|
Dinamo i prish gjumin Tafajit: Rivalja qė mė del nė ėndėrr Tekniku ndihet i penalizuar nga prezenca e elementėve bardheblu te rivalėt Erald Kodheli Pėrfundimi i pauzės dyjavore, pėr shkak tė ndeshjeve ndėrkombėtare, ka rikthyer atmosferėn e luftės pėr titull nė Kategorinė Superiore. Pas dhjetė javėve tė para, Dinamo ėshtė shfaqur si favoritja kryesore pėr fitimin e titullit, duke dominuar kampionatin me 28 pikė tė grumbulluara. Blutė kanė tetė pikė diferencė nga Besa e vendit tė dytė, por tashmė duhet tė llogarisin nė garė edhe Tiranėn. Pas njė fillimi tė dobėt tė sezonit, kampionėt nė fuqi duket se e kanė hedhur pas shpine momentin e vėshtirė: tashmė bardheblutė renditen nė vendin e katėrt me 17 pikė, sa edhe Apolonia e Hasan Likės, dhe distanca me -9 pikė ka rritur optimizmin pėr mbrojtjen e kurorės nė kėtė edicion. Rikthimi i titullarėve, rritja e nivelit tė lojės dhe vazhdimėsia nė rezultate (tri fitore radhazi) ka kthyer humorin nė radhėt e 24 herė kampionėve dhe ka bėrė qė kriza tė harrohej. Megjithatė, te Tirana janė tė bindur se pėrmbysja e pozitave nuk ėshtė njė mision i lehtė. Kjo duke kujtuar faktin se nga 30 pikėt e mundshme, Dinamo ka "humbur" vetėm 2. Forca e skuadrės sė drejtuar nga Shkėlqim Muēa ėshtė shndėrruar nė njė makth tė vėrtetė. Kėtė e pohon vetė trajneri Alban Tafaj, i cili deklaroi: "Dinamo ėshtė njė kundėrshtar qė na del nė ėndrra, pasi ėshtė shumė pikė pėrpara nesh nė renditje". Drejtuesi i stolit e ka tė qartė se rikuperimi i distancės nuk ėshtė plotėsisht nė dorėn e tė besuarve tė tij. "Natyrisht qė me diferencėn e krijuar ende pa mbaruar faza e parė, do ta kemi shumė tė vėshtirė pėr ti arritur dinamovitėt. Nė mėnyrė qė gara pėr titullin kampion tė rihapet, kundėrshtarėt tanė jo vetėm qė duhet tė bėjnė hapa fals, por edhe neve na parashtrohet detyra qė ti mposhtim nė takimet direkte".
Forca e bluve kryeqytetas nė kėtė sezon ėshtė kontingjenti mjaft cilėsor. Megjithėse vlerėson kualitetin e lojtarėve tė Dinamos, Tafaj thekson se Tirana nuk ėshtė e barabartė nė kėtė garė pėr njė tjetėr arsye: edhe pse nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė, ai i referohet Muēės, i cili e njeh mirė klubin bardheblu. "Ata kanė njė ekip tė mirė, kjo nuk mund tė vihet nė dyshim. Por, vėshtirėsia jonė mė e madhe kundrejt kėtyre rivalėve lidhet me praninė e elementėve tanė", nėnvijėzoi tekniku bardheblu. "Gjithsesi, detyra jonė ėshtė tė mbyllim nė mėnyrėn mė tė mirė fazėn e parė tė kampionatit, ku na pret njė transfertė e vėshtirė nė fushėn e Laēit. Kėta tė fundit janė njė kundėrshtar mjaft i vėshtirė dhe duhet tė bėjmė kujdes, pasi nė shtėpi ata kanė mposhtur edhe Vllazninė. Mė pas do tė mendojmė pėr merkaton e janarit, ku nėse klubi do tė vendosė tė bėjė qoftė edhe njė blerje, ai duhet tė jetė Migen Memelli. Qėndrimi i sulmuesit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr vazhdimėsinė tonė nė kampionat". Pėr sfidėn e sė dielės nė Laē, dyshimi i vetėm ėshtė Gjergj Muzaka. Mesfushori i Kombėtares ėshtė i dėmtuar, e pavarėsisht optimizmit tė stafit teknik, prezenca e tij nė fushė duket e vėshtirė.
|


|