. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



PSE NUK MBLIDHET KONFERENCA GJYQėSORE KOMBėTARE?

Thimjo KONDI*

Ndėrkohė qė vetė gjyqėsori si pushtet pėrbėhet nga njė sistem organesh tė vendosura nė tre nivele, por pa vartėsi hierarkike prej njėri-tjetrit, Konferenca Gjyqėsore Kombėtare ėshtė njė institucion kushtetues gjithėpėrfshirės dhe ekskluziv i gjyqtarėve tė Republikės.
Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ėshtė njė organ kushtetues qė pėrbėhet nga Presidenti i Republikės, Kryetari i Gjykatės sė Lartė, ministri i Drejtėsisė, 3 anėtarė tė zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtarė tė tė gjitha niveleve, tė cilėt zgjidhen nga Konferenca Gjyqėsore Kombėtare. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė i propozon Presidentit tė Republikės emėrimin e gjyqtarėve, me pėrjashtim tė gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lartė, dhe vendos pėr transferimin e gjyqtarėve, si dhe pėr pėrgjegjėsinė e tyre disiplinore sipas ligjit.
Po bėhet njė kohė relativisht e gjatė qė Konferenca Gjyqėsore Kombėtare de facto ėshtė bėrė inekzistente dhe kjo gjendje ka krijuar njė impakt negativ pėr legjitimitetin e veprimtarisė e tė vendimmarrjes sė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Kjo gjendje ka njė reflektim negativ nė gjithė veprimtarinė e pushtetit gjyqėsor dhe pėrbėn njė shqetėsim serioz pėr tė ardhmen e vendit tonė.
Konferenca Gjyqėsore Kombėtare ka lindur fillimisht si njė bashkim vullnetar gjithėpėrfshirės i gjyqtarėve tė Republikės dhe, si e tillė, ka vepruar nė vitet 1993, 1994, 1995. Mė vonė nė vitet qė pasuan, pėr arsye tė ndryshme, veprimtaria e saj ėshtė zbehur dhe ėshtė ndėrprerė.
Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, e miratuar dhe hyrė nė fuqi nė nėntor 1998, e parashikoi nė mėnyrė tė shprehur Konferencėn Gjyqėsore Kombėtare si njė trupė qė ka tė drejtėn dhe pėrgjegjėsinė pėr tė zgjedhur 9 anėtarė tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė nga radhėt e gjyqtarėve tė tė gjitha niveleve tė pushtetit gjyqėsor. Ky funksion kushtetues kėrkonte qė gjyqtarėt e Republikės tė konstituonin njė trupė gjithėpėrfshirėse nė funksion tė mbrojtjes sė pavarėsisė e tė forcimit tė integritetit tė gjyqėsorit.
Njė vit pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės, nė dhjetor 1999, nė njė mbledhje tė pėrgjithshme tė gjyqtarėve u bė konstituimi i Konferencės Gjyqėsore Kombėtare. Veē bazės kushtetuese tė parashikuar nė nenin 147/1 tė Kushtetutės dhe nė pajtim me nenet 7, 135/1, 144 dhe 145/1 tė saj, veprimtaria e Konferencės Gjyqėsore Kombėtare ėshtė rregulluar edhe prej Statutit e prej Kodit tė Etikės Gjyqėsore, tė miratuara prej saj. Ajo ka ratifikuar gjithashtu Kartėn Europiane pėr Statusin e Gjyqtarit.
Gjatė njė periudhe 5-vjeēare, Konferenca Gjyqėsore Kombėtare krijoi profilin e saj tė dyfishtė, si institucion kushtetues dhe njėkohėsisht si bashkim vullnetar apo shoqatė e gjyqtarėve. Gjatė kėtyre viteve ajo ėshtė organizuar, ka funksionuar normalisht, dhe ka zhvilluar veprimtari tė shumta, duke u asistuar prej Konferencės Gjyqėsore tė ShBA, Kėshillit tė Europės e institucione tė tjera ndėrkombėtare, si dhe nga njė numėr gjyqtarėsh e juristėsh tė shquar nga ShBA, Franca e nga vende tė tjera europiane.
