. .
  31/10/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Ndėrmjetėsimi i IOC sheshon konfliktin KOKSH-MTKRS

Lozanė

Mė nė fund ėshtė arritur tė sheshohen problemet qė ēuan nė njė konflikt tė hapur mes Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar. Por njė gjė e tillė u konkretizua pikėrisht dje, falė ndėrmjetėsimit tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar (IOC), qė ishte njėkohėsisht edhe organizatori i kėtij takimi. Lajmi ėshtė bėrė i njohur dje nga zyra e shtypit e institucionit mė tė lartė qeveritar pėr sportin. Me ftesė tė presidentit tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar, Zhak Rozhe, ministri shqiptar i Sporteve, Ferdinand Xhaferri, zhvilloi dje njė takim pune nė mjediset e selisė sė kėtij komiteti, nė Lozanė tė Zvicrės, ku ishin tė ftuar dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Agim Fagu dhe sekretari i Pėrgjithshėm, Stavri Bello. Nė takim ndodhej dhe Pere Miro, drejtor pėr marrėdhėniet me Komitetet Olimpike Kombėtare nė KON. Gjatė diskutimit mbi zhvillimet e fundit, ministri Xhaferri i siguroi drejtuesit e lartė tė IOC pėr predispozitėn e shtetit shqiptar pėr ofrimin e zgjidhjeve mė optimale nė frymėn e paqes dhe solidaritetit olimpik, duke vėnė nė plan tė parė interesin dhe pėrfitimin e sportit dhe sportistėve shqiptarė dhe imazhin e tyre nė arenėn ndėrkombėtare. Nė kėtė mėnyrė, MTKRS pranon tė njohė zgjedhjet e KOKSH-it e premton "njė frymė tė re bashkėpunimi" me organizata ombrellė tė federatave sportive.

A. Manallari




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008