|
Zgjedhjet nė Kosovė, Europa: Serbėt duhet tė marrin pjesė Faktori ndėrkombėtar shton presionin: Pjesėmarrja e serbėve nė votimet e 15 nėntorit, faktor kyē pėr komunat e reja Autoritetet vendore dhe ndėrkombėtare kanė pėrsėritur ftesėn drejtuar komunitetit serb pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit nė Kosovė. Ata thonė se pjesėmarrja e serbėve nė votime ėshtė faktor kyē pėr formimin e komunave tė reja qė do tė udhėhiqen nga ky komunitet. Graēanica, Kllokoti dhe Ranillugu janė tri komunat me shumicė serbe, qė pritet tė themelohen nė fazėn e parė pas zgjedhjeve.
Krijimi i Komunės sė re tė Ranillugut nė lindje tė Kosovės dhe ftesa pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet lokale pėr serbėt e kėtij rajoni, ka bėrė qė shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Pieter Feith, tė qėndrojė nė Kamenicė dhe nė Ranillug. "Ne po i presim zgjedhjet e lira dhe tė drejta mė 15 nėntor me pjesėmarrje tė mirė tė tė gjithė qytetarėve tė komunės. Shpresojmė se edhe komuniteti serb do tė pėrgjigjet pozitivisht dhe do tė marrė pjesė nė mėnyrė aktive", ka deklaruar z.Feith.
Gjatė njė dreke pune me kandidatėt pėr kryetar tė Komunės sė Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe Perica Angjelkoviq, ai ka theksuar se zgjedhjet do ta legjitimojnė kėtė komunė tė re. "Po presim formimin e komunave tė reja legjitime qė do tė dalin nga zgjedhjet, tė cilat do tė funksionojnė nė pėrputhje me ligjet e Kosovės. Kjo do tė krijojė njė epokė tė re nė Kosovė. Tė mos spekulojmė, tė shpresojmė qė sa mė shumė serbė tė dalin nė zgjedhje", ėshtė shprehur Feith.
Edhe kandidatėt pėr kryetar tė Komunės sė Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe Perica Angjelkoviq, kanė shprehur bindjen se serbėt do tu pėrgjigjen thirrjeve pėr pjesėmarrje nė zgjedhje. "Mendoj qė janė pėrmbushur kushtet qė serbėt tė dalin e tė votojnė. Realisht gjendemi nė njė situatė specifike. Ėshtė njė moment shumė i favorshėm pėr ne, nė mėnyrė qė tė mund tė bėjmė mė tė mirėn pėr serbėt. Ėshtė njė rast i mirė, qė nuk duhet tė na ikė", deklaroi Mikiq.
"Ajo qė ne po pėrpiqemi tė bėjmė, ėshtė qė ti bindim njerėzit qė tė dalin nė zgjedhje, duke u treguar rėndėsinė e daljes dhe tė mirat qė u sjell atyre votimi, sidomos nė procesin e decentralizimit, pėr formimin e Komunės sė Ranillugut", tha Angjelkoviq.
Thirrje serbėve pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e 15 nėntorit u ka bėrė edhe ambasadori gjerman, Hans Dieter Steinbach. "Ne presim qė brenda pak javėve tė mbahen zgjedhje tė lira, demokratike dhe transparente dhe, natyrisht, do tė ishte e mirėseardhur dalja nė zgjedhje e tė gjithė qytetarėve. Kėtu i referohem nė veēanti komunitetit serb, sepse kjo do tu mundėsonte serbėve qė tė marrin fatin nė duart e tyre sa u pėrket politikave lokale dhe tė ardhmes sė tyre nė kėtė vend", tha ambasadori Steinbach. Ai nėnvizoi se zgjedhjet e nėntorit janė njė element i rėndėsishėm pėr imazhin e Kosovės pas shpalljes sė pavarėsisė.
Nga 74 subjekte politike qė marrin pjesė nė zgjedhjet komunale, rreth 20 janė serbe. Procesi zgjedhor organizohet nė 36 komuna, ndėrsa tė drejtė vote do tė kenė mbi 1.5 milionė kosovarė. Zgjedhjet nuk do tė mbahen nė Mitrovicėn Veriore dhe nė Partesh "pėr mungesė kushtesh". Nė kėto dy vendbanime me shumicė serbe, ėshtė paraparė mbajtja e zgjedhjeve tė posaēme gjashtė muaj mė vonė.
|


|