Mbledhja vjetore e Konferencės, qė u mbajt nė datat 8-9 dhjetor 2004, diskutoi gjerėsisht rreth domosdoshmėrisė sė reformimit tė mėtejshėm ligjor, institucional dhe organizativ tė K.Gj.Kombėtare. Nė kėtė drejtim u morėn nė konsideratė edhe disa vlerėsime e rekomandime tė institucioneve ndėrkombėtare. Pėr shembull, nė njė raport tė asaj kohe tė Misionit tė BE-sė pėr Vlerėsimin e Ēėshtjeve tė Drejtėsisė dhe tė Punėve tė Brendshme, ndėr tė tjera thuhej: "...gjykatėsit duhet tė kenė besim nė vetvete dhe duhet tė jenė nė gjendje t‘i zgjidhin problemet qė kanė brenda gjyqėsorit bashkėrisht... Konferenca e Gjyqėsorit konsiderohet nga disa si ‘e dobėt‘, por qė mund tė jetė me vlera potenciale. Gjyqėsori ka nevojė pėr njė platformė dhe Konferenca mund tė shėrbejė pėr ngritjen e saj. Ajo ka nevojė pėr personel tė pėrshtatshėm (njė administratė tė pėrkushtuar dhe jo thjesht vullnetare) dhe tė ketė burime financiare; ajo duhet tė jetė nė gjendje tė botojė materiale dhe tė veprojė si njė forum pėr diskutime tė hapura tė problemeve me interes pėr gjyqėsorin si i tėrė...".
Nė Indeksin e Reformės Gjyqėsore (2004) tė pėrgatitur nga ABA - CEELI (Shoqata e Juristėve Amerikanė - Iniciativa Ligjore pėr Vendet e Europės Lindore), ndėr tė tjera theksohej: "...Pėr shkak tė paqartėsisė sė shumicės pėr statusin e saj ligjor, Konferenca Gjyqėsore Kombėtare ka treguar se nuk ėshtė efektive si njė shoqatė gjyqėsore... Lidhur me paqartėsitė mbi statusin ligjor dhe kompetencat e Konferencės Gjyqėsore Kombėtare ka pasur mjaft diskutime mbi propozimin e legjislacionit pėr sqarimin e kėtyre ēėshtjeve...".
Nė mbledhjen vjetore tė fundvitit 2004, pasi u diskutua gjerėsisht rreth kėtyre problematikave, u konkludua qė krahas dispozitave kushtetuese dhe normave tė brendshme tė Statutit e tė Kodit tė Etikės Gjyqėsore, ishte i nevojshėm edhe miratimi i njė ligji pėr organizimin dhe funksionimin e Konferencės si institucion kushtetues, nė referim tė nenit 6 tė Kushtetutės. Projektligji ishte pėrgatitur qė mė parė nga gjyqtari i shquar amerikan, i nderuari John Walker, nė atė kohė Kryetar i Gjykatės sė Apelit tė Rrethit tė dytė tė ShBA, i mbėshtetur nga njė projekt i financuar nga qeveria e ShBA. Projekti u prezantua dhe u diskutua nė mbledhjen vjetore tė Konferencės dhe u shndėrrua nė ligj nga Kuvendi i Shqipėrisė nė maj 2005. Ligji i dha frymėmarrje mė tė gjerė e mė tė plotė Konferencės si institucion, mbasi rregulloi kėto drejtime themelore: statusin juridik, funksionet dhe kompetencat e saj, strukturėn organizative, kriteret dhe procedurat pėr zgjedhjen e anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė nga radhėt e gjyqtarėve, problemet e buxhetit tė gjyqėsorit, tė mbėshtetjes administrative, teknike e shkencore tė Konferencės etj. Krahas kompetencės kushtetuese pėr zgjedhjen e 9 anėtarėve tė KLD-sė, shumė norma statutore u kthyen nė detyrime ligjore pėr t‘u njohur e respektuar nga institucionet e tjera tė shtetit, si pėr shembull promovimi i pavarėsisė sė gjyqėsorit, pėrcaktimi i politikave qė duhen zbatuar nga gjykatat shqiptare, paraqitja e propozimeve dhe rekomandimeve tek autoritetet pėrkatėse shtetėrore pėr njė administrim tė paanshėm dhe efikas tė gjykatave, si dhe bėrja e propozimeve pėr pėrmirėsimin e kuadrit ligjor e institucional tė pushtetit gjyqėsor.
