. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Ish-kreu i Kuvendit

Pėllumbi: Topi tė marrė rolin e tij moderues

Ish-kryetari i Kuvendit, njė ndėr figurat me peshė nė Partinė Socialiste, Servet Pėllumbi, deklaroi dje se Presidenti i Republikės, Bamir Topi, duhet tė marrė rolin e tij moderues sa mė shpejt, nė mėnyrė qė tė zgjidhet kriza politike nė vend. Pėllumbi, nė njė prononcim pėr "Shqip", vėrejti se komunikimi mes palėve duhet tė zhvillohet nė tryezė dhe jo nė konferenca shtypi apo deklarata publike. "Unė mendoj se ėshtė kurdoherė koha qė Presidenti i Republikės tė marrė rolin e tij moderues pėr tė tėrhequr vėmendjen e partive politike, megjithėse reagimi i tij ėshtė i vonuar. Para njė muaji jam shprehur se krerėt e partive politike duhet tė mos komunikojnė mes tyre pėrmes konferencave tė shtypit. Duhet tė ulen nė tryezė dhe tė bisedojnė rreth kėrkesave tė opozitės, se cilat mund tė realizohen. Por mbi tė gjitha i takon qeverisė qė tė marrė nisma konkrete", tha Pėllumbi, duke shtuar se ėshtė qeveria qė mban pėrgjegjėsi, pa pėrjashtuar kėtu edhe opozitėn.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008