. .
  2/11/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Patrioti ballkanik

Naser Aliu

Ky patriot ka dy fytyra: njė pėr pėrdorim tė brendshėm, privat dhe njė pėr pėrdorim tė jashtėm, publik. Nėse punon nė administratė, shumė herė pas tij qėndron ndonjė politikan dhe ėshtė e mundur se ėshtė punėsuar ose duke paguar ose me intervenime. Tregu ballkanik ėshtė i hapur dhe mund tė blihet ēdo gjė: qė nga fletėlindja, diploma e fakultetit, deri te doktoratura apo pozita. Nėse patrioti ballkanik ėshtė kryetar komune, me tė do tė ketė probleme qyteti. Nėse bėhet ministėr, Kryeministėr apo kryetar shteti, atėherė kokėēarje mund tė ketė kombi dhe fqinjėt. Njeriu me veti tipike ballkanike profilohet lehtė. I moralshmi, idealisti, i sinqerti e ka vėshtirė apo tė pamundur depėrtimin dhe karrierėn politike.

Kur ballkanasi i vėrtetė futet mirė nė politikė, nuk e nxjerr as dreqi jashtė. Ai fiton edhe kur humb. Ai e deklaron veten fitues pa pėrfunduar numėrimi i votave, sepse ai qysh nė fillim tė fushatės e di pėrqindjen e fitores. Nėse nuk rivotohet ėshtė e mundur tė mbetet i papunė, prandaj mandatin e shfrytėzon tė pėrforcojė rrethin e vet ose tė pasurohet: zakonisht i pasuron fėmijėt. Nėse humb ėshtė e mundur tė shkaktojė njė dramė nacionale. Patrioti ballkanik nė teori dhe me fjalė tė mėdha adhuron kombin, praktikisht pasuron veten dhe varfėron ekonominė kombėtare.

Nėse ėshtė afarist, ballkanasi tipik grumbullon aq shumė pasuri pėr 1-3 vite, sa njė afarist gjerman pėr pesė breza. Politikanėt me pozita, mjekėt dhe gjyqtarėt nė Ballkan janė mė tė pasur se kolegėt e tyre nė Perėndim.

Patriotėt ballkanikė kanė rrjetin e tyre si merimanga dhe po tė preket njėri prej tyre, mund tė dridhet krejt rrjeti dhe alarmohen kolektivisht, prandaj kėta janė tė paprekshėm, sepse edhe ai qė duhet tė vendosė pėr drejtėsi, tė zbatojė ligjin, edhe ai dridhet nga njė arrestim dhe tronditje periferike. Telefonatat dhe trysnia nuk pushojnė.

Si kundėrshtar i patriotit ballkanik mbetet media e lirė, e pa korruptuar dhe ata qė nuk varen drejtpėrdrejt nga rrogat e tyre, si dhe politikani i sinqertė, qė nuk ecėn para nga pengesat qė krijon rrjeti me imazh dhe qėndrim gati mafioz.

Vetėm nė Ballkan "popi" stėrpik tanket me ujė tė shenjtė pėr tė vrarė sa mė shumė njerėz. Vetėm nė Ballkan imami pėrgatitet pėr t‘i vrarė shpėtimtarėt e vet! Vetėm nė Ballkan kryetari i ushtrisė kriminale ka fytyrė tė kėrkojė nga viktima: "Na kėrkoni ndjesė edhe ju, ekzistenca juaj na nervozoi, prandaj ju masakruam!" Vetėm ballkanasi i ngriti pėrmendore deri nė neveri politikanit tė gjallė. Vetėm nė Ballkan mund t‘i humbėsh luftėrat njėrėn pas tjetrės dhe prapė tė zgjidhesh. Vetėm nė Ballkan ėshtė e mundur ta tolerosh shitjen e naftės armikut, ta shkatėrrosh shtetin deri nė themel dhe pėrsėri tė zgjidhesh. Vetėm nė Ballkan mund ta shesėsh edhe detin prapa shpinės sė popullit pa u dhėnė llogari votuesve. Nė Ballkan mund tė jesh edhe kontrabandist i cigareve dhe pėrsėri tė bėhesh kryetar shteti! Nė Ballkan politikani me pozitė tė lartė bėhet mė i pasur se kolegu i tij nė Perėndim. Nė Ballkan diskriminimi i pakicave konsiderohet barazi!