Pas miratimit tė ligjit, Konferenca Gjyqėsore Kombėtare funksionoi normalisht nė vitet qė pasuan, u organizua mė mirė dhe ishte mė efektive. Ligji eliminoi statusin e saj tė dyfishtė dhe sui generis si institucion kushtetues dhe si shoqatė e gjyqtarėve. Vitet e fundit u krijuan mbi baza vullnetare edhe dy shoqata tė gjyqtarėve, tė cilat, si organizma tė shoqėrisė civile tė krijuara nė respektim tė sė drejtės themelore tė organizimit kolektiv, nuk mund ta zėvendėsojnė apo pėrjashtojnė Konferencėn Gjyqėsore Kombėtare tė parashikuar nė mėnyrė tė shprehur nga Kushtetuta.
Konferencėn Gjyqėsore Kombėtare e lashė nė njė gjendje funksionale aktive nė qershor 2008, kur u largova nga drejtimi i saj pėr shkak tė mbarimit tė mandatit tim si Kryetar i Gjykatės sė Lartė.
Mė pas, njėra prej shoqatave tė gjyqtarėve, Shoqata Kombėtare e Gjyqtarėve tė Republikės sė Shqipėrisė, e atakoi ligjin nė Gjykatėn Kushtetuese dhe kjo gjykatė, me vendimin e saj nr. 25, datė 05.12.2008, e shpalli atė tė papajtueshėm me Kushtetutėn dhe e shfuqizoi tėrėsish. Arsyeja kryesore e shfuqizimit tė ligjit ishte procesi i parregullt pėr miratimin e tij. Sipas Gjykatės Kushtetuese, ligji duhej tė ishte miratuar me njė shumicė tė cilėsuar prej 3/5 tė deputetėve dhe jo me shumicė tė thjeshtė. Unė nuk e shoh tė nevojshme e tė dobishme tė bėj komente e kritika ndaj kėtij vendimi tė Gjykatės Kushtetuese, por dua tė theksoj se, po tė ishte gjykuar ēėshtja nė kohėn para mbarimit tė mandatit tim, do tė paraqitesha para asaj gjykate me cilėsinė e Kryetarit tė Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, sė bashku me ekspertėt e shquar amerikanė qė pėrgatitėn projektin e ligjit, dhe do tė parashtroja argumente bindėse pėr tė vendosur tė kundėrtėn. Gjithsesi, ky ėshtė njė problem i kaluar dhe nuk ėshtė e dobishme tė diskutohet nė kėtė kėndvėshtrim.
Ajo qė pasoi pas shpalljes sė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese ishte dhe vazhdon tė jetė njė gjendje absurde: Shfuqizimi i ligjit u konsiderua si shfuqizim i vetė Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, pavarėsisht se vetė Gjykata Kushtetuese nė vendimin nė fjalė ėshtė shprehur se: "...nė kuptim dhe tė nenit 4 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, Gjykata vlerėson se neni 147, pika 1 [i Kushtetutės], qė ka sanksionuar kompetencėn e Konferencės Gjyqėsore Kombėtare pėr zgjedhjen e anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė nga gjyqtarėt e tė gjitha niveleve, mbetet njė dispozitė e zbatueshme nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė".
Siē kemi shpjeguar mė lart, Konferenca Gjyqėsore Kombėtare ėshtė konstituuar dhe ka funksionuar rregullisht disa vite para miratimit tė ligjit, nė bazė tė Kushtetutės dhe tė rregullave tė saj tė brendshme, madje ajo ka funksionuar pėr disa vite edhe para miratimit tė Kushtetutės. Tė pranosh tė kundėrtėn, domethėnė ta delegjitimosh KGJK, pavarėsisht bazės sė saj kushtetuese dhe normave tė brendshme qė rregullojnė funksionimin e saj, do tė thotė tė krijosh njė precedent tė rrezikshėm qė minon themelet e sistemit tonė demokratik dhe tė shtetit tonė tė sė drejtės. Delegjitimimi i Konferencės Gjyqėsore Kombėtare do tė thotė delegjitimim i zgjedhjes sė tė gjithė anėtarėve tė KLD tė zgjedhur nga radhėt e gjyqėsorit pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės. Pėr rrjedhojė, do tė konsiderohej se kanė pasur dhe kanė legjitimitet si anėtarė tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė vetėm Presidenti, Kryetari i Gjykatės sė Lartė, ministri i Drejtėsisė dhe tre anėtarėt e zgjedhur nge Kuvendi i Shqipėrisė. Tė tjerėt, si ata qė u ka mbaruar mandati, edhe ata qė janė aktualisht nė detyrė, do tė konsiderohej qė kanė qenė apo janė ilegjitimė. Pėr rrjedhojė, e gjithė vendimmarrja e KLD-sė, qė prej miratimit tė Kushtetutės e deri mė sot, do tė konsiderohej ilegjitime. Edhe veprimtaria e Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, si dhe e vetė KLD, gjatė kohės qė ligji i Konferencės ishte nė fuqi, do tė konsiderohej ilegjitime, sepse vendimi i Gjykatės Kushtetuese qė shfuqizoi ligjin i shtrin efektet ab inicio, domethėnė qė nga koha e miratimit tė ligjit.
