|
KORRUPSIONI, TIA DHE LAJTHITJA E QEVERISE PD-LSI Andrea Stefani Opozita ėshtė fajtore pėr korrupsionin galopant qė denoncojnė testimet e Transparency International (TIA) nė Shqipėri?! Se do tė vinte puna qė njė qeveri, njė pushtet tė fajėsonte pėr korrupsionin e lartė opozitėn, ishte e pamendueshme. Por ėshtė njė lajthitje qė tregon se janė shteruar tashmė edhe gėnjeshtrat, se e vėrteta e korrupsionit ėshtė aq e hapur, aq ulėritėse sa mund tė "pėrballet" vetėm me gėnjeshtra tė hapura dhe ulėritėse. Arrogancės tė sė vėrtetės qė shpėrfill autoritetin i kundėrvihet arroganca e gėnjeshtrės qė shpėrfill tė vėrtetėn. Kėshtu mund tė shpjegohet reagimi i qeverisė Berisha-Meta pas bėrjes publike nga TIA tė lajmit tė keq se Shqipėria ka zbritur 10 shkallė nė listėn botėrore tė korrupsionit, duke mbetur prapa edhe disa vendeve afrikane. Eshtė rreshtuar edhe prapa Ruandės, ku nė fillim tė viteve 90, qeveria e Sali Berishės dėrgonte kallashė kontrabandė, duke ushqyer njė luftė tė egėr civile. Por befas shohim se nė Ruandėn e shqyer nga lufta civile, ka mė pak korrupsion, mė shumė ligj dhe ndershmėri qeverisjeje se sa nė Shqipėrinė e NATO-s dhe qė po i pėrvishet njė pyetėsori voluminoz pėr statusin e kandidatit tė BE-sė. Pėrse ky paradoks? Sepse nė Shqipėri qeveris pėrsėri pushteti i Sali Berishės, qė dėrgonte dikur kallashė kontrabandė nė Ruanda.
***
Dy janė faktorėt kryesorė tė korrupsionit gjithnjė e mė tė lartė nė Shqipėri: Sė pari, pushteti gjithnjė e mė absolut i Kryeministrit Berisha dhe sė dyti, zbythja e drejtėsisė para superkorrupsionit qeveritar, pėr shkak tė pushtetit gjithnjė e mė absolut tė Kryeministrit Berisha. Ky i fundit u rikthye nė pushtet nė vitin 2005, nėn maskėn e luftės kundėr korrupsionit. Krejt nė kundėrshtim me njė propagandė banale pėr gjoja ndryshimin e Berishės apo pėr mundėsinė qė ai tė shndėrrohej nė njė kryekalorės tė luftės kundėr korrupsionit, kemi paralajmėruar me kohė qė njė pushtet autoritarist dhe lideri i tij, jo vetėm qė nuk mund tė luftojnė korrupsionin, por do tė prodhojnė mė shumė korrupsion. Shqipėria nuk mund tu shpėtonte kthetrave tė maksimės, qė thotė se pushteti absolut korrupton nė mėnyrė absolute. Sepse ai bėn tė heshtė ligjin. Dhe ja ku kemi faktet e trishta. Dje ishte autoritaristi Berisha nė rolin e Presidentit tė Republikės qė, pėr qėllime egoiste pushteti, bėri tė heshtė ligji dhe drejtėsia duke toleruar pėr shumė vjet piramidat financiare. Rezultati? Shqiptarėt u varfėruan dhe shteti shkoi nė kolaps ekonomik dhe politik. Sot ėshtė po autoritaristi Berisha nė rolin e Kryeministrit, qė nė dhunim tė hapur tė ligjit dhe pėr qėllime fitimi e pasurimi tė familjes sė tij politike dhe jo politike, ka bėrė tė heshtė ligji dhe dhjetėra institucione, gjė qė ēoi nė tragjedinė apokaliptike tė Gėrdecit. Ėshtė po ky Kryeministėr, qė nė dhunim tė hapur tė ligjit shqiptar, me ligje "angleze" dhe procedura tejet korruptive, ka derdhur dhe po derdh pa fund qindra milionė dollarė nė rrugėn Durrės-Kukės nė njė kohė kur Shqipėria nuk ka spitale, shkolla dhe mijėra familje janė pa shtėpi. Dhe si tė gjithė sharlatanėt politikė, kėtė megakorrupsion skandaloz pėrpiqet ta maskojė me "patriotizėm". Nuk ka patriot qė tė mos dojė njė rrugė qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn. Por kjo nuk do tė thotė qė kjo nevojė tė shfrytėzohet nga pushtete tė korruptuara pėr tė abuzuar ekstremisht me paratė e taksapaguesve tė varfėr shqiptarė. Nė kėtė rast patriotizmi bėhet maskė e njė korrupsioni thellėsisht antishqiptar. Kėto superskandale dhe njė korruptim deri kapilar i qeverisjes sė sotme, janė shkaku kryesor i rreshtimit tė turpshėm tė Shqipėrisė ndėr vendet mė tė korruptuara nė botė.