Patriotin ballkanik nuk e gėzon suksesi i fqinjit, kjo e dėshpėron. E quan negative dhe tė padrejtė! Ai mendon se ballkanasit janė tė njėjtė dhe nuk duhet asnjėri tė shquhet dhe tė punojė mė shumė se tjetri. Ai nuk do tė mėsojė nga suksesi i fqinjit, por e pėrfol atė.

Patrioti ballkanik e njeh aq mirė historinė e kombit tė vet, sa edhe tė fqinjit. Ai ka urrejtjen si vlerė, krenarinė dhe kokėfortėsinė e tepruar si tipar dhe pėrbuzjen e kombit, qė ka afėr si moto tė jetės. Ēdo akademi ballkanike i prezanton kombit tė vet njė version tė veēantė tė historisė sė vet dhe tė fqinjit.

Nė Ballkan urrejtja e sė paku njė kombi fqinj ėshtė traditė dhe detyrė patriotike. Patrioti ballkanik nuk lufton krimin e vet pa e detyruar nga jashtė. Sa herė arrestohet njė kriminel, kombi nga vjen krimineli nuk gėzohet qė ėshtė njė mė pak nė qarkullim, por apriori e konsideron kriminelin e vet tė pafajshėm; e pėrjeton si luftė kundėr kombit tė vet dhe, nė anėn tjetėr, edhe nga gjykata ku duhet gjykuar krimineli nuk mund tė pritet trajtim objektiv, sepse ėshtė gjykatė ballkanike dhe anėtar i njė rrjeti tjetėr. Edhe ai nuk vepron sipas ligjit, por sipas paragjykimeve dhe obligimit tjetėr patriotik. Sipas urdhrave tė rrjetit tė vet.

Gjyqtari ballkanik me fytyrė private dhe publike ka pėr detyrė ta shpallė fajtor, edhe nėse nuk ėshtė. Nėse i burgosuri ėshtė i pasur, nė Ballkan del jashtė, edhe me faj, nėse ėshtė i varfėr, qelbet nė burg, edhe pa faj!

Ballkanasit e kanė kuzhinėn gati tė njėjtė, gjuhė gati tė ndryshme apo tė ndryshme, fetė gati tė ndryshme dhe tė ndryshme dhe paragjykimet e njėjta dhe reciproke, deri nė theqafje. Kryesisht paragjykimet. Nėse njė ligj ėshtė i papranueshėm apo i pazbatueshėm pėr Ankaranė, kjo pėrthyhet edhe nė Sofje, Bukuresht, Zagreb, Beograd, Prishtinė, Shkup, Podgoricė, Athinė dhe Tiranė. Kokėfortėsia, kėmbėngulja, mashtrimi, dyfytyrėsia, keqpėrdorimi, bakshish mentaliteti dhe mosndryshimi janė ide drejtuese dhe parim burrnie pėr patriotin ballkanik!

Ballkanasi qė dėshiron pajtimin me fqinjin, nga patrioti ballkanik nė kombin e vet konsiderohet tradhtar, nga kombi me tė cilin dėshirohet pajtimi, njeri i sinqertė, i mirė! Nė Ballkan viktima dhe krimineli peshojnė njėlloj. Ēdonjėri ėshtė viktimė, ēdonjėri ėshtė kriminel, varet se nga cila kodėr dhe nė ē‘drejtim ballkanik dėshiron tė hidhet vėshtrimi. Vetėm nė Ballkan krimi mbetet pa autor!

