|
Dėgjo Kosovė! Naser Aliu Ti ke 37 parti politike, qė mendojnė se duhet tė ekzistojnė dhe 19 iniciativa qytetare, qė mendojnė se nuk janė tė kėnaqura me ekzistencėn e partive dhe paraqiten si mendim alternativ. Ti ke edhe 16 kandidatė tė pavarur, qė nuk janė tė kėnaqur as me partitė politike, as me iniciativat qytetare. Kandidatėt e pavarur dhe iniciativat qytetare flasin pėr zhgėnjimin me punėn e partive. Ata shpresojnė ti zėvendėsojnė klanet partiake!
Kosovė, ti ke 36 komuna dhe 37 parti politike, domethėnė pak mė shumė se njė parti ke pėr ēdo komunė.
Nėse llogariten partitė politike dhe iniciativat qytetare, atėherė sė bashku janė 56 grupime qė luftojnė pėr votuesin, aq sa nuk ke komuna, shkurt e shqip kėta luftojnė pėr veten! Po nėse numrit 56 i shtohen edhe 16 kandidatė tė pavarur, atėherė Kosovė ti ke politikanė edhe pėr Maqedoninė, edhe pėr Shqipėrinė dhe lirisht mund tė thuhet se ke potencial politik pėr ta mbuluar dhe qeverisur Ballkanin, ndoshta edhe mė gjerė, pse jo, dėshira e madhe, pasioni pėr politikė dhe entuziazmi nuk mungojnė.
Kosovė, ti ke ftuar nė zgjedhje 1.563.741 qytetarė.
Rreth gjysmė milioni mund tė supozohet, ndoshta mė shumė, jetojnė jashtė shtetit dhe nuk e kanė ndėrmend tė votojnė asnjė bukurosh partiak atje. Pėr tė votuar mbeten njė milion banorė.
Nėse kėtė milion e shpėrndajmė nė 56 qendra politike ambicioze, atėherė rezulton se nė Kosovė pėr togė politik apo qytetarė mund tė votojnė 17 857 qytetarė, natyrisht nėse dalin nė votime. Nėse dalin vetėm gjysma, atėherė pėr parti politike dhe pėr iniciativė qytetare mbeten 8.928 qytetarė. Nėse kėtyre grupimeve u shtohen edhe 16 kandidatė tė pavarur, atėherė pėr parti, iniciative qytetare dhe kandidat tė pavarur nga njė milion e gjysmė votues u mbeten 6.944 votues.
Kosovė, Gjermania ka rreth 323 rrethe administrative (qyteti me fshatra pėrreth) dhe 12.234 komuna. Sipas filozofisė sė bajraktarėve, Gjermania duhet ti ketė nja 323 parti apo sipas numrit tė komunave 12.234 parti politike dhe nja 6117 iniciativa qytetare dhe diku 5000 kandidatė tė pavarur. Kina ka vetėm njė parti pėr pėrafėrsisht njė miliard e 300 milionė qytetarė. Ti ke 37 parti!
Vetėm koha mund tė tregojė edhe sa parti do tė formohen. Kur njė populli tė vogėl i prezantohet 37 tė vėrteta nga partitė politike, 19 tė vėrteta nga iniciativat qytetare dhe 16 tė vėrteta nga kandidatėt e pavarur, atėherė ai popull pėr ti ikur presionit politik, trysnisė, propagandės, agjitacionit dhe sugjestionit tė llaskuēėve, nuk ka rrugėdalje tjetėr, pos tė rrijė nė shtėpi dhe ti shikojė nė televizor fituesit me keqardhje e mėri, humbėsit me rezignacion e habi.
Humbėsi atje nuk do ta pranojė dėshtimin si sinjal pėr tė bėrė ndonjė punė mė tė mirė nė dobi tė vendit, por do ti akuzojnė fituesit dhe do tė ankohen se populli nuk i kuptoi, nuk patėn lekė pėr publicitet, se edhe kėtė herė u mashtrua populli nga matrapazėt! Ata do tė premtojnė se herėn tjetėr do ti afrohen mė shumė popullit, do tė ushtrojnė propagandė mė agresive dhe do ti shpjegojnė mė thjesht qėllimet e tyre, sepse populli nuk i ka kuptuar...
Kėshtu, ata do tė gjykojnė dhe kėshtu ata do tė pėrligjin ekzistencėn e tufave politike dezorientuese! Fajet nuk i kanė bajraktarėt, por media qė shpesh interviston apo merr mendime edhe nga ata qė kanė aq anėtarė, sa mund tė futen nė njė odė tė burrave!
Si duket papunėsia detyron njeriun tė formojė parti politike!
|


|