|
PATRIOTIZEM SHQIPTAR ME MBRETIN E POP-it Ylli Polovina Njė ngjarje po zhvillohet kėto ditė. Ajo herė duket sikur bėn shpalosje para syve tanė dhe shumė herė tė lė pėrshtypjen se na rrėshqet nga vėmendja. Po pėrjetojmė njė ēast kur janė pleksur me njėra-tjetrėn, nė njė masė mjaft viskoze, tema tė sovranitetit kombėtar dhe tė ruajtjes sė kufijve, bashkimit tė trojeve shqiptare nė projekte etnike apo tė ekzistencės sė dy kombeve, edhe atij kosovar. Nė kėtė debat tė madh nuk mungojnė edhe ata qė duan tė ēmitizojnė kultet e ngritura nga e kaluara, mes tyre nuk kursejnė edhe atė tė Nėnė Terezės. Pikėrisht kėto kohė ēmitizuesit kanė ndezur edhe pasionin pėr tė zbrazur nga fryma e romantizmit dhe e idolatrisė vetė patriotizmin. Ky i fundit, thonė jo pa tė drejtė, duhet tė jetė modern, sepse arkaik apo edhe me pamje folklorike ai nuk u nevojitet gjeneratave tė reja.
Pikėrisht nė kėto ēaste, vetėtimshėm nėpėr disa pak tituj tė parė, por mė shumė i shtyrė tutje nė sfond tė ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė ditės, bie nė sy njė siluetė njeriu. Ai quhet Saimir Strati. Ka njė portret sugjestionues dhe njė jetė ca mė tepėr tė tillė. Strati ėshtė njė artist qė merret me krijimin e mozaikėve me synimin e futjes nė Librin e Rekordeve Botėrore "Guinnes". Bashkėkombėsi origjinal me njė shpejtėsi tė rrufeshme dy-tre vitet e fundit ka realizuar disa herė fitimtarin e hyrjes nė kėtė libėr dhe kėto ditė po i jep jetė pėrpjekjes tjetėr tė tij. Ēmimin e kampionit botėror me njė gjė tė veēantė, tė cilin nė glob nuk e ka kryer tjetėr kush, kėsaj radhe Saimir Strati e ka sipėr marrė me realizimin e njė mozaiku me portretin e Majkėll Xheksonit. Mė parė e pati kryer me njė peizazh mesdhetar apo deri edhe me pamjen e Leonardo Da Vinēit. Nė punėt e mėparshme ka pėrdorur si lėndė sendėrtimi artistik tapat e shisheve tė verės apo edhe gozhdėt, kėsaj radhe po e ngurtėson veprėn e tij me penela pikturimi. Bėhet fjalė pėr treqind mijė penela qė kanė nisur tė mbushin njė portret tė Majkėll Xheksonit nė njė hapėsirė prej tridhjetė metrash katrorė. Kėtė punė Saimir Strati duhet ta pėrfundojė mė 10 nėntor, kohė qė pėrcakton ditėn ndėrkombėtare tė ēmimit "Guinnes".
Sigurisht edhe kėtė herė ai ka pėr tė hyrė sėrish nė Librin e Rekordeve Botėrore, tashmė duke u bėrė mes nesh njė fenomen i jashtėzakonshėm. Veē do tė jetė i tillė jo thjesht sepse do tė rimarrė edhe njėherė tjetėr kėtė ēmim tė madh, por sepse me mbretin botėror tė Pop-it ka gjetur njė mėnyrė tė veēantė publiciteti kombėtarist. Krijesa e tij artistike e vendosur nė shpinėn e njė kamioni do tė lėvizė nėpėr disa qytete kryesore tė Shqipėrisė dhe mė pas edhe nė Prizren e Prishtinė. Siē edhe ndėrkohė e bėri nė Fier, nė secilin qytet, nė sheshin mė tė madh tė tij, Saimir Strati do tė punojė nga gjashtėmbėdhjetė orė nė ditė nė mjedis tė hapėt, para vėshtrimit tė njerėzve. Artisti qė po bėn kėtė emėr tė bukur edhe mė parė e ka shpjeguar se nxitja pėr tė hyrė vazhdimisht nė Librin e Rekordeve Botėrore "Guinnes" ka pasur motive atdhetare. Strati nuk duket aspak nga ata qė patriotizmin e shpėrdor pėr tė marrė prej tij. Ai i jep. Kur bėri mozaikun e tij "Mesdheu" bėri tė ditur pėr opinionin se "Ndihem shumė mirė qė jam pasardhės i ilirėve nė teknikėn e mozaikėve". Mė pas mori pjesė modestisht nė njė nga koncertet televizive "Dua mė shumė Shqipėrinė"...