Ballkanasit tipik, nėse i heq urrejtjen, mbetet lakuriq dhe i pamotivuar, bie nė depresion dhe letargji. E ndien veten tė topitur. Ai nuk prodhon asgjė me vlerė, me tė cilėn mund tė krenohet. I mungon revolucioni industrial, revolucioni kulturor, revolucioni seksual; tė gjitha rrymat e reja tė artit dhe kulturės i kopjoi dhe kėrcyen nga feudalizmi osman nėpėr monarki, kur zhbėheshin monarkitė nė Europė. Nga rendi i parafundit shumica kėrcyen nė diktaturė komuniste nga dolėn me plot trauma dhe u detyruan tė pėrplasen nė demokraci, kur panė se mbetėn me gishta nė gojė. Nė njė demokraci patologjike! Dhe tani kemi situata tragjikomike, ku kryetari i Partisė Demokratike mund tė jetė komunist i djeshėm, ndėrkaq, kryetari i Partisė Socialiste tė jetė demokrat i vėrtetė, i sotshėm! Patrioti ballkanik ėshtė i vetėdijshėm se i mungon ēdo gjė qė shėrben pėr tė ndėrtuar njė imazh pozitiv sot, njė krenari pozitive pėr veten, prandaj mburret me tė djeshmen, me histori, me personalitete historike dhe ata i rregullon, i kreh dhe i pėrshtat kohės. Madje festojnė edhe humbjet! Nėse i mungojnė personalitetet e veta, patrioti ballkanik pa kokėrr turpi ia merr fqinjit dhe e konsideron tė vetin.

Nė vend se ta mėsojė historinė, e jeton pėr ditė atė dhe historia ėshtė e tashmja e tij. E tashmja reale ėshtė boshe, me plot brenga ekzistenciale dhe kėshtu, nė vend se tė shikojė para, kthen kokėn pas dhe, natyrisht rrėzohet. Patrioti ballkanik jeton nė tė kaluarėn duke injoruar tė tashmen dhe duke humbur ardhmėrinė. Ai me mish e shpirt pėrpiqet ta paraqesė tė kaluarėn si tė madhėrishme, nė vend se tė punojė dhe ta ndreqė tė sotmen.

Krenaria dhe mburrja ekstreme, rrena, mungesa e kompromisit janė karakteristikat e tij. Kompromisin e konsideron dorėzim, frikė dhe humbje; patrioti ballkanik qetėsohet vetėm nėse fuqitė e mėdha e detyrojnė ose e nėnshtrojnė. Nė shikim tė parė duket se janė tė ndryshėm, por nė mendėsi janė aq shumė tė ngjashėm, sa edhe sasia e urrejtjes, paragjykimeve dhe mosdurimit ėshtė e barabartė, e njėjtė, reciproke, madje edhe sasia e groshės qė konsumojnė ėshtė e barabartė! Edhe e qofteve.

Patrioti ballkanik nuk ėshtė kompetent vetėm pėr historinė e vet: shqiptari ėshtė ekspert pėr historinė e grekėve dhe sllavėve tė jugut. Grekėt janė profesionalistė pėr historinė helene, shqiptare, maqedonase dhe turke. Maqedonasit janė dijetarė tė historisė maqedonase, tė historisė greke dhe me specializim tė posaēėm nė historinė shqiptare dhe helene. Serbėt janė doktorė tė historisė serbe, profesorė tė historisė shqiptare, maqedonase dhe kroate e boshnjake. Boshnjaket janė specialistė tė historisė serbe e kroate. Kroatėt janė shkencėtarė tė historisė serbe, boshnjake dhe asnjėri nga kombet e lartpėrmendura nuk ka aq banorė sa ka Londra me rrethina. Madje, disa shtete kanė aq banorė sa ka njė qytet nė Perėndim. Italia shpėtoi nga ballkanizmi falė detit Adriatik.

Patrioti ballkanik, guximin dhe trimėrinė i konsideron si veti burrėrore dhe ėshtė nė gjendje tė ngrihet kundėr botės. Ai mendon se vetėm kombi i tij ėshtė i fortė! Ai mendon se kombi i tij nė seks ėshtė mė i forti nė botė. Kjo i nevojitet pėr ta theksuar virilitetin primitiv dhe pėr tė rritur vetėbesimin. Gratė e tyre janė shumė tė dėshpėruara dhe tė zhgėnjyera!

