. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Korrupsioni, pranga shefit tė qarkullimit rrugor nė Peqin

Bashkė me Pėllumb Kėrēukun kapet edhe vartėsi i tij, Ruzhdi Juba

Pranga shefit tė qarkullimit rrugor nė qytetin e Peqinit. Pėllumb Kėrēuku, me gradėn "Komisar", ėshtė arrestuar nga Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm pėr korrupsion, pasi ėshtė kapur nė flagrancė me 20 mijė lekė, qė sapo i kishte marrė bakshish pėr t‘i kthyer letrat e makinės njė personi qė i ishin bllokuar pėr parregullsi. Pikėrisht paraditen e djeshme, ai ėshtė kapur nė zyrėn e tij bashkė me paratė, tė cilat grupi hetimor i SHKB-sė i kishte fotokopjuar dhe u kishte marrė numrin e serisė.
Hetimi i rastit
Sipas tė dhėnave hetimore, rreth dy javė mė parė, njė shtetas, i cili qarkullonte me mjetin e tij luksoz, ėshtė ndaluar nga njė patrullė policie e qarkullimit rrugor, e pėrbėrė nga dy persona. Ata i kanė bllokuar makinėn dhe dokumentet e saj si tė parregullta. Poseduesi i mjetit, i vendosur nė pozitė tė vėshtirė, ka ofruar para pėr ta dhe u ka dhėnė njė shumė parash tė konsiderueshme. Mė pas, dy efektivėt e policisė rrugore ia kanė lėnė tė lirė makinėn, por dokumentet ia kanė mbajtur. Nė kėto kushte, ai ka pyetur se sa para duhet tė jepte ryshfet qė tė merrte edhe dokumentet, por ata i kanė deklaruar se shefi i merr ato dhe do rreth 20 mijė lekė. Nė kėto kushte, poseduesi i mjetit ka kėmbėngulur disa herė dhe ka rėnė dakord qė paratė t‘ia jepte shefit tė qarkullimit rrugor, Pėllumb Kėrēukut. Por, nė vend qė tė dėrgonte paratė, fillimisht ka kontaktuar me oficerėt e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm. Ēėshtja ėshtė njoftuar deri nė drejtorinė qendrore tė SHKB-sė dhe ka nisur njė hetim mė i gjerė. Kėshtu, vetė SHKB-ja i ka dhėnė paratė tė dėmtuarit, qė ka pranuar tė bashkėpunojė me ta, dhe ditėn e djeshme, ai ka shkuar nė zyrėn e shefit tė qarkullimit rrugor. Aty ka biseduar, duke regjistruar edhe dialogun, e nė pėrfundim i ka dhėnė 20 mijė lekė, duke marrė dokumentet e mjetit. Pasi ai ka dalė nga zyra e Kėrēukut, brenda kanė hyrė oficerėt e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, tė cilėt i kanė vėnė prangat oficerit tė policisė, si dhe i kanė sekuestruar paratė nė cilėsinė e provės materiale. Pėllumb Kėrēuku njihet si oficer karriere dhe ka punuar nė sektorė tė ndryshėm tė qarkullimit rrugor. Madje, ai ka punuar edhe te patentat, njė sektor qė ėshtė pėrfolur gjithmonė pėr korrupsion. Ndėrkaq, SHKB-ja tha se ka arrestuar edhe policin rrugor Ruzhdi Juba, i akuzuar gjithashtu pėr mitėmarrje e korrupsion. Pėr tė dy personat, dosja me hetime i ėshtė dorėzuar prokurorisė pėr veprime tė mėtejshme, ndėrkohė qė njė i tretė ėshtė person nėn hetim.
Prokuroria e rrethit
Ndėrsa kreu i Prokurorisė sė Prefekturės sė Elbasanit, Edvin Gogaj, nuk e ka fshehur bashkėpunimin e institucionit qė drejton me atė tė SHKB-sė. "Nė bashkėpunim me SHKB-nė e institucionit qendror nė Tiranė, ėshtė bėrė i mundur arrestimi i shefit tė qarkullimit rrugor, Pėllumb Kėrēuku", ka pohuar Gogaj. Ai ka sqaruar se Kėrēuku u merrte patentėn drejtuesve tė mjeteve gjatė kontrolleve nė akset rrugore tė rrethit tė Peqinit dhe pasi ua bllokonte pa afat, por dhe tė pabazuar nė ligjshmėrinė e shkeljes sė Kodit Rrugor, u kėrkonte para nė kėmbim tė dhėnies sė lejes sė drejtimit. Mėsohet se ky ka qenė njė ndėr rastet e pėrsėritura disa herė nga ana e tij, ēka ka vėnė nė lėvizje strukturat e prokurorisė dhe SHKB-sė tė ndėrhyjnė pėr arrestimin e kreut tė qarkullimit. Sipas tij, ai po lironte makina qė ishin bllokuar nė kuadėr tė operacionit tė ditėve tė fundit. Ble.

Gi. & Be. Dy.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008