Kjo vepėr e tij e fundit dhe njėkohėsisht njė spektakėl atdhetarizmi, i ideuar nga vetė autori, njė nga sipėrmarrjet imazhpozitive mė tė spikatura prej tė cilės edhe njė shtet apo tė dy shtetet shqiptare mund tė marrin shembull dhe shtysė, do ta ketė nė qendėr kėtė artist me shtat tė pabujshėm, por me njė pamje artistikisht sugjestionuese, me nė ballė lidhur njė rrip me ngjyrėn e kuqe dhe shqiponjėn e zezė nė mes. Pra nė mbi tridhjetė ditėt e punės sė tij intensive, nėpėr atė karvan qė do tė pėrshkruajė gjerė e gjatė trojet e shqiptarėve, Saimir Strati do tė ketė rreth kokės flamurin kombėtar.
Mos duket kėshtu, me kėtė rrip flamuri rreth ballit, njė anakronik? Mos ai ėshtė ca tepėr romantik nė kėtė kohė kur flitet se duhet tė shpėrngulemi nga shprehjet folklorike tė atdhetarizmit? A duhet qė pėr kombin tė jesh kaq shumė tifoz? Mos pėrhap kjo mėnyrė shprehjeje frymė nacionalizmi tė skajshėm? Mos ndoshta Saimir Strati duhet tė jetė mė i pėrmbajtur?!
Nė tė vėrtetė duke krijuar nė tridhjetė metra katrorė me treqind mijė penela portretin e Majkėll Xheksonit dhe duke fituar hyrjen rishtazi nė "Guinnes" bashkėkombėsi ynė po jep njė mėsim pėr tė gjithė debatin e madh qė na ka rizėnė dhe qė bėhet pėr tė mirėn tonė, si edhe tė vetė gadishullit, ku kemi popuj miq. Saimir Strati po ashtu tani i ka tė gjitha autoritetet tė bėjė tė mendohen mė thellė ata qė kanė marrė pėrsipėr kryqėzatėn pėr tė pėrhapur pėrreth nesh tė vetė ndjerit e provincializmit apo fajit se gjoja ne e ekzagjerojmė ca si shumė nė ēėshtjet e atdhetarizmit, se shpirti romantik i motit tė Rilindjes duhet lėnė pas.
Shumė nuk e dinė, njė pjesė harruar natyrshėm pėr shkak se kanė kaluar mbi dhjetė vjet, se Majkėll Xheksoni nė luftėn e vitit 1999, bashkė me UNICEF bėri nė SHBA njė koncert tė madh nė mbrojtje e ndihmė tė fėmijėve tė Kosovės. Ata qė e kanė ndjekur, qoftė edhe nėpėrmjet internetit, kanė mbetur tė mahnitur nga dhjetėra mijėra shikues si edhe nga titrat prezantuese "Michael Jackson & Friends, Kelly Family". Edhe tani disa video tė tij kanė arritur deri nė njė gjysmė milioni ndjekės. Ndėrkohė, dihet qė ato ēaste mbreti i Pop-it dhuroi pėr fėmijėt shqiptarė tė Kosovės 1 milion dollarė.
Nė njė intervistė tė ditėve tė fundit tė vetė Saimir Stratit thuhet se e ka zgjedhur Majkėll Xheksonin edhe sepse kėnga dhe imazhi i tij qenė frymėzues dhe i dhanė shpirt revolucionar tė rinjve shqiptarė kur nė fillim tė viteve nėntėdhjetė pėrmbysėn diktaturėn. Mirėpo, pėr hir tė sė vėrtetės ne shtojmė se kėnga e tij frymėzonte pėr njė jetė tė lirė edhe rininė kosovare nė protestat e saj heroike tė vitit 1981.
Ja qė patriotizmi ynė paska tridhjetė vjet qė u bashkuaka me Mbretin Botėror tė Pop-it! Thua edhe kėsaj here ndokush do tė shqetėsohet se tė bėsh patriotizėm edhe me njė rreth flamuri kombėtar pėrreth ballit ėshtė anakronizėm?
|


|