. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Postet e reja, natė e gjatė pėr vendimin e BE-sė

27 vendet anėtare takohen nė Bruksel pėr Presidentin dhe ministrin e Jashtėm

Mbrėmė liderėt e BE-sė kanė nisur njė takim qė mund tė ketė zgjatur deri nė orėt e vona tė natės, pėr tė vendosur pėr pozicionin e Presidentit dhe ministrit tė ardhshėm tė Jashtėm tė Bashkimit Europian. Kryeministri suedez, Fredrik Reinfeld, qė ishte drejtuesi i takimit tė BE-sė, tha nė fillim tė tij se pavarėsisht pėrpjekjeve mė tė mira dhe ndėrmjetėsimit me liderėt e BE-sė, nuk kishte arritur qė t‘i bėnte ata nė njė mendje nė lidhje me kandidatėt qė do tė pėrfaqėsojnė botėn nė emėr tė BE-sė. Para takimit ai u shpreh se ndoshta do tė duhej tė kalohej e gjithė nata pėr arritjen e njė vendimi pėrfundimtar dhe se lista e kandidatėve ėshtė shumė e gjatė. "Kemi shumė divergjenca nė mendime dhe gjykime", ka thėnė Kryeministri suedez. Pėr sa i pėrket Traktatit tė Lisbonės, ai hyn nė fuqi mė 1 dhjetor dhe tė dy postet e krijuar prej tij kanė si qėllim qė tė rrisin ndikimin dhe rolin e Bashkimit Europian nė arenėn ndėrkombėtare e veēanėrisht nė pėrballjen me fuqitė e mėdha si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Kina, nė lidhje me ēėshtjet e ndryshme si klima, tregtia apo ēėshtjet financiare. Kancelarja gjermane, Merkel, ka refuzuar qė tė tregojė parapėlqimin e saj kur mbėrriti nė Bruksel. "Ne sigurisht qė duam njė kandidat shumė tė aftė dhe tė pranueshėm, por pėr tė do tė duhet gjithashtu njė pranim me njė konsensus tė gjerė nga tė gjitha vendet e Bashkimit Europian", ka thėnė ajo dje, para mbledhjes me gazetarėt, pa pėrmendur ndonjė emėr tė caktuar. Edhe Franca nuk ka dhėnė ndonjė emėr deri tani pėr kandidatin preferencial. Liderėt e Bashkimit Europian po pėrpiqen qė tė gjejnė balancėn e duhur mes vendeve tė mėdha dhe tė vogla tė organizatės, mes mė tė varfėrve dhe mė tė pasurve, mes Lindjes dhe Perėndimit, socialistėve dhe konservatorėve. Ligjvėnėsit dhe protestuesit e ndryshėm bėjnė pyetjen se pėrse deri mė tani ka vetėm njė emėr gruaje nė listėn e kandidatėve pėr postin e Presidentit tė BE-sė, ajo e ish-presidentes letoneze. Pėr sa i pėrket postit tė Presidentit, njė nga kandidatėt pėr tė ėshtė Kryeministri belg, Herman Van Roumpuy. Para takimit tė djeshėm ai u takua me Mbretin Albert, pėr tė diskutuar nė lidhje me zgjedhjen e mundshme. Britania, nga ana tjetėr, e refuzon kėtė kandidaturė, duke mbėshtetur Toni Blerin, ish-kryeministrin e luftės nė Irak. Vende tė tjera si Franca e Spanja janė nė favor tė njė personi me profil mė tė ulėt, njė personi tė denjė pėr tė drejtuar mbledhje dhe pėr tė pritur njerėz tė nivelit tė lartė. Vendet mė tė vogla tė BE-sė e neveritin idenė e Blerit, pikėrisht pėr mbėshtetjen qė ai i dha njė lufte tė padrejtė si ajo nė Irak. Mundėsi tė tjera janė kandidaturat e Kryeministrit holandez, tė Luksemburgut apo Presidentit estonian, Toomas Ilves. Kandidatja e vetme femėr deklaroi se nėse njė grua nuk do tė zgjidhet nė njėrin nga tė dy postet, atėherė ky do tė ishte njė turp pėr BE-nė dhe njė zhgėnjim pėr ata qė luftojnė pėr barazinė gjinore.
Bashkimi Europian ka njė histori tė gjatė dhe tė ndėrlikuar pėr sa i pėrket negocimit tė personave qė kanė zėnė ndėr vite poste kyēe. Nė vitin 1994, liderėt e vendeve tė BE-sė kaluan 12 orė tė mbyllur pėr tė vendosur Presidentin e Komisionit Europian. Nė vitin 1998 ata kaluan edhe 12 orė tė tjera pėr tė zgjedhur shefin e parė tė Bankės Qendrore Europiane.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008