. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Qėndrimi

Rama, Berishės: Tė tė vijė turp pėr akuzat ndaj nesh

Kryetari i Partisė Socialiste replikon nė distancė me Kryeministrin. Akuza tė ndėrsjella

Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, iu pėrgjigj dje direkt akuzave tė Kryeministrit Berisha, tė bėra nė seancėn e Kuvendit. Gjatė njė komunikimi me mediat nė orėt e vona tė mbrėmjes, Rama tha se ėshtė e turpshme qė Kryeministri deklaron se opozita nuk e do integrimin. "Tė tė vijė turp se na akuzon se nuk duam Europėn, nuk duam viza, nuk duam integrimin, sepse deri nė moshėn time i ke shėrbyer komunizmit, madje ke marrė pjesė nė internimin e njerėzve tė pafajshėm. Kur Shqipėria ishte nė rrugėn e integrimit, e ēove nė rrugėn e piramidave", tha Rama.

Ndėrsa sot, pėr Ramėn Kryeministri ėshtė pėrgjegjės pėr vonesėn e Shqipėrisė pėr heqjen e vizave, apo pėr aplikimin pėr t‘u bėrė kandidat. "Sa pėr Partinė Socialiste, as ti e as mė pak Ilir Meta nuk mund tė hapni dot gojėn, veēse tė pranoni rolin e saj nė integrimin e Shqipėrisė, pa llogaritur kėtu atė qė bėre t‘i nė vitin 1997. Tė tė vijė turp qė vazhdon t‘u tregosh shqiptarėve se s‘mund tė hapen kutitė. Me siguri protesta tė ka bėrė tė shohėsh ėndrra. Kėrkesa jonė pėr hapjen e kutive s‘ka asnjė lidhje me vendimin e gjykatės. Thirrja jonė ėshtė mos u kap pas mikut tė huaj qė ke parė nė ėndėrr, por hapi kutitė pėrpara se populli tė tė largojė", vijoi ai.

Sa mė shumė plakesh, aq mė shumė gėnjen, vijoi Rama, duke iu drejtuar personalisht Kryeministrit. "Mė ngatėrron mua me veten. S‘kam sharė asnjė njeri tė familjes tėnde. E kam thėnė dhe e them qė interesat e familjes tėnde drejtojnė vendin. Tė jemi tė qartė, mes teje e meje ėshtė se ti u plake duke u marrė me gratė, motrat, vėllezėrit e kushėrinjtė, ndėrsa unė merrem me konfliktin e interesit ku ti e ke futur vendin", insistoi Rama.

Ai bėri edhe njė herė thirrje qė Kryeministrit tė plotėsojė kėrkesat e apelit, ndėrsa mohoi qė Bashkia e Tiranės ka 4200 punonjės, sikundėr tha Kryeministri. Rama vuri nė dukje se ka vetėm 325 nėpunės. "Sot pushteti i derrave arriti kulmin, duke pėrdorur ministrin e Shėndetėsisė qė bėnte lidhjen idioteske mes protestės sė opozitės dhe gripit tė derrit. Protesta e nesėrme do jetė paqėsore dhe shprehje e jashtėzakonshme e frymės demokratike dhe demokratizuese qė e karakterizon kėtė opozitė, e cila ėshtė shumica e shqiptarėve e qė pa asnjė dyshim nuk e sheh veten tė ndarė nga ajo pjesė e shqiptarėve qė sot jetojnė nė njė regjim tė keqqeverisjes dhe korrupsionit", pėrfundoi kreu i PS-sė.

A.Thomollari




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008