|
Meta: Nuk ka negociata me kushtet e socialistėve Zv/Kryeministri ironizon protestėn e opozitės Numri dy i qeverisė shqiptare, Ilir Meta ka mbėshtetur kreun e qeverisė, duke theksuar se nuk mund ti pėrgjigjesh ultimatumeve tė opozitės. Duke folur dje nė Kuvend, shefi i diplomacisė tha se "Raporti i ODIHR e bėri tė qartė se nuk kishte manipulime. Gjėrat janė shumė tė qarta. Ka vullnet pėr dialog pėr njė palė dhe ka afate e ultimatume nga njė palė tjetėr. Qė po nuk u hapėn kutitė do tė kemi protesta. Ata mund tė kishin shumicėn nė komisionet parlamentare dhe tė mbėshtetej ēdo kėrkesė e opozitės pėr tė hetuar gjithēka qė nuk bie ndesh me kushtetutėn dhe nga ana tjetėr ka vetėm ultimatume. Pra ose do bėhet kjo qė do njėri apo tjetri ose do bėhet qameti". Zv/Kryeministri shqiptar theksoi mė tej nė fjalėn e tij se nuk mund tė bėhet dialog me Ramėn pasi nuk mund tė hapen kutitė e votimit. "Si mund tė ketė dialog nė kėto kushte. Nė kėto kushte ka dy rrugė ose ata tė vijnė nė parlament dhe tė bėjnė dialog nė institucione ose do tė shkojmė edhe ne me batanije e tė bėjmė dialog nė rrugė. Askush nuk mund tė kėrkojė dhe ska si tė kėrkojė hapjen e kutive nė Shqipėri. Ēdo gjė qė bėhet nė Shqipėri ėshtė nė shėrbim tė shtetit ligjor. Nuk mund tė hedhim nė erė gjithēka se njė person nuk ėshtė nė parlament dhe qė kėrkon qė ēdo gjė tė bėhet jashtė parlamentit. Kapitulli i zgjedhjeve ėshtė i mbyllur"", deklaroi Meta. Sakaq, Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Asstrit Patozi, e ka akuzuar kreun e opozitės se po pengon liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipėrisė nė BE. Nė fjalėn e mbajtur nė Kuvend, Patozi ka ironizuar protestat e socialistėve kur deklaroi se "Edi Rama nuk mund ta zbehė as me soba gazi dhe as me batanije GAB-i nė bulevard vlerėn dhe peshėn e jashtėzakonshme qė ka pėr Shqipėrinė verdikti i tė hėnės nė Bruksel. Kryetari i Partisė Socialiste mund tė marrė ēdo vendim pėr veten dhe pėr tė tjerėt, qė e rrethojnė, por ai nuk mund tė mos lexojė vendimin e Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Europian.
Y.Pata
|


|