Shikuar nga Perėndimi, Ballkani duket si njė fėmijė trazovaē, hiperaktiv, qė nuk lė dy gurė bashkė dhe vuan nga komplekse vogėlsie dhe vazhdimisht pėrpiqet tė shquhet: ai dėshiron tė jetė nė qendėr tė vėmendjes. Nėse nuk mundet me tė mirė, atėherė provon me qarje tė bėhet i imponueshėm, nėse nuk dėgjohet, atėherė mbush xhepat me gurė dhe gjuan fqinjėt! Nė Ballkan ambasadorėt e shteteve tė huaja nuk janė ambasadorė, por organe qortuese dhe kėshilluese! Shpesh i kapin edhe pėr veshi kryeministrat tanė ballkanikė.

Si fitohet simpatia e ballkanasit? Thuaj patriotit ballkanik me origjinė shqiptare: ti je pellazg, ilir dhe kombi shqiptar ėshtė po aq i vjetėr sa edhe dheu i Ballkanit, se pranove krishterimin para romakeve, se je trim i pashoq. Se njė numėr i madh i perandorėve romakė ishin ilirė, se ndonjė papė ishte ilir. Thuaj se dje ishe qendėr e botės, ai tė beson! Thuaj se ti ishe, ai tė beson se ishte! Nėse e pyet kush je sot, atėherė tė tregon kush ishte dje!

Thuaj patriotit ballkanik me origjinė greke: gjithė personalitetet e kohės sė lashtė janė grekė, pa Greqinė, Europa akoma do tė hante me grushte, dje ishe prodhues i civilizimit dhe tė tjerėt ose nuk ishin kėtu ose ishin barbarė. Thuaj se Maqedonia tė ka marrė troje, thuaj se Shqipėria tė ka marrė troje, atėherė greku me profesion patriotizmin ballkanik, tė pėrqafon. Thuaj Leka i madh ishte grek, edhe pse nuk fliste greqisht! Thuaj se je vendi mė i rėndėsishėm nė Ballkan, atėherė tė beson. Thuaj se ti ishe, ai tė beson se ishte! Nėse e pyet kush je sot, atėherė tė tregon kush ishte dje!

Patriotit ballkanik me origjinė serbe: ti je vendi mė i fuqishėm nė Ballkan, je superfuqi, je komb hyjnor, fqinjėt tė kanė pushtuar territoret me ndihmėn e huaj, Serbi ėshtė aty ku ka njė varr serb, edhe nėse ka vdekur nga tuberkulozi. Je qendėr e botės dhe e krishterimit, thuaj se dje ishe kombi mė i ditur nė Ballkan dhe se mbreti yt dinte tė shkruante, kur mbretėrit e Perėndimit nėnshkruanin me gisht. Thuaj se je vendi mė i rėndėsishėm nė Ballkan, nė botė dhe viktima mė e madhe, ai tė pėrqafon! Thuaj se ti ishe, ai tė beson se ishte! Nėse e pyet kush je sot, atėherė tė tregon kush ishte dje!

Maqedonasit thuaj se je viktimė e fqinjėve, se Leka i madh ishte maqedonas si ti; thuaj se grekėt, shqiptarėt, bullgarėt, serbėt po ta vjedhin historinė, thuaj se dje ishe i famshėm, atėherė tė pėrqafon. Thuaj se je viktima mė e madhe nė Ballkan, menjėherė tė beson! Thuaj se ti ishe, ai tė beson se ishte! Nėse e pyet kush je sot, atėherė tė tregon kush ishte dje!

Patrioti ballkanik me origjinė turke: thuaj ti ke moral dhe tė tjerėt janė tė degjeneruar. Thuaj se Perandoria Osmane ishte emancipuese dhe Amerika e djeshme. Thuaj se ju jeni shembullorė dhe trima, se keni fenė mė tė mirė nė botė. Ai tė pėrqafon. Thuaj se ti ishe, ai tė beson se ishte! Nėse e pyet kush je sot, atėherė tė tregon kush ishte dje!

