. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Tė drejtat e fėmijėve

Fėmijėt e varfėr jo nė jetimore, po te tė afėrmit

Amnesty Internationa memorandum Presidentit dhe Qeverisė

Nė pėrvjetorin e njėzetė tė miratimit tė Konventės mbi tė Drejtat e Fėmijės nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara (KB), Amnesty International i bėn thirrje autoriteteve shqiptare tė sigurojnė qė fėmijėt tė mos vendosen nė jetimore kur ėshtė e panevojshme. Amnesty International ėshtė e shqetėsuar se varfėria mbetet njė nga arsyet kryesore pėr vendosjen e fėmijėve nė jetimore nė Shqipėri dhe largimin e tyre nga familja. Shumė prej kėtyre fėmijėve e kanė njė prind ose njė tė afėrm, por kėta nuk mund ta pėrballojnė ekonomikisht rritjen e tyre. Organizata i bėn thirrje qeverisė qė t‘i mbėshtesė dhe t‘u japė njė ndihmė tė mjaftueshme kėtyre familjeve, nė mėnyrė qė ato tė mund t‘i rrisin fėmijėt e tyre brenda familjes. Nė njė memorandum dėrguar kėtė javė Presidentit tė Shqipėrisė dhe qeverisė shqiptare, organizata shkruan: "Sot nė kujdes rezidencial gjenden fėmijė interesat e tė cilėve do tė mbroheshin mė mirė nėse do tė qėndronin me familjet e tyre, dhe tė cilėt e kanė njė prind ose tė afėrm, qė do tė kujdesej pėr ta, sikur t‘u ofrohej mundėsia e njė ndihme ekonomike dhe pėrkrahjeje tjetėr". Kėtyre fėmijėve po u mohohet e drejta pėr njė jetė familjare. Amnesty International ėshtė gjithashtu e shqetėsuar se, fėmijėve jetimė dhe atyre pa kujdes prindėror qė largohen nga Shtėpitė e Fėmijės, nuk u ofrohet pėrkujdes individual, mbikėqyrje dhe ndjekje e mėtejshme e mjaftueshme; sidomos ata qė dėrgohen nė shkolla tė mesme profesionale me konvikt, nuk marrin mbrojtjen dhe ndihmėn e duhur nga shtet. Si rezultat, shumė prej tyre e lėnė shkollėn dhe nuk marrin aftėsitė dhe kualifikimet qė do t‘u krijonin mundėsinė tė jetonin nė mėnyrė tė pavarur.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008