tė shekullit XI dhe jo mė herėt? Pėrgjigjja duhet kėrkuar pėrsėri te koncepti dogmatik mesjetar mbi kombėsinė. Sapo banorėt e krahinės Arbėri (Arbanon) me qendėr Krujėn, pėr arsye qė kėtu nuk ėshtė vendi pėr t‘i trajtuar, u shpallėn haptazi katolikė, ata nuk mund tė emėroheshin as romej, as bullgarė. Kjo del shkoqur nga njoftimi qė na jep kronisti bizantin i shekullit XI, M. Attaliati. Duke pėrshkruar kryengritjen e dukės bizantin tė Sicilisė, Gjergj Maniakes, ai shkruan se kur duka zbriti nė Durrės nė vitin 1043, ai marshoi kundėr Kostandinopojės nė krye tė njė ushtrie tė pėrbėrė nga romej (ρωμαίον) dhe albanė (Ī±Ī»Ī²Ī±Ī½ĻŽĪ½). Ai shkruan tekstualisht: "Edhe bashkėluftėtarėt e dikurshėm (tė bizantinėve - K.F.) me rastin e ngjarjeve qė ndodhėn nė Durrės nė vitin 1043 - dhe qė marrin pjesė sė bashku me ne nė bashkėqeverisjen (isopolitinė) dhe nė vetė fenė, shqiptarė e latinė (αλβανοί καί λατίνοι), tė gjithė ata qė pas Romės perėndimore janė afėr vendeve italike vepruan si armiq, shumė tė paarsyeshėm, duke u sjellė nė mėnyrė tė paturpshme", ngase "duka bizantin i Durrėsit, Mihail Dokiani, kishte mbajtur njė qėndrim poshtėrues ndaj prijėsit tė tyre" (M. Attalaiti, Historia, Ed. Bekker, Bonnae 1853, kap.9, pr.9, ff.8-9, sipas Burime tregimtare bizantine pėr historinė e Shqipėrisė, shek.X-Xv. Pėrgatitur nga K. Bozhori, F. Liēo, Tiranė 1975, f. 46).
Mė tej, Attaliati shkruan se midis popujve tė tjerė edhe arvanitėt (αρνανίται), tė cilėt banonin nė krahinėn e Arbanonit (Ī‘ĻĪ²Ī±Ī½ĻŒĪ½) morėn pjesė gjithashtu nė vitin 1078 nė kryengritjen e dukės sė Durrėsit, Niqifor Bazilakios. Kėtė njoftim e pohon pikė pėr pikė edhe kronisti tjetėr bizantin i kėtij shekulli Johan Skylitzes. Kjo ėshtė arsyeja pėrse gjatė shek. XII dhe gjysmės sė parė tė shek. XIII, emri etnik i shqiptarėve pėrmendet nė burimet historike mesjetare dora-dorės me shpalljen e tyre katolikė.
Dėshmi ėshtė fakti se nė shekullin XI filluan tė rimėkėmbeshin nėn juridiksionin e kryepeshkopatės sė Tivarit peshkopatat katolike nė viset e sotme tė Shqipėrisė veriore. Nė fillim tė shekullit XII ato u rishfaqėn, gjithashtu nėn juridiksionin e kryepeshkopatės sė Tivarit, edhe nė Dardani, pėrfshirė edhe viset veriore tė Maqedonisė sė ditėve tona, pra pikėrisht aty ku banojnė edhe sot popullsi shqiptare. Me kėtė rast duhet shtuar se, sipas disa historianėve objektivė sllavė, dyndja e serbėve nė hapėsirėn e Dardanisė filloi jo nė shek. VII siē pohojnė nacionalistėt serbė, por nė fund tė shekullit XII. Megjithatė, para serbėve viset e Dardanisė u pushtuan nga bullgarėt nė mos krejtėsisht, tė paktėn pjesėrisht jo para shekullit X. Dy historianė tė njohur medjevistė, K. Jireēek dhe J. Radoniē nė veprėn e tyre tė pėrbashkėt "Historia serbe" pohojnė se kur nė fund tė shekullit XII serbėt filluan tė depėrtonin nė Kosovė, pra nė Dardani, ata gjetėn aty banorė shqiptarė dhe vllahė (Jireēek, Radoniē, Historia serba, vėll.I, Beograd 33, 36).