Patrioti ballkanik i vėrtetė me veti tė theksuara ballkanike ėshtė aziatik nė mendėsi edhe njėqind vjet pa ēlirimit. Ai ėshtė ēliruar fizikisht, por jo nė mendėsi. Patriotizmin e vet e dėshmon me peshėn dhe sasinė e urrejtjes ndaj fqinjit tė vet. Ai edhe kur bėn marrėveshje me fqinjin, e bėn sa pėr sy e faqe ose i detyruar nga Perėndimi, mirėpo pret njė ēast ideal pėr ta prishur atė marrėveshje.

Ata jetuan pesėqind vite nėn njė kulm, ruajnė me xhelozi njė mendėsi joeuropiane dhe, edhe pse kanė fe tė ndryshme, ngjashmėritė janė trishtuese. Ballkanasi krijon nga politikani i gjallė idhull, edhe pse ai politikan nuk ėshtė nė gjendje tė krijojė as njėqind vende tė punės! Nėse janė pak tė kėndellur dhe nuk kapardisen me personalitete historike, kėtė vakum e plotėsojnė me politikanin e gjallė dhe pėr tė flasin si pėr Zotin. Ballkanasit kanė edhe njė ngjashmėri tė tmerrshme: miqtė i kanė sa mė larg vetes, armiqtė sa mė afėr.

Patriotit ballkanik i nevojitet sė paku njė pakicė kombėtare. Kjo i nevojitet pėr ta shtypur dhe pėr ta rritur vlerėn e kombit tė vet. Pėr tė pasur mundėsi krahasimi e kapardisje. Nėse nuk shtyp dhe nuk cenon, atėherė i mungon diēka pėr ta pėrforcuar patriotizmin provincial dhe lokal. Njė pakicė, sė paku njė, i nevojitet pėr ta kultivuar sedrėn e vet. "E kemi shtypur pakicėn aq mirė, varfėruar aq shumė, sa ne dallohemi prej tyre dhe dukemi si aristokratė!"

Kėta patriotė ballkanikė, me kėto tipare tė njėjta mund tė internohen nė njė ishull dhe pas dhjetė minutave e kuptojnė aq mirė njėri-tjetrin, sa do tė ulen tė hanė sė bashku: groshė, byrek, qofte e do tė pinė kafe turke dhe do t‘ia hedhin fajin botės.

Nėse kėta patriotė ballkanikė futen nė njė thes sė bashku dhe hidhen nė det, atėherė Ballkani shndėrrohet nė Europė. Nėse vėrtet kėta hidhen nė det, atėherė do bėjnė ēdo gjė qė ėshtė e mundur ta shpėtojnė njėri-tjetrin, jo nga dashuria, por pėr tė pasur edhe njė motiv mburrjeje: "Unė ia shpėtova jetėn!"

Popujt e kėtyre patriotėve ballkanikė nė gara tė Eurovizionit votojnė pėr njėri-tjetrin dhe kėtu shihet njė xixė shprese se kėta njė ditė do tė ulen vėrtet sė bashku pėr t‘u bėrė subjekt tė ardhmėrisė e jo pėr ta zbukuruar tė kaluarėn apo pėr ta shkruar historinė e njėri-tjetrit!

Ēfarė pret patrioti ballkanik? Shqiptari shpreson ta zbulojė njė armė tė madhe dhe ta ēlirojė atdheun deri nė mes tė Serbisė, diku deri nė mes tė Greqisė, njė pjesė tė Malit tė Zi, Iliridėn dhe Kosovėn lindore. Patrioti grek shpreson tė arrijė deri nė Durrės, nė Stamboll, njė pjesė tė Maqedonisė dhe njė pjesė e Italisė jugore nuk do tė ishte keq.

