. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Nė selinė e PS, "regjia" e protestės

"Gjeneralėt" tė shpėrndarė nė bazė, tension pėr tė grumbulluar njerėz

Aurora Thomollari

Njė banderolė e vendosur nė tė majtė tė hyrjes nė hollin e selisė sė Partisė Socialiste ėshtė e vetmja qė tė kujton pėr ditėn e sotme, protestėn e madhe tė 20 nėntorit. Kėto ditė, korridoret e saj kanė qenė po kaq tė qeta, sa dhe nė njė ditė tė zakonshme, duke krijuar nga ato situatat e qeta qė pritet tė shpėrthejnė nga momenti nė moment. Tė gjithė po punojnė pėr protestėn dhe qėllimi i vetėm ėshtė qė secili tė arrijė tė sigurojė sa mė shumė persona nė shesh. Ndaj, kafet janė rralluar, po aq sa bisedat. Telefoni tringėllin mė shpesh, si e vetmja rrugė komunikimi pėr t‘u informuar, ndėrsa rreth e rrotull ndihet lėvizja e tė rinjve. Janė kryesisht vullnetarė, tė cilėt duket se do tė kenė njė peshė tė madhe nė protestė, jo vetėm gjatė ditės, por dhe gjatė natės. Kėta tė fundit duket se janė mė tė angazhuar dhe besimi i disave ėshtė i fokusuar tek ata.

"Hė, do i pėrballoni dot tri ditė?", pyet njė ndėr militantėt qė e vizitojnė ēdo ditė partinė. "I kemi marrė masat", pėrgjigjen tė rinjtė, qė duket se pėrbėjnė grupin qė kryeson dhe drejton vullnetarėt. Nė katet e sipėrme tė selisė, herė pas here qarkullojnė deputetėt e Qarkut tė Tiranės, por edhe ata pėr njė kohė mjaft tė shkurtėr. Vijnė, marrin tė dhėna e udhėzime, pastaj direkt nė terren. Prej angazhimit shumica janė optimistė, edhe pse deri diku pranojnė qė as vetė s‘e dinė se deri ku do shkojė kjo protestė. E nėse i pyet se ēfarė do ndodhė mė vonė, aludimet janė tė pafundme, por asgjė konkrete. Objektivi duket i qartė dhe afatshkurtėr. Ēdo minibashki nė Tiranė ka pėr detyrė tė sjellė njė numėr tė caktuar mbėshtetėsish nė shesh. I njėjti rregull vlen edhe pėr njėsitė e tjera vendore dhe pėr deputetėt. Pėr ligjvėnėsit socialistė, mitingu ėshtė njė gur prove pėrpara angazhimeve tė partisė. Mes tyre nuk mungojnė skeptikėt nė lidhje me grumbullimin e mbėshtetėsve nisur nga shtrirja kohore e protestės. Edhe kryetari i PS-sė, Edi Rama, qarkullon shpesh kėto ditė nė ambientet e selisė rozė, ndėrsa herė pas here ėshtė shkėputur pėr tė ndihmuar deputetėt nė zona tė ndryshme tė Tiranės, se si t‘i ftojnė qytetarėt pėr protestė.

Dje ai u ndal nė Kombinat, ku nė bisedat me qytetarė e kalimtarė tė rastit, Rama u bėri tė ditur se pėrse duhet tė jenė tė pranishėm nė protestė.

"Me paturpėsinė mė tė madhe, por qė fatkeqėsisht e karakterizon, Sali Berisha kėrkon t‘i bindė mė kot shqiptarėt se pėrpjekja jonė ‘liri e drejtėsi‘ nė kėtė vend, duke filluar nga liria dhe drejtėsia e zgjedhjeve, na qenka kundėr vizave dhe kundėr integrimit", tha Rama. Ai nėnvizoi se "hapja e kutive ėshtė rruga drejt integrimit, ėshtė rruga pėr t‘u ēliruar pėrfundimisht nga zgjedha e zgjedhjeve tė deformuara, tė kontestuara; ėshtė rruga pėr t‘i dhėnė ēdo qytetari dhe qytetareje dinjitetin e vet, duke mos guxuar mė asnjė pushtet ta prekė aty ku fillon demokracia pėr secilin dhe aty ku liria fillon merr kuptim pėr secilin, tek e drejta pėr tė zgjedhur ata qė e qeverisin ēdonjėrin prej nesh", saktėsoi Rama nė kėto takime. Dy ditė mė parė, Rama u ndal te rruga "Komuna e Parisit", duke i ftuar qytetarėt e zonės qė tė jenė pjesė e mitingut tė madh tė ditės sė sotme.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008