|
Buxheti 2010, Berisha: Do ndėrtoj 5 tunele Kryeministri, entuziast: Jemi mė tė mirėt nė Europė. Bode: Krizėn e ndalim me investime ARD KOLA Qeveria nuk do tė ndalė sė ndėrtuari tunele. Pas suksesit tė Rrėshen-Kalimash, Kryeministri Sali Berisha tha dje me bindjen e plotė se do tė ndėrtojė edhe pesė tunele tė tjerė. Duke folur pėr projektbuxhetin e vitit 2010, Berisha e vuri theksin te projektet e mėdha rrugore, qė tashmė nė vėmendje do tė jenė Rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut (veēanėrisht Berat-Tepelenė). Mė herėt, Kryeministri vuri nė dukje suksesin e qeverisė pėr tė pėrballuar krizėn. "Bėmė gjėra tė mėdha. Rritėm pagat dhe pensionet, kurse investimet nuk i ndalėm", tha kreu i qeverisė, duke shtuar se efekti negativ qė preku Europėn dhe rajonin nuk pati mundėsi tė shtrihej edhe nė Shqipėri, pasi u korrėn tė gjitha masat. Kurse ministri i Financave tha se krizėn ekonomike globale do tė frenojnė me planin e investimeve, qė prekin nivelin e rreth 900 milionė dollarėve, pa pėrfshirė kėtu fondet pėr bashkitė dhe komunat.
Planet e mėdha
Pėr Kryeministrin Berisha ėshtė shumė e rėndėsishme mirėqenia ekonomike e shqiptarėve dhe nė kėtė mėnyrė vendosi si prioritet kryesor vijimin e ndėrtimit tė rrugėve, si dhe rritjen e pagave e pensioneve deri nė masėn 15 pėr qind. I gjithė projekti, sipas Berishės, do tė arrihet falė planit pėr mė shumė tė ardhura, qė prekin nivelin e 361 miliardė lekėve. Duke u ndalur te rrugėt, Berisha tha se "do tė ndėrtojmė aksin e Arbrit, bashkė me dy tunele, pėr ti dhėnė mundėsi transportit tė shpejtohet. Po ashtu kemi nė plan tė ndėrtojmė edhe tre tunele tė tjera, njė nė Elbasan dhe dy nė aksin Berat-Tepelenė". Kryeministri e bėri kėtė premtim me ndėrgjegjen e plotė se do tė jetė e vėshtirė, pėr dy arsye tė pranuara nga vetė ai. "Do ti ndėrtojmė tunelet edhe pse kushtet gjeologjike nuk janė tė duhura, si nė Rrugėn e Arbrit, ashtu edhe nė Elbasan. Do ti ngremė kėto tunele, edhe pse kushtojnė shumė, pasi ne nuk mund ti lėmė shqiptarėt tė vuajnė", theksoi Berisha. Ndėrkaq, pas Kryeministrit qėndronte ministri i Transporteve, i cili dėgjonte me vėmendje, duke mbajtur shėnime. Kryeministri foli edhe pėr rritjen e pagave deri mė 14 pėr qind pėr mjekėt dhe infermierėt, ndėrsa nė politikėn e rrogave tė larta do tė pėrfshihen edhe gjykatėsit e prokurorėt. "Nuk do tė mbeten pas as pensionistėt, tė cilėve do ua rrisim tė ardhurat deri nė 10 pėr qind", tha Berisha. Kryeministri pėrmendi edhe faktin e uljes sė shpenzimeve, duke marrė si shembull vendimin pėr heqjen e makinave tė zyrtarėve tė lartė. "Ju garantoj qė ato 3 miliardė lekė tė kursyera nga makinat e hequra tė zyrtarėve, do ti kthejmė nė rroga e pensione", tha Berisha.
Presion krizės me investime
Ministri i Financave e vė theksin te rritja e investimeve publike, tė cilat kapin nivelin e 8 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto. Sipas Bodes, kriza preku njė sėrė vendesh tė rajonit dhe Europės, por jo Shqipėrinė, pasi qeveria i mori tė gjitha masat, duke ulur me 25 pėr qind kontributet dhe rritur pagat e pensionet, pėrfshi rritjen e investimeve. Ministri gjatė fjalės nė Parlament pėrmendi planin e rritjes sė pagave dhe pensioneve gjatė vitit qė vjen. Kėshtu, pagat parashikohen tė rriten nga 1 korriku me 4 deri nė 10 pėr qind tė nivelit ekzistues, me njė efekt vjetor prej rreth 6 miliardė lekėsh. Ndėrsa pensionet nga 1 korriku 2010 do tė rriten me 7 deri nė 15 pėr qind nga niveli ekzistues, me njė efekt vjetor prej 5.8 miliardė lekėsh. Duke i ndarė nė sektorė tė ndryshėm, Bode theksoi buxhetin e shėndetėsisė dhe arsimit. "Fondet pėr shėndetėsinė rriten me 20 pėr qind nė krahasim me vitin 2009 dhe investimet me 56 pėr qind nė kėtė sektor. Ndėrsa nė arsimin publik respektivisht rriten me 12 pėr qind dhe 32 pėr qind nė krahasim me vitin nė vijim", tha ministri i Financave.
Buxheti i vitit tė ardhshėm propozohet tė jetė nė shumėn e 411 miliardė lekėve, ose sa 32 pėr qind e PBB-sė.
Parametrat e borxhit
Ministria e Financave pretendon se me buxhetin 2010 do tė ulet ndjeshėm deficiti, krahasuar me vitet e kaluara. "Deficiti i vitit tė ardhshėm do tė jetė sa 3.9 pėr qind e PBB dhe borxhi publik mendohet tė ulet edhe me tė paktėn 1 pikė pėrqindje ndaj PBB", tha Bode. Nga tė dhėnat e ofruara prej ministrisė del se stoku i borxhit pėr 2010-ėn do tė rritet me tė paktėn 70 miliardė lekė, ku konkretisht pėr mbėshtetjen buxhetore do tė merren hua rreth 50 miliardė lekė. Sipas kreut tė Financave, huaja mund tė merret nga donatorėt e huaj pėrmes kredive, duke shmangur presionet e tregut bankar vendas. Sa i takon rezervės pėr ēdo paparashikim, janė vendosur nė dispozicion rreth 200 milionė dollarė, tė gatshme pėr 2010-ėn.
|


|