. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Ruēi: "Nėse qeveria provokon protestėn, mban pėrgjegjėsi"

Nėse qeveria do t‘i provokojė protestuesit, ēdo incident bie mbi qeverinė. Kjo ishte deklarata e djeshme e kryetarit tė Asamblesė Kombėtare tė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi. Sipas tij, nėse kutitė hapen dhe numėrimi i votave tregon se fitorja anon nga ana e PS-sė, kjo parti nuk do kėrkojė transferimin e mandateve drejt saj, por zgjedhje tė parakohshme. Deklaratat Ruēi i bėri nė emisionin "Top Story" nė "Top Channel". Ruēi tha se nga tė dhėnat qė qarkullojnė nė rrugė informale, njė komisioner ėshtė blerė deri edhe pėr 5 milionė lekė dhe njė votė deri nė 250 mijė lekė. Ruēi sqaroi se nėse ndodh tė hapen kutitė, PS do tė kalojė nė njė tjetėr qėndrim nė rast se vėrtetohet se ajo ėshtė fituese e kėtyre zgjedhjeve. Ai vuri nė dukje se nuk synohet qė tė transferohen mandatet drejt PS-sė, por do kėrkohen zgjedhjet e parakohshme, si e vetmja mėnyrė pėr t‘i kthyer legjitimitetin e munguar. "Nė kėrkesat e mia tė thėna deri tani unė jam para njė tė panjohure. Unė e kam lėnė tė hapur. Mund tė mos kem tė drejtė unė. Dhe unė sot kam thėnė qė ky Parlament dhe ky pushtet janė nė legjitimitet tė cunguar. Po nėse vėrtetohet ajo qė thotė raporti i ODIHR pėr numėrimin? Do kemi njė qėndrim tjetėr tė PS-sė", theksoi Ruēi. Sipas tij, nėse ka njė njeri qė e di se ēfarė ka brenda nė kuti, ėshtė Berisha. "Nėse kutitė vėrtetojnė atė qė themi ne, atėherė kemi legjitimitet tė munguar, qė nuk do thotė transferimin e disa mandateve. Por do kėrkohen zgjedhje tė parakohshme", u shpreh Ruēi. I pyetur mbi pėrgjegjėsitė e opozitės pėr ruajtjen e votės, Ruēi vuri nė dukje se nuk ka asnjė tentativė tė kėsaj partie pėr t‘iu shmangur. "Ne nuk duam t‘i shmangemi asnjė pėrgjigjeje dhe s‘kemi etiketuar se fajin e ka ky apo ky komisioner. Ne duam tė vendosim njė standard, ne s‘kėrkojmė tė kundėrshtojnė asnjė vendim tė KQZ-sė apo Kolegjit Zgjedhor dhe e kemi bėrė tė qartė. Kėrkesat tona janė konform sugjerimeve dhe konkluzioneve tė arritura nga kėta partnerė. Nuk do kemi korrigjim tė Kodit Elektoral dhe mirėfunksionim tė administrimit tė procesit zgjedhor nėse nuk del e vėrteta", nėnvizoi Ruēi.

A.Thomollari




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008