Kėtė gjendje absurde tė krijuar artificialisht nė gjyqėsor pas shfuqizimit tė ligjit tė KGJK, nuk duhet ta lejojnė tė vazhdojė mė tej gjyqtarėt e pėrgjegjshėm tė Republikės, qė jam i bindur se formojnė shumicėn dėrrmuese. Kjo gjendje i shkon pėr shtat vetėm njė pakice servile, mediokre apo tė korruptuar. Aq mė tepėr, nuk duhet tė endemi nėpėr mjegullėn qė pėrhapin nė opinionin publik, ndoshta jo me keqdashje e duke besuar se veprojnė mirė, disa gazetarė apo analistė, qė pretendojnė tė thonė fjalėn e fundit pėr gjithēka, edhe pėr gjėra qė nuk i kuptojnė, duke dhėnė opinione qė kalojnė nga "vetadministrimi titist" te "mendimet filozofike tė John Lock"(?!) Gazetari mund tė ketė plotėsisht tė drejtė kur shprehet se John Lock ka thėnė se pa ligj nuk ka liri pėr askėnd, as pėr gjyqėsorin. Kjo ėshtė e vėrtetė, edhe sikur tė mos ta ketė thėnė John Lock. Megjithatė, koncepti i ligjit ėshtė mė i gjerė se koncepti i ligjit si akt normativ i nxjerrė nga Parlamenti. Pėr mė tepėr, nė atdheun e John Lock, Britaninė e Madhe, nuk ka Kushtetutė tė shkruar, por kushtetutshmėria funksionon nė mėnyrė perfekte. Atje, krahas tė drejtės statutore, burim kryesor i sė drejtės janė precedentėt. Por le tė kthehemi nė vendin tonė. Ndryshe nga koha kur kritikonim vetadministrimin jugosllav", ndėrkohė qė Kushtetutėn tonė e kishim kthyer nė njė pamflet mediokėr politik, sot, si nė tė gjitha vendet e botės perėndimore, vetė Kushtetuta ėshtė ligj, madje ligji themelor i shtetit. Kushtetuta i detyron gjyqtarėt e Republikės qė, edhe nė mungesė tė njė ligji tė miratuar nga Kuvendi, ashtu siē kanė vepruar edhe mė parė, tė mblidhen, tė vendosin disa rregulla, t‘i respektojnė rigorozisht ato, dhe me ndėrgjegje tė lartė e pėrgjegjshmėri, pa ndėrhyrje nga jashtė, tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre mė tė mirė pėr t‘i pėrfaqėsuar nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. Shumė mė mirė do tė ishte tė kishin nė dorė ligjin e miratuar nga Kuvendi, por miratimi i tij nga Kuvendi me shumicėn e cilėsuar prej 3/5 kėrkon kohė dhe koha nuk pret. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė nuk mund tė funksionojė rregullisht e tė marrė vendime, duke pasur ende nė pėrbėrje anėtarė qė u ka mbaruar mandati shumė kohė mė parė. Ėshtė e vėrtetė qė njė dispozitė e ligjit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė parashikon se anėtari i KLD-sė qėndron nė detyrė deri nė emėrimin e anėtarit tė ri, por, gjithashtu, njė dispozitė tjetėr e detyron Konferencėn Gjyqėsore Kombėtare qė tė mblidhet dhe tė zgjedhė anėtarin e ri tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė brenda 45 ditėve nga krijimi i vendit vakant. Qėndrimi nė detyrė i anėtarit, qė i ka mbaruar mandati, edhe pasi tė kenė kaluar 45 ditė, nuk mund tė konsiderohet paligjshmėri nė kuptimin formal, por ajo qė nuk ėshtė e arsyeshme nuk mund tė jetė e drejtė dhe drejtėsia qėndron