|
Shkurt Bill Klinton, tė dielėn mbėrrin nė Kosovė Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka bėrė tė ditur dje se tė dielėn Kosovėn do ta vizitojė ish-presidenti amerikan, Bill Klinton. Kėtė njoftim Thaēi e bėri nė mbledhjen e qeverisė, ndėrkohė qė ftoi popullin e Kosovės tė dalė dhe ti bėjė njė pritje madhėshtore mikut tė madh tė Kosovės.
Klinton vjen tė dielėn pėr tė marrė pjesė nė inaugurimin e shtatores sė tij, e cila do tė zbulohet nė sheshin qė mban emrin e ish-presidentit amerikan - pėr nder tė kontributit qė ai ka dhėnė pėr ēlirimin e Kosovės.
Statuja do tė jetė 3.4 metra e lartė dhe peshon 900 kg. Agim Rexhepi, kreu i shoqatės Miqtė e SHBA, tė Kosovės, tha se ideja pėr statujėn u iniciua nga skulptori Izeir Mustafa dhe u financua nga njė bankė komerciale. Statuja ėshtė e dredhur nė bronz.
Statuja ishte parashikuar tė zbulohej javė mė parė, por pasi ish-presidenti konfirmoi prezencėn nė zbulimin e saj nė Prishtinė, atėherė zyrtarėt vendosėn qė zyrtarisht statuja tė zbulohej mė 1 nėntor nė sheshin "Bill Klinton".
|


|