|
Pragndeshjet Dinamo, kreu i klasifikimit kalon nga Gramozi i Canajt Apolonia kėrkon vazhdimėsinė e fitoreve nė tė gjitha ndeshjet nė shtėpi Stadiumi kombėtar, "Qemal Stafa", do tė mikpresė sot Dinamon, e cila do tė pėrballet me ekipin e Gramozit, debutues nė kategorinė superiore. Objektivi i kryeqytetasve do tė jetė marrja e tri pikėve tė radhės dhe pėr tė siguruar shkėputjen e vetme nė krye tė Kategorisė Superiore. Pas barazimit nė Korēė, blutė e Shkėlqim Muēės, pretendente pėr titullin e kėtij sezoni, kėrkojnė me ēdo kusht fitoren. Nė radhėt e skuadrės nga Erseka ndodhet njė trajner me mjaft eksperiencė, si Agim Canaj, i cili ka drejtuar mė parė jo vetėm Dinamon, por edhe disa skuadra tė tjera tė Shqipėrisė. Gjithsesi, pavarėsisht dėshirės sė madhe tė Gramozit pėr tė arritur njė sukses nė kryeqytet, dinamovitėt janė pėrgatitur maksimalisht pėr kėtė sfidė. Bėhet fjalė pėr njė sfidė tė lehtė nė letėr edhe pėr faktin se Dinamo do tė luajė nė shtėpi, nė "Qemal Stafa". Dinamos i rikthehen nė dispozicion Gentian Muēa dhe Nikolas Del Monte. Ndėrsa do tė mungojė mesfushori Bekim Kuli.
Njė tjetėr pėrballje interesante e kėsaj jave do tė jetė ajo mes Apolonisė dhe Flamurtarit. Skuadra fierake e drejtuar nga trajneri serb, Esad Karishik, renditet nė vendin e 3-tė me 16 pikė nė 8 ndeshje, ndėrkohė qė Flamurtari i Gugash Maganit nė vendin e fundit (12) me 9 pikė mė pak, 7. Apolonia, qė ka shfaqur nė kėtė fillim sezoni njė profil tė qartė prej pretendenteje pėr njė vend nė kompeticionet europiane, nuk ka humbur asnjė pikė nė katėr pėrballjet shtėpiake (katėr ndeshje, katėr fitore), dhe me kėtė sfidė synon tė ruajė vazhdimėsinė edhe ndaj vlonjatėve. Flamurtari nga ana e tij ka marrė vetėm 3 pikė nga 12 tė mundshmet nė transfertė. Apolonia ėshtė skuadra me sulmin mė tė mirė nė kėto javė: 13 gola, kundrejt 6 golave tė shėnuar nga Flamurtari. Nė javėn e 8-tė, Apolonia barazoi me Besėn (0-0) nė transfertė, ndėrsa Flamurtari barazoi nė shtėpi 1-1 me Shkumbinin. Trajneri Gugash Magani nuk do tė ketė nė dispozicion gjashtė lojtarėt e pezulluar nga klubi, pėrfshirė dhe kapitenin Halim Begaj. Fitorja e fundit e Apolonisė me Flamurtarin ėshtė ajo 2-0, mė 31 janar 2009, ndėrkohė qė bilanci historik flet pėr Flamurtarin, 30 fitore nė 65 ndeshje tė luajtura midis tyre. Sfida tjetėr do tė jetė ajo mes Shkumbinit (vendi i 10) e Laēit (9), qė ndodhen nė tė njėjtėn kuotė pikėsh. Nesėr do tė zhvillohen dy ndeshjet e fundit, qė do tė mbyllin edhe javėn e 9-tė, Kastrioti-Besa dhe Teuta-Skėnderbeu.
|


|