Disa vite mė vonė, mė 1203, pra njė vit para se tė shembej Perandoria Bizantine nga kryqėzata e katėrt, nė Ballkanin Qendror dhe kryesisht nė Dardani u ringjallėn kishat katolike. Atė vit disa prelatė katolikė nė njė letėr drejtuar Papės sė Romės, Inocentit III, pasi i shfaqnin pėrulėsinė dhe besnikėrinė, i kėrkonin falje pėr mėkatin qė kishin bėrė mė parė, meqenėse deri atėherė i kishin shėrbyer Kishės sė Ohrit. Midis atyre qė i nėnshkruan kėto letra ishin: Marini, peshkopi i kishės Hujlindėse tė Shkupit (Scopia); Abrahami peshkopi i Prizrenit; Kiriku peshkopi i Nishit (Niso); Klementi peshkopi i Vidinit (Bydinensis) (Izvori za bėllgarskata istorija. Fontes latini, vol.3, sac.XI-XIII, Sofie, f. 337). Por, kur mė 1214 Prizreni dhe Kosova u pushtuan nga mbreti serb, peshkopatat katolike tė Dardanisė zhduken pėrsėri nga burimet historike. Me krijimin mė 1220 tė kishės sė pavarur serbe, me nė krye Shėn Savėn, filloi fushata pėr serbizimin nėpėrmjet kishės sė tyre sė banorėve qė jetonin nė viset e pushtuara prej tyre. Nė kėtė ambient nacionalist serb kisha katolike nė viset shqiptare u rrudh pėrsėri si nė kohėn e perandorive, bizantine dhe bullgare. Nė shekullin XIII pėr pushtetarėt kishtarė dhe kronistėt e kohės shqiptarėt pėrfshiheshin nė emėrtimet ose bizantinė, ose bullgarė, ose serbė. Pėr ta, shqiptarė tė mirėfilltė ishin vetėm ata, tė cilėt praktikonin qoftė edhe pa kishat e tyre ritin katolik. Vetėm me shpalljen mė 1272 nga Karli I anzhuin i "Mbretėrisė Shqiptare", apelativi shqiptar si etni u konsolidua pėr tė gjithė folėsit e gjuhės shqipe me ndonjė pėrjashtim qė jetonin brenda kufijve tė shtetit tė tij.
Kjo qe njė goditje qė pėsoi koncepti dogmatik mesjetar ballkanik mbi kombėsinė. Nė pėrshtatje me kėtė produkt tė konceptit perėndimor, qė merrte si komponent tė kombėsisė edhe gjuhėn e tė folurit, kronistėt bizantinė, por jo tė gjithė, qenė tė parėt qė filluan t‘i emėrtonin folėsit e gjuhės shqipe qė banonin nėn pushtetin anzhuin dhe bizantin me emrin e tyre etnik "arvanitė", edhe kur i takonin ritit tė tyre lindor. Pėrkundrazi, pushtetarėt dhe kishtarėt bullgarė dhe serbė, vazhduan deri vonė t‘i emėrtonin "shqiptarė" vetėm folėsit e gjuhės shqipe tė ritit katolik. Nė njė krisobulė tė mbretit serb, Stefan Uroshi II Milutini, qė mban datėn 1300 ku flitet pėr panairin qė zhvillohej ēdo vit mė 8 nėntor nė manastirin e Shėn Gjergjit pranė Shkupit, thuhet ndėr tė tjera: "Kushdo qė tė vijė nė kėtė panair, qoftė grek ose bullgar, ose serb, latin, shqiptar, vllah tė japė doganėn ligjore ashtu si nė Tetovė dhe nė Graēanicė dhe nė tė tėrė kishat e tjera" (S. Novakoviē, Zakonski spomenici srpski drzava srednjega veka, Beograd 1912, f. 620; Burime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisė, Vėllimi I, Red. Kristo Frashėri, Tiranė 1962, f. 125). Emėrtimi "shqiptar" nė kėtė krisobulė duhet kuptuar jo siē e shpjegojnė historianėt sllavė me njė prani tė izoluar tė shqiptarėve, por mbi frekuentimin e kėtij panairi nga shqiptarė katolikė, tė cilėt nuk mund tė quheshin as bullgarė, as serbė, as romej. Veē kėsaj, kjo do tė thotė se midis atyre kishte dhe shqiptarė tė ritit lindor, tė cilėt pėrfshiheshin nė apelativėt bullgarė, serbė, romej. Nga krisobula e Stefan Uroshit II Milutinit del tėrthorazi se shqiptarė kishte dhe nė rrethinat e Tetovės dhe tė Kraēanicės.
