. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Fenomeni

Ngrohja globale "ndal" para takimit tė Kopenhagėnit pėr klimėn

Shkencėtarėt nuk japin ndonjė shpjegim pėr fenomenin e papritur

Procesi i ngrohjes globale duket se ka stopuar nė vend. Klimatologėt janė tė ēuditur pėr faktin se pėrse gjatė 10 viteve tė fundit nuk ka pasur njė rritje tė temperaturave, sikurse parashikohej. Instituti Meteorologjik i Danimarkės parashikon se nė dhjetor, kur do tė mbahet nė Kopenhagėn edhe takimi i famshėm pėr klimėn, temperaturat do tė jenė vetėm njė gradė mbi normalen e kėsaj stine. Temperaturat e planetit kanė ndaluar sė u rrituri qė nga fillimi i mijėvjeēarit dhe madje sipas shumė ekspertėve edhe ngrohja globale nuk ka pėsuar zhvillime kėtė vit. Si pėr ironi, ndryshimet klimatike kanė ndalur pikėrisht para fillimit tė takimit tė Danimarkės, ku qindra politikanė dhe shkencėtarė do tė marrin pjesė pėr tė vendosur nė lidhje me strategjinė e ardhshme globale, nė lidhej me pėrballjen e me ndryshimet klimatike. Nė kėto bisedime do tė diskutohet fati i miliarda dollarėve qė do tė pėrdoren pėr financime projektesh dhe strategji. Temperaturat e planetit janė shtuar me shpejtėsi dhe nė mėnyrė ritmike nė 30 vitet e fundit, madje nga viti 1970 deri nė vitet ‘90 janė shtuar me 7 gradė. Aktualisht, sipas shkencėtarėve, duket se ngrohja globale "po bėn pushim". Tė paktėn kjo pretendohet nga klimatologėt mė tė mirė tė planetit. Dhe ajo ēka ėshtė mė e ēuditshme ėshtė fakti se pėr kėtė nuk ekziston ndonjė teori apo argument. Thjesht duhet tė pėrballemi me faktin. Edhe pse temperaturat janė tė palėvizshme, kjo mendohet se nuk do tė ketė ndikim nė efektin afatgjatė tė tendencės sė ngrohjes globale, por ajo ēka ndodh ėshtė se ngrihen dyshime nė lidhje me modelet e parashikueshmėrisė, e ndėrkohė ėshtė edhe njė ēėshtje politike. Pėr muaj me radhė skeptikėt e ndryshimeve klimatike kanė kėrkuar transparencė pėr tė dhėnat e fundit dhe pėr sa i pėrket kėsaj tė fundit, shumė klimatologė kanė qenė tė detyruar t‘i publikojnė ato, madje me njė ndjesi turpi. Shkencėtarėt nuk dinė tė japin ndonjė shpjegim shkencor pėr atė qė po ndodh dhe mbi tė gjitha nuk dinė qė tė bėjnė ndonjė parashikim. Njė nga shpjegimet e situatės ėshtė se dielli po pėson ndryshime dhe rrezatimi i tij aktualisht ėshtė nė minimum dhe kjo duket edhe nga numri i vogėl i njollave diellore. Sipas llogaritjeve tė kryera nga njė grup specialistėsh nė NASA, kjo gjė ka reduktuar edhe aktivitetin diellor, qė ėshtė edhe shkaku mė i rėndėsishėm i stanjacionit dhe ndalimit tė ngrohjes globale. Njė pjesė e shkencėtarėve mendon se pavarėsisht asaj qė po ndodh momentalisht, temperaturat do vazhdojnė tė rriten pėr sa i pėrket sė ardhmes, por pyetja e madhe ėshtė: Kur do tė rifillojė kjo gjė sėrish?




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008