. .
  20/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Topi ndėrmjetės pėr krizėn, partitė "pro" dhe "kundėr"

Flasin krerėt e partive politike tė majta dhe tė djathta

Erjon Ajazi, Aurora Thomollari

Kriza politike qė ka pėrfshirė Parlamentin dhe rruga pėr zgjidhjen e saj ndajnė thellėsisht partitė nė qėndrimet e tyre. Disa prej pėrfaqėsuesve politikė e shikojnė zgjidhjen te kalimi nė zgjedhjet e parakohshme, ndėrsa pėr drejtuesit e Partisė Demokratike, kriza as nuk ekziston fare. Ajo ēka bashkon pjesėn dėrrmuese tė deklaratave ėshtė se Presidenti ka njė tė drejtė tė pamohueshme pėr tė luajtur rolin e ndėrmjetėsuesit.

Gjinushi

Kryetari i Partisė Socialdemokrate u shpreh skeptik lidhur me rezultatin e njė tryeze mes partive politike pėr tė zgjidhur krizėn. Pa fajėsuar emrin e kryenegociatorit, por aktorėt qė negociojnė, Gjinushi vėrejti se i rėndėsishėm ėshtė rezultati i tryezės. "Marrėveshje janė bėrė shumė edhe nė 2006-2007 edhe nė 2008-ėn pėr Kodin Zgjedhor me Topin, por rezultati ka qenė negativ.

Qeveria duhet tė pranojė kushtet e opozitės, sepse janė kėrkesa legjitime. Rrjedhimisht duhet tė ketė njė negociator qė mund tė jetė Presidenti ose faktori ndėrkombėtar. Ai mund ta bėjė mirė rolin e tij, por a ka rezultat?", shtroi pyetjen Gjinushi. Ai shtroi nevojėn e njė tryeze, pasi sipas tij ka shumė deklarata, dihet rezultati dhe kėrkesat e opozitės, ndaj nė kėtė moment tė rėndėsishėm pėr integrimin e vendit, duhet menduar pėr njė bashkėqeverisje. "Tė ketė bashkėqeverisje, do tė thotė qė tė mbėshtetet nga i gjithė Parlamenti. Ėshtė momenti i reformave tė mėdha ndaj kjo qeveri duhet ta ēojė vendin drejt zgjedhjeve lokale dhe tė parakohshme", tha ai.

Milo

Kryetari i Partisė Demokracia Sociale nuk beson se do tė ketė njė tryezė mes palėve, kjo pėr shkak tė pozicionimit mjaft ekstrem qė kanė marrė dy partitė. Referuar deklaratave tė Ramės pėr tė hapur domosdoshmėrish kutitė dhe tė Berishės qė nuk do e lejojė, Milo sheh si zgjidhjen e vetme zgjedhjet e parakohshme. "Pozicionet e dy palėve nė mėnyrė ekstreme, tė shprehura qartė nga PS qė kėrkon tė hapė kutitė dhe Berisha qė nuk do e lejojė, si zgjidhje ndėrmjetme ku dy palėt do ‘ruajnė nderin‘, janė zgjedhjet e parakohshme", tha Milo. Sipas tij, ēdo lėshim qė do tė bėnte njėra apo tjetra palė, nuk do ishte gjė tjetėr veē njė disfatė pėr secilėn prej tyre. "Nėse Berisha lejon hapjen e kutive, atėherė do dalė nė dritė e vėrteta e zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe manipulimet e kryera prej tij. Nga ana tjetėr, nėse kryetari i PS-sė, Rama, do tė tėrhiqet dhe futet nė Parlament, kjo do tė thotė kapitullim pėr kėtė parti dhe pėrgjegjėsi e rėndė pėr vetė Ramėn", deklaroi Milo.