Nė njė dokument tė botuar nga R. M. Grunjic, flitet se nė fund tė shekullit XIII njė person me emrin Progon, pa dyshim shqiptar, kishte pėrvetėsuar kodrėn Plesh afėr Tetovės (G. Gjini, Ipeshkvia Shkup, Prizren nėpėr shekuj, 1992, f. 105). Nė lidhje me praninė e shqiptarėve nė rrethin e Tetovės kemi dhe njė dokument tjetėr sllav. Ėshtė krisobula e car Stefan Dushanit lėshuar midis viteve 1337-1346, me tė cilėn ai i dhuron manastirit tė Shėn Mėrisė me qendėr nė Tetovė, pėrveē njė vargu fshatrash nė fushėn e Pologut edhe malin Janov Dol. Nė lidhje me kėtė dhuratė, cari thekson se ishte e ndaluar futja nė pyll e ēdo nėpunėsi tė mbretėrisė sė tij, pėrfshirė dhe tagrambledhėsit e barit, si dhe, thuhet nė Krisobule, as shqiptarėt, as vllahėt (S. Novakovic, Zakonski, ff. 657-661, Burime, f. 125-128).
Gjatė dhjetėvjeēarėve ‘30, ‘40, ‘50 tė shekullit XIV, kur trojet e Kosovės, Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė hyjnė nėn sundimin e car Stefan Dushanit, shqiptarėt pėsuan njė diskriminim mė tė thellė sesa atė qė kishin pėsuar nga paraardhėsit e tij. Pėr Stefan Dushanin, shqiptarėt qė pranonin me hir a me pahir ritin ortodoks tė kishės sė Shėn Savės, ishin serbė. Edhe vjehrri i tij, Dhimitėr Suma, njė shqiptar i mirėfilltė nga treva e Shkodrės, pėr tė dhe pėr kronistėt e tij, ishte serb. Shqiptarėt e ritit katolik nuk mungonin as nė viset e Dardanisė, as nė ato tė Shqipėrisė sė sotme. Por, ata ishin tė pėrjashtuar nga radhėt e fisnikėrisė sė Mbretėrisė Serbe, nė qoftė se nuk pranonin ritin e Shėn Savės. Pėr arsye tė persekutimit tė egėr serb, kisha katolike e Shkupit, thuhet nė njė akt tė vitit 1352, ishte thellėsisht e varfėr, aq sa nuk ishte nė gjendje t‘i paguante detyrimet Romės (G. Gjini, po aty, f. 87). Kjo ėshtė arsyeja pėrse nė aktdhurimet qė kanė nėnshkruar mbretėrit serbė, pėrfshirė edhe ato tė car Stefan Dushanit nė favor tė manastireve tė tyre - ne njohim nja dhjetė akt-dhurime - ku pėrmenden si shqiptarė vetėm bujq, barinj, mercenarė, rrogėtarė, bujkrobėr, tregtarė. Nė njė akt tė Stefan Dushanit tė vitit 1350, ndėr katėr bujkrobėrit qė kishte Ivarko Probishtitoviē-i, nė Shtip njėri ishte shqiptar dhe mbante emrin Gjin Arbanasi (A. Solovjev, Odabrani spomenici srpskog prava od XII do kraja XV veka, Beograd 1962, ff. 150-152; Lj. Doklestic, Kroz historiju Makedonije, Izabrani izvori, Zagreb 1964, ff. 48-49; Sipas G. Gjinit, po aty, f. 105). Mė nė fund, nga Zakoniku i Stefan Dushanit redaktuar nė vitin 1349, katolicizmi shpallet herezi latine, kurse katolikėt gjysmėbesimtarė. Nga kjo mospėrfillje, tė krijohet pėrshtypja se shqiptarėt (arbanasėt) qė banonin nė viset e sotme tė Kosovės e tė Maqedonisė qenė minoritet. Sipas historianėve nacionalistė serbė, numri i pakėt i shqiptarėve qė pėrmenden nė kėto aktdhurime tregon numrin e pakėt tė banorėve etnikė shqiptarė nė Kosovėn dhe nė Maqedoninė mesjetare paraosmane. Por ky interpretim nuk ėshtė i drejtė. Sipas mendimit tonė, shpjegimi qė kanė dhėnė medjevistėt e njohur M. Shuflai, K. Jirecek dhe F. Thallozy, se me emrin "arbanas", pra shqiptarė, nė burimet mesjetare serbe janė emėrtuar vetėm folėsit katolikė tė gjuhės shqipe, qė banonin nė Dalmaci, u pėrshtatet edhe folėsve tė gjuhės shqipe qė pėrmenden nė burimet mesjetare serbe dhe bullgare nė Mesjetė nė Kosovė e nė Maqedoni. Nga ana tjetėr, Selami Pulaha ka vėnė re se mjaft banorė, tė regjistruar si sllavė, kanė emra apo mbiemra, tė cilėt nga rrėnja e tyre i takojnė onomastikės shqipe - emra tė tillė si Pal, Gjin, Gjon ose mbiemra Lekiē (nga Lekė), Paliē (nga Pal), Gjinovski (nga gjin) etj.
