. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Faza gripale po pėrhapet me shpejtėsi. Shkakton komplikacione dhe temperaturė tė lartė

Viroza e gripit, mė e rėndė se kurrė ndonjėherė

Shqipėria, shumė pranė epidemisė, 144 tė prekur nga gripi i derrit

Mė shumė se pėr gripin e derrit, autoritetet shėndetėsore paraqesin shqetėsim mė tė madh pėr gripin e zakonshėm.

Viroza qė ka prekur njė pjesė tė mirė tė popullatės po pėrhapet me shpejtėsi, ndėrsa ka mbėrritur para afateve tė parashikuara. Instituti i Shėndetit Publik sqaron se periudha e qarkullimit tė gripit nis nė dhjetor dhe pėrfundon nė muajin mars. Ndėrkohė qė koha e virozės kėtė vit ėshtė pėrafruar, duke nisur qė nė muajin nėntor. Nga java nė javė, Instituti i Shėndetit Publik raporton se kemi shtim tė rasteve tė tė prekurve nga viroza e stinės dhe shtim tė infeksioneve respiratore.

Viroza

Vetėm javėn e fundit infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes janė shtuar me 13 pėr qind. Ndėrkohė qė dje, ministri i Shėndetėsisė ka sqaruar se Shqipėria ndodhet nė njė situatė tė re epidemike dhe problem mbetet viroza e stinės, e cila kėtė vit ėshtė edhe mė e rėndė se sa vitet e kaluara. Tė dhėnat e departamentit tė epidemiologjisė pranė ISHP-sė kanė vėrejtur se viroza shkakton temperaturė tė lartė, komplikacione dhe ėshtė e ndryshme nga ajo e viteve tė kaluara.

Rastet e pacientėve me virusin e gripit tė zakonshėm kanė paraqitur komplikacione, ndryshe nga vitet e tjera. Viroza ėshtė mė e ashpėr dhe e shoqėruar me temperaturė tė lartė.

Ulja e temperaturave, ka sjellė njė situatė tė re epidemike, e cila ėshtė karakterizuar me shtimin e rasteve me virusin pandemik AH1N1, por veēanėrisht edhe me atė stinor. Ministri i Shėndetėsisė ka sqaruar dje, se strukturat shėndetėsore shqiptare janė nė gatishmėri tė plotė dhe po monitorojnė me kujdes tė veēantė situatėn aktuale, ndėrsa ka kėshilluar tė gjithė qytetarėt tė mos hezitojnė pėr asnjė ēast tė komunikojnė me mjekun e familjes, por, nė tė njėjtėn kohė, tė respektojnė tė gjitha masat parandaluese.

Gripi i derrit

Deri dje nė mesditė, laboratori i virologjisė pranė Institutit tė Shėndetit Publik nga mostrat e analizuara ka raportuar edhe 23 raste tė reja tė prekurish nga gripi i derrit. Bashkė me konfirmimet e reja nė vendin tonė janė 144 tė prekur nga gripi i derrit. Analizat dhe monitorimi i situatės vazhdon dhe ēdo ditė nė laborator ekzaminohen 20 kampionė analizash.

Duke analizuar situatėn nga numrat e tė prekurve, shumica e tė infektuarve janė banorė tė Tiranės. Pas Tiranės, vatra e infeksionit ėshtė shtrirė nė Durrės dhe Mat. Shumica e tė prekurve janė trajtuar nė qendrėn spitalore universitare "Nėnė Tereza".




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008