. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Importuesit, letėr Bodes: Po na gjobisni pa shkak

Tregtarėt e karburanteve nuk i pranojnė sanksionet: Tė rishikohet vendimi i Tatimeve

Importuesit e karburanteve nuk i pranojnė nė mėnyrė kategorike gjobat e vendosura nga Tatimet dhe kėrkojnė nga ministri i Financave qė tė rivlerėsojė vendimet. Letra ėshtė hartuar nga Shoqata e Shoqėrive Hidrokarbure dhe i vė nė dispozicion ministrit dhe kreut tė Tatimeve pretendimet se gjobat e vendosura nuk janė nė pėrputhje me ligjin. Njė aksion i nisur nga tatimet nė datat 20-24 tetor ka ndėshkuar nė masė shoqėritė e mėdha tė naftės, duke u vendosur gjoba deri nė 400 milionė lekė dhe mbyllur 15 pika shitjeje. I gjithė thelbi i diskutimit lidhet me ēmimet e shitjes, tė cilat nuk pėrputhen me kontratat qė importuesit kanė lidhur me shitėsit e pakicės. Sipas disa udhėzimeve tė lėshuara nga Ministria e Financave. Shitėsit me shumicė, pra importuesit, duket binin nė konsensus, duke lidhur kontratė pėr vendosjen e ēmimit. Por nga verifikimi i bėrė nga tatimorėt, del se pikat e pakicės i kanė shitur sasitė jo me ēmimin e kontratės dhe pėr kėtė shkak gjoba i vendoset importuesit. Grosistėt nuk e pranojnė ndėshkimin pėr njė veprim qė e kanė bėrė tregtarėt e vegjėl, edhe pse me ta ka pasur njė marrėveshje pėr kontrollin e ēmimit.

"Kompanitė e hidrokarbureve janė tė vetmet subjekte qė i afishojnė ēmimet gjatė gjithė kohės nė tabelė. Bazuar te procesverbalet e kontrollit nga organet tatimore, tė cilat nuk janė pėr ēdo kompani, ēmimet faktike nuk i afrohen aspak ‘ēmimit mesatar‘ tė investiguar nga tatimet, me tė cilin janė penalizuar kompanitė hidrokarbure", sqaron letra e shoqatės.

Mė tej importuesit thonė se "do tė ishte mė e pranueshme qė tė caktohet paraprakisht njė ēmim nga shteti dhe tė mėsohet se nuk ka liberalizim dhe as kėrkesė-ofertė tė tregut, sesa pasi kompanitė tė kryejnė veprimtarinė e tyre tė lirė, t‘u kėrkohet me anė tė vlerėsimit njė sasi tė ardhurash tė parealizuara faktikisht prej tyre". Nė kėto kushte, tregtarėt e karburanteve i kėrkojnė ministrit tė Financave qė me anė tė Tatimeve tė bėhet njė tjetėr vlerėsim rast pas rasti, nė mėnyrė qė tė vihet e drejta nė vend.

a.kola




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008