***
Por shkak tjetėr ėshtė edhe kapja e prokurorisė dhe e drejtėsisė nga njė pushtet pėrherė e mė ligjthyes, pėrherė e mė arrogant. Dėshtimi i prokurorisė pėr tė respektuar afatet e hetimit tė superskandalit tė Rrėshen-Kalimashit, gjė qė ēoi edhe nė pezullimin nga gjykata tė ēėshtjes pėr Lulzim Bashėn, nuk duket tė jetė rrjedhojė e njė gabimi apo padijeje nga ana e prokurorėve. Eshtė mė shumė njė lėnie koshiente qė ēėshtja tė rrėshqiste nė njė "gabim procedural", sepse kėshtu e kėrkonin interesat e pushtetit berishist, qė nuk dėshironte tė pėrballej me ligjin. Pėr zbythje tė drejtėsisė para presionit tė politikės flasin edhe tė gjithė akrobacitė procedurale qė po bėhen sot nė Pallatin e Drejtėsisė pėr tė shmangur nga pėrgjegjėsia direkte pėr krimin e Gėrdecit, bashkėpunėtorin mė tė afėrt tė Berishės (pėrjashtuar djalin e kėtij tė fundit) nė kėtė tragjedi, ministrin Fatmir Mediu. Pėr shkak tė presioneve tė jashtėzakonshme mbi gjykatat, pallati i pushtetit tė drejtėsisė ėshtė shndėrruar nė njė cirk, ku procedurat sfidojnė ligjin dhe gėnjeshtrat tė vėrtetėn. Nuk ėshtė vetėm korrupsioni i jashtėzakonshėm, por edhe kapja e drejtėsisė nga njė pushtet i korruptuar qė kėrkon ti shpėtojė me ēdo kusht drejtėsisė, shkaku qė TIA e klasifikon shumė poshtė Shqipėrinė pėr sa i takon korruptimit dhe luftės kundėr korrupsionit. Dhe ėshtė qesharake tė dėgjosh Berishėn tė betohet se do tė bėjė gjithēka pėr tė luftuar korrupsionin. Eshtė krejt e kundėrta. Sepse pushteti i tij, qeverisja e tij, janė tashmė korrupsioni vetė. Qeverisjet e Berishės kanė hyrė prej kohėsh nė njė luftė ekzistenciale me ligjin dhe drejtėsinė. Kėtė rreth vicioz pėr integrimin po bėn sikur nuk e kupton Ilir Meta ose bėn sikur nuk ka kohė ta kuptojė, sepse ėshtė "shumė i zėnė" me punėt e integrimit. Por, alternativat janė pėrjashtuese: ose drejtėsia dhe ligji do tė kapen e nėnshtrohen dhe pushteti i Berishės (tashmė edhe i Ilir Metės) do tė jetėgjatėsohet nė kurriz tė drejtėsisė, ose drejtėsia do tė ndėshkojė korrupsionin e kėtij pushteti dhe Berisha duhet tė lėrė karrigen. Kjo nevojė jetike pėr tė kapur drejtėsinė shpjegon edhe skenarė tė tillė politikė pėr organizimin pa ligj tė Konferencės Kombėtare Gjyqėsore, pėr kapjen tiranike tė gjykatave me "demokraci" anarkike gjykatėsish tė komandueshėm nga pushteti. Kryeministri premton se do tė bėjė gjithēka pėr luftėn kundėr korrupsionit? Gjithēka, gjithēka? Kjo do tė thotė tė bėjė tė pamundurėn. Dhe e pamundura pėr Berishėn ėshtė tė