|
Apeli vendos arrest me burg pėr Irgen Selfon dhe detyrim paraqitjeje pėr Bledar Lilėn. Biznesmeni lė qelinė nė orėn 18:00 Gjykata liron Rezart Taēin nga burgu Dha njė garanci 100 mijė euro. Do tė paraqitet ēdo tė hėnė nė prokurori Sokol Ēobo Nė pėrballjen e katėrt me gjykatėn, biznesmeni Rezart Taēi, i akuzuar nga prokuroria se ka goditur gazetarin Mero Baze, ka fituar lirinė, duke dhėnė njė garanci prej 100 mijė eurosh. Pas tre pėrballjeve tė dėshtuara me Gjykatėn e Tiranės, avokatėt e Taēit kanė apeluar vendimin e gjyqtares Fahrije Budo me "arrest shtėpie", duke i kėrkuar Apelit ndryshimin e saj, pasi klienti i tyre nuk kishte rrezikshmėri shoqėrore dhe kishte respektuar institucionet e drejtėsisė. Duket se ky fakt e ka bindur Kolegjin Penal tė Gjykatės sė Apelit tė Tiranės tė pranojė kėrkesėn e biznesmenit pėr liri.
Seanca
Seanca gjyqėsore pėr ndryshimin e masės sė sigurisė ndaj biznesmenit Rezart Taēi ėshtė zhvilluar dje nė orėn 09:00 nė Gjykatėn e Apelit. Trupi gjykues i pėrbėrė nga Zegjine Sollaku, Fatos Qato dhe Edmond Islamaj ka hapur shqyrtimin gjyqėsor tė ēėshtjes. Nė fillim tė seancės, gjyqtarja Zegjine Sollaku u ka bėrė me dije palėve se pėr gjykimin e kėsaj ēėshtjeje ka konflikt interesi me tė dėmtuarin Mero Baze, gjatė kohės qė bashkėshorti i saj ishte Prokuror i Pėrgjithshėm. Gjyqtarja Sollaku ka hapur njė ēėshtje gjyqėsore me gazetarin nė fjalė. Sipas Sollakut, gjykimi i kėsaj ēėshtjeje mund tė sillte njėanshmėri dhe konflikt interesi dhe ka paraqitur dorėheqjen. Disa ēaste mė vonė, gjyqtari Fatos Qato ka marrė fjalėn dhe ka shqiptuar para tė pranishmėve se kėrkon dorėheqjen nga ky gjykim, pasi njė i afėrmi i tij ėshtė punėtor nė bizneset e personit qė kėrkonte ndryshimin e masės sė sigurisė. Kėrkesat janė depozituar pranė kryetarit tė Gjykatės sė Apelit tė Tiranės, i cili ka pranuar argumentimet e gjyqtarėve dhe caktoi orėn 15:00 tė sė enjtes pėr tė zhvilluar seancėn, duke organizuar edhe hedhjen e shortit. Shorti pėrcaktoi se tre gjyqtarėt qė do tė gjykojnė kėrkesėn e biznesmenit Rezart Taēi janė Alaudin Malaj, Metush Saraēi dhe Edmond Islamaj.
Detyrim paraqitjeje
Rreth orės 15:00 tė ditės sė djeshme, treshja e Kolegjit Penal, qė ishin caktuar pėr vlerėsimin e masės sė sigurisė, u paraqitėn nė sallė tė gjyqit dhe u dhanė fjalėn palėve nė proces. Prokurori Dritan Peka kėrkoi qė masa e sigurisė ndaj tre tė akuzuarve tė mos ndryshonte, pasi ka prova qė Taēi, Selfo dhe Lila kanė goditur gazetarin Mero Baze dhe kanė konsumuar elementėt e veprės penale tė "goditjes pėr shkak tė detyrės". Ndėrkohė, avokatėt e Taēit, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, i kėrkuan gjykatės qė tė vendosnin ndaj tre klientėve tė tyre masėn e sigurisė "detyrim paraqitjeje", pasi nuk kanė rrezikshmėri shoqėrore. Ndėrsa i kanė paraqitur trupit gjykues edhe 100 mijė euro garanci pasurore. Pasi dėgjuan pretendimet e palėve, trupi gjykues vendosi menjėherė lirimin e biznesmenit Rezart Taēi nga burgu dhe vendosjen ndaj tij tė masės sė sigurisė "detyrim paraqitjeje". Sipas gjykatės, Taēi duhet tė paraqitet nė Prokurorinė e Tiranės dhe tė marrė kontakt me oficerėt e policisė gjyqėsore. Gjyqtarėt kanė pėrcaktuar edhe orarin e detyrimit, i cili do tė jetė ēdo tė hėnė nė orėn 14:30. Gjykata ndryshoi edhe masėn e sigurisė sė Bledar Lilės, i cili do tė hetohet nė masėn e "arrestit tė shtėpisė", ndėrsa la nė burg vetėm Irgen Selfon.
|


|