. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Shqipėria, mė pak investime nga sa meriton

Ekspertėt: Ka nevojė pėr qėndrueshmėri nė politikat fiskale e rregullatore tė qeverisė

Gjergj Erebara

Shqipėria ka thithur investime tė huaja tė drejtpėrdrejta shumė tė pakta nė krahasim me potencialin e vet dhe ka nevojė tė qartėsojė disa politika tė rėndėsishme qė tė pėrballet me botėn e paskrizės, thanė dy ekspertė tė "Ernst & Young", tė pranishėm nė Tiranė nė konferencėn pėr investimet nė Ballkan, organizuar nga Korporata Financiare Ndėrkombėtare. Sipas tė dhėnave tė publikuara gjatė konferencės, Shqipėria ka tėrhequr rreth 1 pėr qind tė investimeve totale tė huaja tė kryera nė rajonin tonė pėrgjatė pesė viteve tė fundit, shifėr kjo nga mė tė ulėtat nė rajon, me pėrjashtim tė Malit tė Zi dhe Kosovės. Rumania ka tėrhequr 49 pėr qind tė investimeve tė huaja, pasuar nga Bullgaria me 23 pėr qind dhe Serbia me 13 pėr qind. Studimi u pėrgatit nga konsulenti ndėrkombėtar "Ernst & Young" pėr llogari tė Bankės Botėrore.

"Shqipėria mund tė jetė shumė mė tėrheqėse pėr investimet e huaja nga sa ėshtė", thotė Hanno Lindpere, kėshilltar ekonomik. "Duke marrė parasysh moshėn mesatare tė popullatės dhe kushtet gjeografike, duket se niveli aktual i investimeve tė huaja ėshtė shumė poshtė potencialit", tha ai nė njė intervistė pėr "Shqip".

Investitorėt e intervistuar gjatė hartimit tė raportit, nxorėn nė pah se ka interes pėr tė investuar nė rajonin tonė mė shumė se sa nė rajone tė tjera tė botės, por gjithsesi kriza ka krijuar njė situatė tė vėshtirė.

"Ajo ēfarė shihet sot ėshtė fakti se niveli i rrezikut pėr investitorėt e huaj nė Ballkan ka mbetur i njėjtė, ndėrkohė qė normat e fitimit pėr investimet janė ulur. Pėr pasojė, edhe dėshira e investitorėve pėr tė marrė rreziqe ėshtė ulur", thotė Alexandros Karakitis, pėrgjegjės pėr rajonin tek "Ernst & Young".

Banka e Shqipėrisė i sugjeroi pak javė mė parė qeverisė dhe publikut tė gjerė hapjen e njė debati mbi burimet e financimit tė zhvillimit tė ardhshėm ekonomik tė Shqipėrisė, duke theksuar se thithja e investimeve tė huaja tė drejtpėrdrejta duhet tė jetė njė politikė kyēe. Sipas ekspertėve, nė fakt shumica e kompanive shumėkombėshe tė rėndėsishme nuk kanė shprehur ndonjė interes tė veēantė pėr rajonin e Ballkanit nė tėrėsi, apo pėr Shqipėrinė nė veēanti. "Hapat drejt integrimit nė Bashkimin Europian janė tė domosdoshėm pėr thithjen e investimeve tė huaja", tha Lindpere.

Ekspertėt thonė se rajoni ynė ėshtė prekur mė pak nga kriza ekonomike botėrore, por kjo gjė ėshtė para sė gjithash pėr shkak tė nivelit tė ulėt ekonomik tė rajonit dhe pėrmasave tė vogla tė ekonomive. Stimujt fiskalė pėr tė eliminuar njė pjesė tė krizės nuk janė shumė tė kėshillueshme pėr vendet e varfra, pėr shkakun e thjeshtė se janė tė vėshtira tė financohen.

Jo shumė pėrfitime nga taksa e sheshtė

Ekspertėt vlerėsojnė se gara mes vendeve tė Ballkanit pėr tė thithur investimet e huaja pėrmes uljes sė tatim-fitimit duket se nuk ka prodhuar ndonjė rezultat konkret. Deri mė sot, Maqedonia, Shqipėria dhe Mali i Zi, kanė ulur nė 10 apo mė pak pėr qind, me shpresė se nė kėtė mėnyrė do tė joshen investitorėt e huaj tė transferojnė kapacitetet prodhuese nė kėto vende. Por nė fakt kėto janė ende vendet me nivelet mė tė ulėta tė investimeve.

"Qartėsia, parashikueshmėria dhe konsistenca e politikės fiskale janė mė tė rėndėsishme se sa tatimi mbi fitimin", thotė Karakitis. Shumė ekspertė shpjegojnė se njė investim afatgjatė nuk mund tė bazohet te niveli i tatimit mbi fitimin. "Nėse synon tė investosh nė njė vend pėr njėzet vitet e ardhshme, atėherė ėshtė e qartė se tatim-fitimi mund tė ndryshojė gjatė kėsaj kohe", thotė Lindpere.

"Lehtėsia e rimbursimit tė Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar ka mė shumė rėndėsi, standardet e kontabilitetit gjithashtu", thotė Karakitis. Shqipėria zbaton standardet e veta tė kontabilitetit, ndėrkohė qė nė vendet e Bashkimit Europian ėshtė e pranueshme ligjėrisht tė pėrdoren standardet ndėrkombėtare tė raportimit financiar. "Kur je vend i vogėl, nuk ėshtė gjė e mirė tė hartosh standardet e tua tė kontabilitetit", thotė Lindpere.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008