largojė kthetrat e veshura me doreza gjykatėsish dhe prokurorėsh nga drejtėsia. Tė mos lajthisė aq sa tė tentojė tė maskojė, sikundėr po ndodh, korrupsionin e qeverisė qendrore me korrupsionin e qeverisė lokale, sepse korrupsioni nuk mund tė shėrbejė si gjethe fiku pėr korrupsionin. Njėherazi, tė mos marrė nėn sqetull si ministra (njė akt politik tejet shantazhist mbi drejtėsinė, qė edhe denoncon njė gangrenizim imoral tepėr alarmues tė qeverisjes) njerėz si Mediu dhe Basha qė janė koka e dy prej kryekorrupsioneve mė tė mėdha nė historinė e tranzicionit shqiptar. Por kaq nuk ėshtė gjithēka. Tė rrėfejė gatishmėri, si tė gjithė kryeministrat dhe zyrtarėt e lartė tė Perėndimit, pėr tė dėshmuar para drejtėsisė (ai dhe tė afėrt tė tij politikė dhe jo politikė) pėr kėto superskandale qė e kanė implikuar tashmė publikisht. Pra, tė shkelmojė atė traditė tė urryer nėnshtrimi qė ka rrėnjosur nė kėtė shtet dhe qė ka rrudhur guximin e prokurorėve, se po more nė pyetje Berishėn dhe njerėz tė tij ke marrė nė pyetje Zotin e shtetit. Sepse prej kėtej buron edhe vėrdallosja e prokurorisė nė nivele komunash dhe mungesa e ndėshkimit tė korrupsionit tė madh ministror e kryeministror nė majat e pushtetit, qė ėshtė njė tjetėr shkak i korrupsionit nė Shqipėri i kritikuar edhe nga TIA. Madje, edhe kur ka pasur ndonjė rast tė ndėshkimit pėr korrupsion tė ndonjė zėvendėsministri, ai ėshtė nxjerrė shumė shpejt nga hekurat pėr tu caktuar nė njė tjetėr post publik, si nė rastin e Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė. Njė i sapo dėnuar pėr korrupsion zgjidhet nga "biznesi" pėr tė drejtuar punėt e biznesit? Uh, kjo hata "demokratike" para sė cilės zbythet pėr turp edhe Ministria e Ekonomisė, mund tė ndodhė vetėm nė kushtet e njė qeverisjeje qė ėshtė korruptuar moralisht deri nė palcė! Dhe kur qeveria i vendos tavan drejtėsisė nė luftėn kundėr korrupsionit, nuk ka mė shtet ligjor, nuk ka mė barazi para ligjit. Nė shtete tė tilla tė tipit oriental, Kryeministri apo ministri pasurohen skizofrenisht "me ligj", ndėrsa i varfri qė vjedh njė bukė, pabuksi qė ėshtė i tillė pėr shkak tė pasurimit "me ligj" dhe pėrrallor tė njerėzve me pushtet, pėrfundon nė qeli. Kjo pabarazi skandaloze dhe poshtėruese e qytetarėve para ligjit, ėshtė shkaku i megakorrupsionit shqiptar tė denoncuar nga TIA. Dhe a mund tė integrohet nė Europė, nė familjen e shteteve ku sundon ligji, njė shtet ku kryekorrupsioni mbetet privilegj i pandėshkueshėm i qeveritarėve? Harrojeni!
|


|