Me kėtė rast shtrohet pyetja: a ėshtė e vėrtetė qė folėsit e gjuhės shqipe tė ritit katolik qė banonin para pushtimit osman nė Kosovė dhe nė viset veriore apo veriperėndimore tė Maqedonisė sė ditėve tona, pėrbėnin njė numėr tė papėrfillshėm? Pėrgjigjen na e japin institucionet kishtare katolike qė vepronin nė kėto vise para pushtimit osman.
Pas rrudhjes qė pėsuan peshkopatat katolike tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Veriore nga kisha bullgare e Ohrit dhe nga kisha serbe e Shėn Savės, e krijuar mė 1220 dhe pas goditjes qė Mbretėria serbe e Rashės pėsoi nė Shqipėri nga Mbretėria anzhuine pas vitit 1272, institucionet kishtare katolike nė kėto vise filluan ta rimerrnin veten. Nė burimet dokumentare pėrmendet peshkopi katolik i Shkupit me emrin Johan II ose Johan Stroti (1298-1321), i cili sipas njė akti koncistorial tė vitit 1316 del i varur nga Roma (Farlati, po aty, vėll.VII, 16-17) dhe i cili duhet tė ketė vdekur nė Shkup, posa qė ėshtė varrosur nė kishėn dominikane tė atij qyteti. (G. Gjini, po aty, f. 18). Pas tij, nė Shkup shfaqet mė 1327 si peshkop Johani III, kurse mė 1351 pėrsėri njė peshkop me emrin Friederik. Shkupi pati pas tij dhe peshkopė tė tjerė - Hermani (pa datė) dhe Antoni (1400), kurse pas tij njė tjetėr peshkop me emrin Albert (G. Gjini, po aty, f. 19).
Po tė marrim parasysh se nuk ka kryepeshkopatė pa disa peshkopata dhe se nuk ka peshkopatė pa disa famulli, mė nė fund, se nuk ka famulli pa njė numėr tė konsiderueshėm familjesh tė krishtera - veē kėsaj, po tė marrim parasysh se popullsitė bullgare-maqedone dhe serbe nuk kishin arsye pėrse tė hiqnin dorė nga kisha e tyre ortodokse pėr tė hyrė nė vartėsinė e Romės - me dashje ose pa dashje jemi tė detyruar tė pranojmė se popullsia katolike e kėtyre dioqezave pėrbėhej nga banorė shqiptarė, tė lidhur tradicionalisht me kishėn e Romės.
Nga sa u tha, kemi tė drejtė tė pohojmė se nė pragun e pushtimit osman, nė viset e Dardanisė antike, pra edhe nė krahinat e saj jugore, tė cilat bėjnė pjesė nė Republikėn e sotme tė Maqedonisė, ishin tė pranishėm nė njė masė tė konsiderueshme jo vetėm shqiptarėt e ritit perėndimor, por edhe ata tė ritit lindor, me ndryshim se tė dytėt vazhdonin tė fshiheshin prapa emėrtimeve etnike serbė apo bullgarė apo romej.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008