. .
  31/10/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Fushata

Acarohen raportet mes liderėve serbė

Fushata parazgjedhore e subjekteve politike serbe, pjesėmarrėse nė zgjedhjet lokale tė Kosovės, po tensionohet. Ato akuzojnė njėra-tjetrėn pėr, siē thuhet, korruptim tė zgjedhėsve dhe blerje tė votave.
Fushata parazgjedhore, e cila po zhvillohet nga subjektet politike serbe, pjesėmarrėse nė zgjedhjet lokale tė Kosovės, tashmė ka filluar tė nxjerrė nė pah tensionet e para. Akuzat fillestare ndėrmjet Lėvizjes Serbe tė Rezistencės nė njėrėn anė dhe Partisė sė Pavarur Liberale nė anėn tjetėr, pėr, siē thonė, lojė tė ndyrė nė kuadėr tė fushatės, tashmė janė shndėrruar nė akuza pėr korruptim tė zgjedhėsve dhe blerje tė votave.
Momēillo Trajkoviq, kryetar i Lėvizjes Serbe tė Rezistencės, thotė se tashmė kanė argumente pėr njė numėr rastesh, ku Partia e Pavarur Liberale po ndikon te zgjedhėsit pėrmes, siē thotė si, dhėnies sė parave, dhurimit tė lavatriēeve, druve pėr djegie e tė tjera. "Kėtė ėshtė duke e bėrė Partia e Pavarur Liberale. Ne kemi argumente. Kemi deklarata tė njerėzve, argumente nė letėr dhe video-regjistrime. Kjo ka tė bėjė me mėnyrėn mė perfide tė blerjes sė njerėzve dhe votave tė tyre", tha ai.
"Kjo ėshtė e ndaluar edhe me Kushtetutėn e Kosovės, edhe me tė gjitha ligjet e tė gjitha shteteve normale", thotė Trajkoviq, duke shtuar se e gjithė kjo nuk ka tė bėjė me ndonjė formė tė lobimit, por, siē shprehet ai, me korruptimin e njerėzve tė varfėr tė bashkėsisė serbe dhe tė asaj rome.
Nė anėn tjetėr, Petar Milletiq, sekretar i Partisė sė Pavarur Liberale, kundėrshton akuzat e Trajkoviq, duke i hedhur poshtė ato si tė pabaza dhe dashakeqe. "Kjo, thjesht, nuk ėshtė e saktė. Unė mund ta kuptoj zotin Trajkoviq, pėr shkak se ai ėshtė i dėshpėruar, sepse, me sa duket, ai po i humb zgjedhjet. Unė, tash e njėzet vjet, i pėrcjell proceset zgjedhore dhe e di qė gjithmonė ata qė i humbin zgjedhjet, i akuzojnė kundėrkandidatėt e tyre se i kanė blerė votat me para. Para sė gjithash, njė gjė e tillė nuk shpaguhet", thotė Milletiq, duke shtuar se partia e tij nuk ka aq para sa pėr tė blerė vota. Ai porosit drejtuesit e Lėvizjes Serbe tė Rezistencės qė nėse posedojnė argumente pėr akuzat e tyre, ato t‘i deponojnė nė organet e drejtėsisė.
"Nėse kanė argumente, unė i trimėroj ata qė t‘i deponojnė ato nė prokurori. Ndėrkaq, fakti qė Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale dhe Ministria e Kthimit po e bėjnė punėn e tyre, kjo kurrsesi nuk do tė thotė se nė kėtė mėnyrė Partia e Pavarur Liberale po i blen votat", thotė Milletiq.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008