|
Fajdet, paratė qė ndodhen jashtė shtetit Prokurorėt: Miliona USD janė transferuar edhe nė Turqi, Itali, Hungari dhe Austri Miliona USD, kursime tė shqiptarėve, tė depozituara nė firmat piramidale dhjetė vjet mė parė, janė transferuar nė Turqi, Itali, Hungari, Austri dhe Zvicėr. Krahas depozitave tė firmės "Cenaj&Co", qė gjenden nė bankat greke, prokurorėt qė kanė pėrfaqėsuar akuzėn nė hetimet dhe gjyqet e zhvilluara ndaj drejtuesve tė firmave rentiere "VEFA", "Gjallica", "Xhaferri", "Populli" etj., konstatojnė se dhjetėra miliona tė kėtyre firmave gjenden nė bankat e shteteve tė sipėrcituara. Por, sjellja e tyre nė Shqipėri, megjithėse janė evidentuar shumat me anėn e transaksioneve, nuk mund tė realizohet, pasi Shqipėria nuk ka ratifikuar Konventėn Evropiane pėr pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve tė krimit. Prokuroria e Tiranės tha dje se prokurori Albert Demirneli, i cili ka hetuar njė pjesė tė firmave piramidale, ka pėrcaktuar se disa dhjetėra miliona USD tė firmės "Vefa" janė transferuar nė Greqi dhe Hungari. I njėjti prokuror qė ka hetuar edhe firmat rentiere "Cenaj", "Xhaferri", "Populli", "Sude" etj., deklaron nė kėrkesat pėr gjykim tė kėtyre dosjeve se prokuroria disponon dokumente qė vėrtetojnė se janė kryer dhjetėra transferta parash nėpėr banka tė huaja, konkretisht nė Greqi, Turqi, Itali, Hungari, Austri dhe Zvicėr. Zyrtarisht Prokuroria e Tiranės thotė se janė rreth 60 milionė dollarė qė janė transferuar, por shuma mund tė dyfishohet ose trefishohet nėse tė gjitha organizmat e shtetit shqiptar veprojnė tė bashkuara pėr njė rihetim tė tė gjitha shumave tė piramidave qė kanė dalė nga Shqipėria. Prokuroria e Tiranės saktėson se gjatė viteve nėn hetim pėr firmat huamarrėse ėshtė bėrė i mundur sigurimi i dokumenteve qė vėrtetojnė se i njėjti fenomen ka ndodhur edhe me shtetas italianė, turq, austriakė apo hungarezė, tė cilėt kanė nxjerrė miliona dollarė.
Ndėrkohė, Prokuroria e Pėrgjithshme thotė se pėrfaqėsuesi i organit tė akuzės nė dosjen "Gjallica", Bilbil Mete, ka dokumentuar qė dhjetėra milionė USD tė kėsaj firmė janė transferuar jashtė shtetit, ndėrsa miliona tė tjera janė pėrdorur pėr qėllime "bamirėsie". Gjatė hetimeve, prokuroria ka disponuar dokumente qė vėrtetojnė se transferta parash janė kryer dhe nė shtete tė tjera tė huaja, pėrveē Greqisė. Organi qendror i akuzės deklaron se shteti shqiptar, nėpėrmjet Ministrisė sė Drejtėsisė, duhet tė hartojė ligje dhe tė nėnshkruajė konventa jo vetėm me Greqinė, por edhe me shtetet e tjera ku dokumentohet se janė transferuar lekė. "Kemi tė gjitha dokumentet dhe bankat ku janė transferuar kursimet e shqiptarėve tė depozituara nė disa firma piramidale. Mjafton hartimi i ligjeve dhe besohet se paratė do tė vijnė dhe mund tė shpėrndahen", deklaron Prokuroria e Pėrgjithshme. Por ende njė pjesė e mirė e kėtyre transfertave vazhdojnė tė jenė nė formėn e llogarive bankare, ndėrsa nė disa shtete, pas kalimit tė viteve, depozitat mund tė jenė kthyer nė pasuri tė paluajtshme.
|


|