Patozi

Nėnkryetari i PD-sė, Astrit Patozi, mungesėn e opozitės nė Kuvend nuk e cilėson si njė krizė politike mes dy partive kryesore, por si njė krizė brenda partisė mė tė madhe opozitare. "Nuk ka krizė politike nė Shqipėri. Nė krizė ėshtė Partia Socialiste me hallet personale dhe problemet e kryetarit tė saj, Edi Rama", tha ai. Kryetari i grupit parlamentar, Astrit Patozi, thotė se edhe Parlamenti nuk ėshtė nė krizė, pavarėsisht faktit qė miratimi i ligjeve dhe reformave tė kėrkuara nga ndėrkombėtarėt kėrkon 84 vota nė Kuvend. Pavarėsisht ftesės ndaj opozitės pėr rikthim nė Kuvend, Patozi nuk dha ndonjė detaj se nė ēfarė mėnyre palėt do tė shkojnė drejt kompromisit. I pyetur nėse duhet tė jetė Presidenti negociator mes palėve, apo vetė forcat politike duhet ta zgjidhin kėtė ēėshtje, nėnkryetari i PD-sė hodhi poshtė pretendimin se nė Shqipėri ka krizė politike. "As Parlamenti nuk ėshtė nė krizė. Ne do t‘i miratojmė tė gjitha ato ligje me shumicė tė cilėsuar dhe do tė vazhdojmė t‘i bėjmė thirrje PS-sė tė vijė nė Kuvend", tha Patozi.

Mediu

Aleatėt mė tė ngushtė tė Kryeministrit Berisha, republikanėt, i japin kreut tė shtetit tė gjitha kompetencat pėr tė zgjidhur situatėn politike nė vend. Kryetari i Partisė Republikane, njėkohėsisht ministėr i Mjedisit, Fatmir Mediu, tha se "Presidenti i ka tė gjitha kompetencat pėr tė zgjidhur situatėn". Nga ana tjetėr, kryetari Mediu ftoi opozitėn tė dėgjojė me vėmendje deklaratat e ndėrkombėtarėve pėr futjen e tyre nė Parlament. "Partia Socialiste duhet tė tregohet e vetėdijshme qė Kuvendit i duhet opozita nė kėtė moment historik", tha ai. Republikanėt japin dy opsione, njėri qė i jep Presidentit tė drejtėn pėr tė zgjidhur situatėn politike, dhe opsioni i dytė ėshtė qė opozita tė tregohet e vetėdijshme pėr tė lexuar mesazhet e ndėrkombėtarėve dhe tė vijė e tė ulet nė sallėn e Parlamentit pėr tė bėrė rolin e saj. Sipas kryetarit tė PR-sė, Fatmir Mediu, Kuvendit i duhet opozita.

Dule

Kryetari i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kėrkon nga tė gjitha institucionet tė bashkėpunojnė pėr tė zgjidhur konfliktin politik mes demokratėve dhe socialistėve. Pasi i bėri thirrje Kryetares sė Kuvendit qė tė negociojė pėr krizėn politike, kreu i PBDNJ-sė kėrkoi nga tė gjithė faktorėt tė kontribuojnė pėr t‘i dhėnė zgjidhje asaj. I pyetur nėse duhet tė jetė Presidenti Topi negociatori mes palėve apo vetė forcat politike qė duhet tė gjejnė mes njėra-tjetrės gjuhėn e pėrbashkėt, kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, ėshtė i qėndrimin se "njėra nuk pėrjashton tjetrėn".

Ngjela

Avokati i njohur dhe kryetari i Partisė Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela, i qėndron idesė sė hapjes sė kutive, duke e cilėsuar kėtė rast si tė panegociueshėm. Avokat Ngjela kėrkon me domosdoshmėri hapjen e kutive, si faktorin e vetėm pėr tė bindur opozitėn se zgjedhjet ishin tė ndershme dhe nuk u manipuluan. Qėndrimi i avokat Ngjelės ėshtė kundėr ndėrhyrjes sė Presidentit pėr tė zgjidhur krizėn politike, pasi nė rastin konkret, opozita e ka tė shprehur qartė qėndrimin e saj pėr hapjen e kutive tė zgjedhjeve tė 28 qershorit. "Presidenti nuk mund tė ndėrhyjė sepse njėra palė ėshtė e qartė nė qėndrimin e saj pėr hapjen e kutive. Duhet tė hapen kutitė, sepse janė vjedhur votat", tha Ngjela. Ngjela akuzoi nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė Kryeministrin Berisha, duke e bėrė atė pėrgjegjės tė asaj ēka ai e cilėsoi si vjedhje e votave mė 28 qershor.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008