|
Zbulohen kandidatėt, Mesi favorit pėr "Lojtarin mė tė Mirė nė Botė" Ēelsi pėrfaqėsohet me pesė lojtarė. Tjetėr goditje pėr Italinė, vetėm portieri Xhixhi Bufon figuron mes 23 emrave nė listė Spanja dhe Barcelona dominojnė listėn me nga gjashtė futbollistė
Zbulohet kandidatėt pėr ēmimin "Lojtari mė i Mirė nė Botė" tė FIFA-s pėr vitin 2009. Tė gjithė futbollistėt qė janė pėrfshirė nė listėn e vogėl me 23 emra luajnė nė ligat mė tė rėndėsishme europiane. "Qeveria" e futbollit botėror publikoi yjet qė do tė jenė nė garė pėr trofeun prestigjioz, vetėm njė javė pasi "France Football" bėri tė ditur kandidatėt pėr "Topin e Artė". Edhe nė kėtė ēmim, dominojnė lojtarėt e Barcelonės dhe ata tė pėrfaqėsueses spanjolle. Nga skuadra kampione e Europės, konkurrojnė gjashtė emra: Mesi, Ksavi, Iniesta, Pujol, Henri dhe Samuel Etoo (qė tashmė mbron ngjyrat e Interit). Kamerunasi i larguar nė fillim tė sezonit, "kompensohet" nga prezenca e Zlatan Ibrahimoviē, i cili ėshtė bėrė pjesė e listės si element i Barēės, por pėr paraqitjet me kampionėt e Italisė. Ndryshe nga kandidaturat pėr "Topin e Artė", nga katalanėt ėshtė pėrfshirė kapiteni Pujol, ndėrsa ėshtė lėnė jashtė Jaja Ture. Klubi i dytė mė i pėrfaqėsuar ėshtė Ēelsi me pesė futbollistė.
Kombėtarja e Spanjės ka gjashtė lojtarė, ku pėrveē "blaugranave" Ksavi, Iniesta e Pujol, kandidatė tė tjerė janė edhe portieri Iker Kasiljas dhe dyshja sulmuese e pėrbėrė nga Fernando Torres e David Vija. "Furia e kuqe" klasifikohet pėrpara Anglisė, e cila ka nė garė mbrojtėsin Xhon Terri, dy mesfushorėt Stiven Xherard dhe Frenk Lampard dhe sulmuesin Uein Runi. Gjithsesi, favoriti kryesor pėr tu shpallur "Lojtari i Vitit 2009" ėshtė argjentinasi Lionel Mesi. Pas tij, shanse tė mira ka edhe fituesi i edicionit tė kaluar, portugezi Kristiano Ronaldo. Brazili ka tre futbollistė mes kandidatėve: ata janė fantazisti i Juventusit, Diego, mesfushori i Realit tė Madridit, Kaka dhe sulmuesi i Seviljas, Luis Fabiano. Njė tjetėr goditje merr futbolli italian, qė prezantohet vetėm me portierin Xhixhi Bufon. Gjithsesi, FIFA ėshtė treguar mė "bujare" se "France Football", qė nuk kishte pėrfshirė asnjė "axurr" mes kandidatėve pėr "Topin e Artė". Dje janė publikuar edhe dhjetė emrat pėr "Lojtaren mė tė Mirė nė Botė". Nė votime marrin pjesė kapitenėt dhe trajnerėt e ekipeve kombėtare, ndėrsa nė fillim tė dhjetorit FIFA do tė zbulojė pesė meshkujt dhe femrat qė kanė marrė mė shumė vota. Ēmimet do tė ndahen mė 21 dhjetor, nė njė mbrėmje gala nė Zyrih tė Zvicrės.
|


|