. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Monumenti i George Bush nė Fushė-Krujė, hapet konkursi

Edhe sheshi nė qendėr tė qytetit do tė ketė emrin e tij

Vali Qyrfyēi

Nė pėrvjetorin e tretė tė vizitės sė rrallė, qyteti i Fushė-Krujės do tė ketė nė qendėr tė tij bustin e Presidentit amerikan George W. Bush. Njė bust qė do tė flasė pėr historinė dhe ndikimin e njėrit prej njerėzve mė tė fuqishėm tė botės nė jetėn e qytetit tė vogėl shqiptar, i cili zuri vend nė kronikat e mediave mė nė zė tė SHBA-sė dhe atyre europiane pėr pritjen madhėshtore, dashurinė dhe entuziazmin, mikpritjen e njė kombi tė vogėl qė sheh tek Amerika e madhe mbėshtetjen e nevojshme pėr tė ecur pėrpara. Ėshtė kryetari i bashkisė, Ismet Mavriqi, qė pohon pėr "Shqip" se aktualisht projekti ėshtė nė fazėn e pėrzgjedhjes sė boceteve dhe mė pas do tė pėrfshihet nė prokurim dhe gjithēka do tė jetė gati nė kohėn e duhur. Mavriqi pranon se janė disi tė vonuar nė kohė, pėr shkak tė problemeve financiare, po gjithēka do tė jetė gati nė kohėn e duhur. Ka momente historike nė jetėn e ēdo qyteti qė e lartėsojnė atė, qė kthehen nė pjesė tė vetėdijes sė tij dhe e shtyjnė tė ecė pėrpara e tė marrė zhvillimin e dėshiruar. Padyshim, vizita e Presidentit amerikan, George Bush i riu nė qytetin e vogėl tė Fushė-Krujės i dha njė shtysė tė rėndėsishme qytetit dhe njerėzve tė tij, qė panė tek ajo vizitė shpresėn, rigjenerimin dhe mosharrimin. Mė 10 qershor 2010, nė 3-vjetorin e vizitės sė Presidentit amerikan nė qytetin ku gjurmėt ende janė tė prekshme dhe tė fiksuara nė celuloid dhe emėrtimin e vendeve ku ai u ndal, njė bust do tė ngrihet nė sheshin kryesor qė gjithashtu do tė marrė emrin George W. Bush. Kanė kaluar 2 vjet e gjysmė nga koha kur Presidenti u prit me njė entuziazėm tė paparė nė Fushė-Krujė, por jehona ende vazhdon. Kryebashkiaku i qytetit, Ismet Mavriqi, tregon pėr gazetėn se pas vizitės mes tij dhe Presidentit Bush nisi njė korrespondencė me letra, qė fillimisht vinin nga Shtėpia e Bardhė nė Uashington e mė pas nga adresa private e ish-presidentit, qė ia la vendin pasardhėsit Obama nė shtėpi. Rreth 200 mijė dollarė do tė pėrdoren pėr studimin dhe rehabilitimin e sheshit kryesor tė qytetit dhe vendosjen e bustit tė tij nė sheshin e vogėl. Jo larg tij ndodhet kafeneja dhe furra e bukės, dy bizneset nė tė cilat George Bush ndaloi e bisedoi. Nė zyrėn e kryetarit tė bashkisė sapo hyn tė bien nė sy flamuri amerikan, foto tė shumta tė bėra mė 10 qershor 2007, atė ditė historike pėr Fushė-Krujėn. Mavriqi thotė se vizita e Presidentit Bush zė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė jetėn e komunitetit qė ai drejton dhe si e tillė, pėrfshi edhe kontributin e ēmuar qė SHBA-ja ka dhėnė pėrmes USAID-it pėr ecurinė e qytetit, duke mbėshtetur me projekte konkrete dhe orientim pėr njė qeverisje tė mirė, duhet pėrjetėsuar. Busti i Bushit dhe sheshi ku do tė vendoset e qė do tė mbajė emrin e Presidentit qė u bė pjesa mė e rėndėsishme e historisė sė qytetit shihen nga banorėt si investime qė do tė ēelin dyert pėr shumė tė tjera, nė pėrmirėsimin e jetės sė tyre nė hapėsirat publike.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008