|
Kapitullon Vllaznia, Tirana tani -6 Humbja e tretė nė katėr ndeshje pėr trajnerin Luēi, kriza vazhdon Erald Kodheli Vllaznia vazhdon tė mos gjejė rrugėdalje nga kriza e thellė e rezultateve ku ndodhet. Skuadra shkodrane humbi 1-0 nė fushėn e saj pėrballė Tiranės, nė atė qė cilėsohej si sfida qė do ti rikthente Kategorisė Superiore njė prej emrave mė tė rėndėsishėm. Nė "Loro Boriēi", gjithēka vendoset nga njė gol i mesfushorit Gjergji Muzaka, nė minutėn e 28-tė. Tashmė kuqeblutė ndodhen nė kaos tė plotė. Kjo ishte humbja e gjashtė nė nėntė takime tė zhvilluara nė kampionat dhe e treta nė katėr ndeshje qė Roland Luēi drejton skuadrėn. Shifra alarmante, tė cilat pasqyrohen edhe nė klasifikim: Vllaznia qėndron nė vendin e parafundit, me vetėm 7 pikė tė grumbulluara, ndėrkohė qė Dinamo kryesuese ėshtė 13 pikė larg. Klubi kėrkon kohė tė reflektojė pėr masat qė do tė merren pėr tė ndryshuar situatėn. Burime pranė krerėve thonė me siguri se gjatė janarit do tė ketė merkato tė fuqishme, ndėrsa tekniku Luēi nuk dorėzohet dhe as qė e mendon dorėheqjen. Pavarėsisht humbjes, nė fund tė 90-minutėshit ai e vendosi theksin te sinjalet pozitive qė mori nga ekipi, duke e cilėsuar rezultatin si tė pafat. "Kemi luajtur mė mirė se herėt e tjera. Jemi ndėshkuar vetėm nga njė rast, ku Tirana shėnoi golin e fitores. Natyrisht qė jemi tė mėrzitur pėr humbjen, megjithatė kundėrshtarėt nuk kanė bėrė asgjė mė shumė se ne, pėrveē atij goli, ku mbrojtja jonė nuk ishte e rreshtuar mirė", deklaroi njeriu qė vetėm pak javė mė parė braktisi jetėn nė Austri dhe u emėrua si shpėtimtari i klubit tė kryeqendrės veriore. Asgjė nuk duket se funksionon, duke filluar nga mbrojtja, e cila ka rigjetur lojtarin e Kombėtares, Elvin Beqiri, i kthyer nė rolin e tij nė qendėr. Por, eksperienca e 29-vjeēarit kuqezi nuk mjafton pėr tė pėrforcuar njė repart qė nuk jep aspak siguri. Problemet vazhdojnė te mesfusha, e cila nuk arrin tė bėjė si duhet lidhjen e reparteve, ndėrsa sulmi mbetet "Thembra e Akilit". Sinani ende nuk ėshtė zhbllokuar: pėr sulmuesin veteran, asgjė nuk funksionon si duhet. Pėrpara portės ai "ngrin", dhe golave tė munguar u shtohen edhe asistet e shpėrdoruar, ashtu si nė tė 38-ėn, kur i vetėm me Nallbanin ka kėrkuar tė pasojė te Bala, por u neutralizua nga "gardiani" bardheblu.
Nė anėn tjetėr, fitorja minimale nė Shkodėr ishte mjaft e rėndėsishme pėr Tiranėn. Me gjashtė pikė nė dy ndeshjet e fundit, bardheblutė e drejtuar nga dyshja Tafaj-Dede vazhdojnė ngjitjen nė tabelė. Nė pritje tė ndeshjes ndėrmjet Dinamos dhe Gramozit, kampionėt nė fuqi e shohin veten 6 pikė larg kryesuesve. Kapiteni Muka nuk ishte deciziv ashtu si premtoi, por ajo qė funksionoi pėr bardheblutė ishte loja nė grup dhe sakrifica pėr tė marrė rezultatin e dėshiruar. Meritat e fitores i shkojnė tė gjitha Ahmatajt dhe Muzakės, i pari pėr vertikalizimin qė gjeti tė papėrgatitur tė gjithė prapavijėn kundėrshtare, ndėrsa i dyti sepse pavarėsisht presionit tė Doēit e dėrgoi topin nė rrjetėn e Grimės. Por, nuk mund tė lihen nė hije pritjet e Nallbanit, qė tė paktėn nė tri momente ka qenė vendimtar dhe lufta e fortė fizike e Memellit, i cili nuk ėshtė kursyer nė duelet me kundėrshtarėt dhe ka kėrkuar tė mbajė sa mė lart skuadrėn e tij. Tirana ngjitet nė kuotėn e 14 pikėve, duke i marrė Teutės vendin e katėrt dhe rifutet nė garėn pėr titull.
|


|