|
Berisha: Ska hapje kutish. Dule: Zgjidhje, ose zgjedhje Debat nė Parlament pėr krizėn politike dhe bojkotin Ylli Pata Politikani i opozitės, konkretisht kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i ka bėrė thirrje Kryeministrit Sali Berisha qė tė iniciojė njė kompromis historik me opozitėn, por ka marrė menjėherė njė refuzim tė ashpėr absolut. Kreu i qeverisė dhe i mazhorancės ka deklaruar dje nė Kuvend se "nuk do tė bėjė kurrė kompromis pėr zgjedhjet e 28 qershorit, edhe sikur ky koalicion tė hipė nė qiell apo nė tokė. Nėse PS nuk vjen nė Kuvend, do ti bėjmė reformat vetė".
Dule
Kreu i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, duke e marrė fjalėn nė pjesėn e diskutimeve tė lira tė Parlamentit, gjatė seancės sė djeshme ka propozuar nisjen e njė dialogu mes mazhorancės dhe opozitės. Duke iu drejtuar Kryeministrit Sali Berisha, Dule ka deklaruar se "ju jeni njė politikan qė i keni ezauruar tė gjitha postet. Ju nuk keni kompleksin e ndonjė deputeti kėtu, qė ka dilemėn nėse do tė jetė mė ose jo te ndonjė ministri. Merrni iniciativa qė mund tė jenė edhe nė dėmin e interesin tuaj, por qė e fusin vendin nė rrugėn e kompromisit, pavarėsisht kostos". Dule i ka sugjeruar Berishės qė nėse nuk gjendet njė kompromis, atėherė e vetmja zgjidhje janė zgjedhjet e parakohshme. "Nėse nuk ėshtė kjo rruga, atėherė kemi dy qėndrime. Njėra thotė kemi zgjedhje tė ndershme, tjetra thotė jo. Drejtojuni sovranit popull nė njė situatė tė tillė. Zgjidhjet janė tė pranishme, mjafton ti kėrkojmė dhe tė kemi vullnetin politik", tha kreu i PBDNJ-sė.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha nuk ka pritur pėr tiu pėrgjigjur politikanit opozitar, duke dhėnė njė mesazh tė tėrthortė pėr rivalin e tij, Edi Rama. Kreu i mazhorancės ka refuzuar ēdo lloj kompromisi pėr rishikimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit, duke marrė parasysh ēfarėdo kostoje. Duke folur pas Dules, kreu i qeverisė deklaroi se "zgjedhjet e lira ishin motivi im mė madhor se Kryeministria, Presidenca dhe ēdo gjė tjetėr. Kam shėtitur botėn dhe tė garantoj se nė ēdo rast kam pasur brengė qė nė vendin tonė nuk bėheshin zgjedhje tė ndershme. I thuaj atij shefit tė opozitės, i cili ka tre muaj qė shan me tė parė e tė prapmė dhe qė unė sėrish nė emėr tė disa parimeve tė tjera i bėj ftesė. I thuaj atij shefit tė opozitės, qė ka tre muaj qė shpif pėr pronat e Sali Berishės, kur ai ka vetėm njė apartament. Ēdo pronė tjetėr i falet ēdo shqiptari. I thuaj se mund tė bėsh ētė duash, por kompromis me zgjedhjet e certifikuara unė nuk do bėj".
Berisha mė pas lėshoi deklaratėn mė tė ashpėr tė bėrė ndonjėherė deri mė tani, pas zgjedhjeve parlamentare. Duke replikuar nė distancė me liderin e opozitės, Edi Rama, Kryeministri Berisha deklaroi se koalicioni qeveritar me LSI-nė do ta vazhdojė mandatin e tij me ēdo kosto. Madje ka avancuar edhe mė tej, duke thėnė se "do ti kryejmė reformat institucionale edhe pa tė majtėn". Konkretisht, kreu i qeverisė deklaroi: "Sė pari nuk dal kurrė nga vendimet e gjykatave, kategorikisht. Sė dyti, tė mos mendojė ai se mė imponon koalicion apo kompromis historik, absolutisht. Nė qiell e tokė tė hipė e tė zbresė, ky koalicion do ta pėrmbushė detyrimin ndaj shqiptarėve. Ai, nė vend tė fakteve, ka pėrdorur sharje. Le tė vazhdojė ti bėjė dhe nga unė do vazhdojė tė ketė vetėm ftesėn pėr bashkėpunim. I kam bėrė njė paketė dhe urdhėro tė ulemi. Pėrndryshe ne do vazhdojmė reformat".
|


|