Maqedonasi do t‘i nervozojė tė gjithė: ai pret ta ēlirojė njė pjesė tė Bullgarisė dhe Greqisė, njė copė Shqipėrie dhe Serbie edhe pak Kosovė. Serbi pret ta zbulojė armėn e madhe ose ta kuptojė bota kėtė viktimė permanente dhe ta ēlirojė Kosovėn, ta ēlirojė Maqedoninė, ta ēlirojė gati tėrė Bosnjėn, pjesė tė Kroacisė dhe Malin e Zi dhe tė arrijė nė Durrės pėr t‘u takuar me Greqinė. Kroacia do ta ēlironte Bosnjėn, njė pjesė tė Vojvodinės dhe ndonjė copė tė Sllovenisė dhe Malit tė Zi. Mali i Zi do ta kishte ēliruar njė pjesė tė Kosovės, tė Shqipėrisė dhe pak Kroaci do ishte e pėlqyeshme. Bullgaria do ta ēlironte Maqedoninė, pak Serbi dhe pak Turqi. Bosnja do ta ēlironte Sanxhakun dhe njė pjesė tė Malit tė Zi.

Patrioti ballkanik me origjinė turke ėndėrron nėpėrmjet BE-sė tė kthehet aty ku ishte pesė shekuj dhe tė ēlirojė: Bullgarinė, Greqinė, Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė, Malin e Zi, Kroacinė, Serbinė, Bosnjėn dhe Rumaninė. Edhe Vjenėn. Ky patriot ballkanik ka dėshirė tė flakėt ta ēlirojė edhe Spanjėn. Edhe Romėn.

Sigurisht edhe indianėt e Amerikės kanė plane tė tilla pėr ta ēliruar atdheun e tyre nga SHBA-ja.

E vėrteta: patrioti ballkanik nuk mund tė ēlirojė asgjė pa ndihmė nga jashtė, as bythėn e vet, nė vend se tė ndėrtojė marrėdhėnie me fqinjin ku ka popull tė vet, ta shfrytėzojė si urė ndėrtuese nė dobi tė kombit tė mbetur jashtė kufirit, ai manipulon pakicėn e vet jashtė territorit tė tij dhe pėrpiqet t‘i rrisė tensionet me shumicėn ku jetojnė bashkėkombėsit, natyrisht duke dėmtuar pakicėn e vet, por me njė qėllim madhor: ta destabilizojė fqinjin. Ky ėshtė patrioti ballkanik me banim nė Ballkan. Me dy fytyra: njė pėr pėrdorim privat dhe tė brendshėm, tjetrėn pėr bashkėbisedime me politikanėt perėndimorė.

Ekonomia e vendeve ballkanike: Greqia shet nė Perėndim ullinj, vaj ulliri, verė dhe gjethe rrushi tė mbushura. Shqipėria romane tė Kadaresė. Bullgaria shet djathė tė deleve. Rumania histori tė kontit tė Transilvanisė. Maqedonia verė tė lirė. Kosova verė tė lirė dhe nėpėr shitore turke suxhuk Kosove qė prodhohet nė Gjermani. Serbia shet havjar (specat tė bluar e tė fėrguar). Bosnja nėpėr shitore turke shet "bosanski suxhuk". Kroacia shet vegetė dhe verė. Turqia shet speca, domate, fara tė kungullit, tė lulediellit dhe byrek... Kjo ėshtė industria dixhitale e vendeve ballanike dhe burim i krenarisė ekstreme!

Natyrisht se shqiptari si popull vendas u dogj nė kėtė ēorbė tė shkrumbuar ballkanike, por me fajin e vet. Na pushtoi Roma dhe gati u romanizuam, na pushtoi turku dhe gati u bėmė turq, erdhi komunizmi dhe gati u bėmė rusė! Kur nuk u lidhėm pėr njė kunj dhe si pasojė, kėrcimet i paguam me troje. Sot kemi njė mik tė madh, por edhe kėtė duam ta vrasim! Njeriu qė ndryshon miqtė ēdo ditė, nuk ka miq tė vėrtetė. Popujt qė ndryshojnė aq shpesh aleatėt, nuk kanė ardhmėri! Vetėm integrimi nė BE mund ta ftohė kėtė ēorbė tė prishur ballkanike...




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008