. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Prokurorėt e thjeshtė: Duam mbrojtje, makina dhe kredi

Vėzhgim/ Njerėzit e akuzės kėrkojnė kushte mė tė mira nė punė, jo shtim organike

Punonjėsit nė terren tė organit tė akuzės kėrkojnė kushte mė tė mira, me qėllim rritjen e nivelit tė procedimit penal, ndėrsa u kanė parashtruar drejtuesve tė prokurorive mbrojtje fizike, automjete pėr tė lėvizur nė gjykatė dhe institucione tė tjera, si dhe lehtėsira pėr strehim, duke u mundėsuar kredi tė buta. Njė ditė pasi Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama, kėrkoi nė Komisionin e Ligjeve mė shumė para pėr shtimin e organikės, prokurorė dhe hetues tė thjeshtė janė kundėr "ndihmėsve" tė prokurorėve. Sipas tyre, Prokuroria e Pėrgjithshme nuk ka volum tė madh pune si Gjykata e Lartė, qė duhet tė gjykojė ēėshtje nga e gjithė Shqipėria, ndėrsa rekomandojnė qė "ndihmėsit" tė shndėrrohen nė prokurorė nė disa rrethe qė kanė njė volum tė madh pune si Tirana, Durrėsi dhe Fieri. Nė biseda jozyrtare deklarojnė se puna e organit tė akuzės duhet tė pėrqendrohet te mbrojtja fizike e tyre, pasi pėr ēdo ditė kanė kontakte me persona me rrezikshmėri, ndėrsa kėrkojnė mė shumė automjete nė dispozicion pėr lėvizje nė gjykatė dhe institucione tė tjera. Njerėzit e akuzės janė kundėr limitimit tė automjeteve qė kanė nė dispozicion, pasi kjo gjė ul shpejtėsinė e njė procedimi penal. Dy ditė mė parė, Kryeprokurorja Ina Rama kėrkoi nė Komisionin e Ligjeve fonde tė veēanta pėr pėrcaktimin e njė zyre tė veēantė e ndihmėsve ligjorė, qė nė total mund tė jenė 11 punonjės me arsim juridik. Ndėrkohė para janė kėrkuar edhe pėr arsye tė procedimeve penale nė rritje nė fushėn e krimit ekonomik dhe korrupsionit; duhet tė krijohet njė zyrė e veēantė pėr Shėrbimet e Ekspertimeve nė Prokurorinė e Pėrgjithshme me ekspertė tė financave dhe tė teknologjisė sė informacionit. Ndėrkohė kėrkohet fond pėr plotėsimin e njėsive antikorrupsion prej 9 punonjėsish, prej tė cilėve 6 prokurorė dhe 3 oficerė tė policisė gjyqėsore. Kryeprokurorja Ina Rama kėrkoi lekė pėr pagat e prokurorėve tė Magjistratės dhe pėr punėsimin e 5 punonjėsve si administratorė rrjeti.

S.Ē




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008