. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Grabitet ikonostasi 400-vjeēar i Leusės

Hajdutėt ekspertė nuk prekėn paratė dhe ikonat, por morėn pesė rozetat e gdhendura nė dru

Engjėll Serjani

Objektet e kultit bien sėrish pre e grabitjeve. Njė nga monumentet mė tė rralla tė trashėgimisė kulturore nė rrethin e Pėrmetit, Kisha e Shėn Mėrisė sė Leusės, ėshtė gjetur e bastisur mėngjesin e djeshėm. Grabitėsit, ende tė paidentifikuar nga policia, kanė arritur tė marrin 11 pjesė tė ikonostasit tė drunjtė, i cili pėrbėn njė nga pasuritė mė tė mėdha tė trashėgimisė kulturore tė trevės sė jugut. Ngjarja ėshtė konstatuar nga e motra e priftit tė kishės, Lefteri Tyto, e cila banon pranė kishės dhe kujdeset pėr mirėmbajtjen e saj. Mėngjesin e djeshėm, rreth orės 08.10, ajo ka shkuar si ēdo ditė tė ndezė qirinj nė varret pėrreth kishės, kur ka vėrejtur se dera e drunjtė ka qenė gjysmė e hapur dhe kyēi i thyer. Ajo nuk ka hyrė nė kishė dhe menjėherė ka njoftuar priftin dhiakond Ilia Tyto, i cili ka njoftuar Mitropolinė e Gjirokastrės dhe Komisariatin e Policisė sė Pėrmetit. Pas marrjes sė kėtij njoftimi, njė grup ekspertėsh ėshtė nisur nė drejtim tė fshatit Leusė tė Komunės Petran. Burime tė policisė lokale bėjnė tė ditur se nė vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe forca tė tjera tė Komisariatit tė Policisė Pėrmet, tė cilat kanė konstatuar se dera kryesore e kishės ishte e shqyer me mjete tė forta dhe nga kėqyrja e brendshme e kishės u konstatua se brenda saj janė vjedhur 11 pjesė tė ikonostasit prej druri, tė pėrmasave tė ndryshme me gdhendje, me dekorim lulesh, tė cilat u pėrkisnin pjesėve tė ikonostasit tė kishės. Nga kėqyrja e mėtejshme e pjesėve nga ishin shkėputur me mjete tė forta pjesėt e grabitura dhe nga deklarimet e priftit e kujdestares, rezultoi se nė kishė ishin grabitur pjesa mė me vlerė e ikonostasit. Ndėrkohė qė nuk janė grabitur ikona apo lekėt qė ndodheshin nė kasafortėn metalike, duke lėnė tė dyshohet se grabitėsit kanė qenė profesionistė, qė dinin tė vlerėsonin objektet mė me vlerė.

Nė vendngjarje ka shkuar edhe njė grup ekspertėsh tė Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės sė Qarkut tė Gjirokastrės tė kryesuar nga drejtori Spartak Drasa dhe eksperti i monumenteve Vladimir Qirjaqi. Pas kėqyrjes sė grupit hetimor, edhe grupi i ekspertėve ka kryer ekspertimin e vjedhjes dhe ka arritur nė pėrfundimin se kemi tė bėjmė me njė vjedhje profesionistėsh, pasi janė vjedhur pesė rozeta tė gdhendura, tė quajtura "zemra e ikonostasit", tė ndėrtuara me gdhendje qysh para 400 vjetėsh, si edhe disa pjesė tė tjera mjaft tė vlefshme. Kjo ėshtė hera e dytė qė kisha bie pre e hajdutėve. Pėr herė tė fundit ky ikonostas ėshtė grabitur nė vitin 2000, por grabitėsit i kanė kthyer objektet e vjedhura atėherė nė Kishėn e Manastirit tė Grykės sė Kėlcyrės, ku do tė vendosen varret e ushtarėve grekė. "Kėto objekte tė kthyera gjenden ende nė kėtė manastir", pohon dhiaku Ilia Tyto. Ndėrkohė po punohet pėr identifikimin dhe kapjen e autorėve tė kėsaj ngjarjeje.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008