mbi ligjin. Kėtu nuk flitet pėr drejtėsi nė njė kuptim tė pėrgjithshėm, tė papėrcaktuar e abstrakt, por pėr drejtėsi kushtetuese, e cila me njė normė tė shprehur ka pėrcaktuar njė mandat 5-vjeēar pa tė drejtė rizgjedhjeje tė menjėhershme. Gjithashtu, dispozita qė parashikon qėndrimin nė detyrė edhe pas mbarimit tė mandatit, e qė pėr mendimin tim ngjall dyshime pėr pajtueshmėrinė kushtetuese tė saj, ėshtė pėrjashtim nga rregulli, prandaj gjyqėsori nuk duhet tė lejojė krijimin e situatave tė tilla qė pėrjashtimin e kthejnė nė rregull. Aq mė tepėr qė nė kėtė rast nuk bėhet fjalė pėr njė, por pėr disa anėtarė tė KLD-sė.
Komuniteti i gjyqtarėve tė Republikės nuk mund tė pėrdorė gjithashtu si alibi pėr mosmbledhjen e Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, siē flitet rėndom nė mjedise tė caktuara, tė ashtuquajturėn pengesė nga ana e politikės, sepse pėr kėtė problem politika nuk ka sjellė ndonjė pengesė. Kėtė alibi e rrėzoi me deklaratėn e saj zonja Topalli, Kryetare e Kuvendit, njėkohėsisht njė nga drejtuesit mė tė lartė tė Partisė Demokratike nė pushtet. Sipas mediave, ajo ėshtė shprehur se "Kuvendi mbėshtet tė drejtėn e gjyqėsorit qė tė ndėrmarrė ēdo nismė, nė pėrputhje me Kushtetutėn e vendit, pėr tė zėvendėsuar anėtarėt me mandate tė skaduara dhe pėr tė plotėsuar vendet vakante nė KLD". Kjo deklaratė kuptimplotė e Kryetares sė Kuvendit duhet tė pėrshėndetet dhe tė vlerėsohet seriozisht nga gjyqėsori. Nga ana tjetėr, ėshtė marrėzi e paparė tė udhėhiqesh nga deklaratat e papėrgjegjshme, delirante e mediokre tė zėvendėskryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe tė Kryetares sė Shoqatės sė Gjyqtarėve. Si mund tė konsiderohen delegjitime vendimet e marra nė zbatim tė njė detyrimi tė shprehur nė Kushtetutė tė njė Konference gjithėpėrfshirėse tė gjyqtarėve tė Republikės, tė mbledhur rregullisht e qė funksionon sipas disa rregullave procedurale tė gjithėpranuara e tė miratuara nga ajo vetė(?!)
Nė pėrfundim, me autoritetin moral tė personit qė pėr njė mandat 9-vjeēar ka ushtruar detyrėn e Kryetarit tė Gjykatės sė Lartė dhe, brenda kėtij mandati njėkohėsisht edhe detyrėn e Kryetarit tė Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, i bėj thirrje Kryetares sė Gjykatės sė Lartė dhe gjithė gjyqtarėve tė pėrgjegjshėm tė Republikės qė tė mbledhin, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, Mbledhjen Zgjedhore tė Konferencės Gjyqėsore Kombėtare dhe tė procedojnė pėr zgjedhjen e anėtarėve tė rinj tė KLD-sė pėr tė plotėsuar vendet vakante nė kėtė institucion kushtetues. Ju lutem, mos lejoni qė disa persona tė papėrgjegjshėm ta zhysin gjithė gjyqėsorin nė papėrgjegjshmėri dhe nė kaos, mos lejoni tė minohen themelet e sistemit tonė kushtetues. Ky do tė ishte njė gabim fatal qė nuk do t‘jua falte historia.

*Ish-kryetar i Gjykatės sė Lartė (1999-2008)




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008