. .
  31/10/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Problemet

Analistėt: Fushata nuk ka sjellė risi

Analistėt nė Prishtinė vlerėsojnė se fushata pėr zgjedhjet lokale nuk ka sjellė shumė risi pėr nga ofertat dhe premtimet. Ato premtime qė janė dėgjuar deri tash, sipas tyre, nuk janė tė reja dhe nuk i joshin aq shumė votuesit kosovarė. Fushata zgjedhore nė Kosovė nuk ka sjellė shumė risi pėr nga premtimet, por mė shumė tė reja ka sjellė forma qė disa kandidatė kanė zgjedhur pėr realizimin e fushatės, thonė analistėt.
Sipas tyre, shkeljet mė tė mėdha vėrehen te premtimet e kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, qė i bėn nė emėr tė mjeteve tė buxhetit tė Kosovės. Analisti Belul Beqaj, nė pėrgjithėsi e vlerėson fushatėn si normale. Por, njėherėsh, ai i sheh edhe disa mangėsi, qė vijnė edhe si rrjedhojė e mungesės sė njė oferte konkrete. "Mendoj se fushata ėshtė nė njė ekspansion propagandistik tė partive kryesore, qė po mundohen me njė kozmetikė mujore tė ngjyrosin realitetin e zi, me njė ngjyrė qė atyre po u konvenon". "Po ashtu, kundėrthėniet e porosive nė mes PDK-sė dhe LDK-sė, posaēėrisht nė Prishtinė, do tė ngrinin tensione aq tė mėdha, saqė nė fund do tė dramatizohet dhe bartet psikoza edhe nė pjesėt e tjera tė Kosovės dhe do ta dėmtojė seriozisht imazhin e pėrgjithshėm tė zgjedhjeve", thotė Beqaj.
Nė anėn tjetėr, analisti Halil Matoshi i konsideron si abuzime premtimet e kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēi, njėherėsh Kryeministėr i Kosovės, pėr ndarjen e miliona eurove pėr komunat e caktuara. Po ashtu, Matoshi i potencon si joreale edhe premtimet qė po u bėhen komunave pėr shndėrrimin e tyre nė qendra universitare. "E para, komunave po u premtohet nga ana e Kryeministrit qindra miliona. Ai realisht vetėm me pesė komuna e ka shpenzuar, kushtimisht thėnė, ‘buxhetin e Kosovės‘. Kurse, abuzimi i dytė konsiston me njė sindromė, pėr mua shumė tė habitshme nė kėto zgjedhje, ku secilit qytet apo qytezė tė Kosovės po i premtohet se do tė bėhet qendėr universitare. "Kur dihet qė papunėsia ėshtė nė 40 pėr qind, ti tė bėsh universitete nė tėrė Kosovėn dhe tė krijosh njerėz me diploma, por tė papunė - ky ėshtė absurd i llojit tė veēantė", vlerėson Matoshi.
Ndėrsa nuk shihet se ka ndonjė risi nė ofertat programore, analistėt i shohin si risi format e fushatave qė aplikojnė disa nga kandidatėt. Si shembull merren ata kandidatė qė kanė zgjedhur reklamėn negative pėr kundėr-kandidatin nė garė, nė vend se tė promovojnė programet dhe idetė e tyre.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008