. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Shtypi spanjoll

AS: Shqipėria, nė delir pėr vizitėn e Realit tė Madridit

Pėr kėtė ndeshje, 2,5 milionė euro do tė pėrfundojnė nė arkėn e boshatisur tė madrilenėve

Nė Shqipėri nuk ėshtė e vėshtirė tė vėresh eksitimin dhe entuziazmin pėr shkak tė vizitės sė afėrt tė gjigantit spanjoll tė futbollit, Realit tė Madridit nė kryeqytetin, Tiranė. Lajmin e ka konfirmuar nė edicionin e djeshėm tė saj e pėrditshmja prestigjioze sportive spanjolle, "AS". Sipas saj, klubi madrilen ka arritur njė marrėveshje me Rezart Taēin, drejtor i pėrgjithshėm i kompanisė sė naftės, "Taēi Oil International", dhe organizator i "Taēi Oil Cup", pėr tė zhvilluar njė ndeshje enkas me kėtė rast mė 21 dhjetor 2009. Ky ishte njė lajm i shumėpritur pėr shqiptarėt, shkruante dje "As", e cila nėnvizon faktin se Reali ka shumė fansa. Tashmė janė tė gjithė ata qė nuk dėshirojnė ta humbin kėtė shans pėr tė parė Kristiano Ronaldon, Kakanė&Co. Manjati shqiptar, 38 vjeē, kishte paralajmėruar synimin e tij ambicioz qė nė tetorin e kaluar nė njė intervistė tė dhėnė pėr "La Gazzetta dello Sport": "Unė do tė shkoj nė stadiumin ‘Bernabeu‘ pėr tė parė ndeshjen Real Madrid-Milan. Ėndrra ime ėshtė qė tė shikoj skuadrėn e Pelegrinit tė vijė nė Tiranė pėr luajtur nė trofeun ‘Taēi Oli‘". Dhe u tha u bė... Mė rastin e takimit tė Champions League, palėt arritėn njė marrėveshje, nė bazė tė sė cilės Reali do tė duhet tė paraqitet nė Tiranė me tė gjithė yjet mė tė mėdhenj tė tij. Termat financiare tė propozimit joshės tė Taēit kanė tunduar madrilenėt, nė arkėn e tė cilėve do tė duhet tė pėrfundojė njė shumė e majme prej 2.5 milionė eurosh. Kjo ndeshje do tė zhvillohet pak para mbylljes sė fazės sė parė tė La Liga 2009-2010 nė prag tė Krishtlindjeve (24 orė pėrpara se Reali tė luajė nė ‘Bernabeu‘ kundėr Zaragozės". Megjithatė, pavarėsisht se marrėveshja ėshtė mbyllur, sipas "AS" ende nuk janė sigluar edhe detajet pėrfundimtare. Arsyeja ėshtė se klubi i "los blancos" ėshtė duke pritur tė marrė edhe garancinė bankare, qė vėrteton kėtė shpenzim tė madh. Kundėrshtari i Realit do tė jetė Gramozi i Ersekės, klubi i Kategorisė Superiore shqiptare (pas 10 javėve tė para ėshtė i nėnti nė njė kampionat me 12 skuadra) dhe ka pėr pronar Mustafa Taēin, babanė e Rezartit. "Ne shpresojmė nė ardhjen e skuadrės sė galaktikave. Ata do tė pėrballen me Gramozin nė stadiumin ‘Qemal Stafa‘ nė orėn 19:00", ka konfirmuar pak ditė mė parė vetė Taēi. Pjesa e madhe e ekipit do tė pėrbėhet nga lojtarėt aktualė tė Gramozit, por atyre do t‘u bashkohen edhe lojtarė tė tjerė tė kampionatit shqiptar. Mė 21 dhjetor, "Taēi Oil Cup" do tė luajė edicionin e tretė. Nė dy tė mėparshmet ishte Milani, qė humbi 2-1 mė 14 tetor 2008 ndaj Tiranės dhe fitoi trofeun mė 12 maj 2009 kundėr njė seleksioni tė Kombėtares shqiptare 7-8 pas gjuajtjes sė penalltive (3-3 ishte rezultati i kohės sė rregullt). Sipas tė pėrditshmes "As", disa pjesėtarė tė klubit "Miqtė e Madridit" nė Shqipėri, i janė drejtuar klubit spanjoll me njė kėrkesė zyrtare pėr tė marrė mė shumė informacione rreth miqėsores sė 21 dhjetorit, duke qenė se nė vendin tonė ende nuk ka ardhur ndonjė konfirmim nga ana e klubit "merengues".

A. Manallari




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008