. .
  17/06/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Topi, apel partive: Larg dhunės

Ambasadori i OSBE-sė: T‘u jepet fund parregullsive dhe votimit familjar

Eva Gjura

Bamir Topi i bėri dje thirrje politikės shqiptare qė tė zhvillojė zgjedhje tė lira dhe nė njė klimė tė qetė. Deklarata u bė nė ceremoninė e diplomimit tė zonjave pjesėmarrėse nė projektin "Rritja e rolit tė gruas nė qeverisje 2009-2011", organizuar nga OSBE-ja nė bashkėpunim me Ambasadėn e Mbretėrisė sė Holandės dhe atė tė Suedisė. Kreu i shtetit kėrkoi qė shoqėria shqiptare tė largohet njėherė e mirė nga episodet e dhunės, qė ndodhin diku dhe qė duhet tė dėnohen nga tė gjithė. "Mbi tė gjitha tė tregojmė qė zgjedhjet e datės 28 do tė jenė njė arritje e rėndėsishme pėr Shqipėrinė, mbas tė cilave rruga drejt Bashkimit Evropian padyshim qė nuk do tė jetė njė rrugė e ngushtė, nuk do tė jetė njė rrugė me kthesa, por do tė jetė njė bulevard i gjerė", u shpreh ai. Presidenti Topi vlerėsoi edhe rolin e gruas nė politikė dhe vendimin e Kuvendit pėr tė rritur pėrqindjen e pjesėmarrjes sė tyre nė legjislativ. "Unė shpresoj qė pjesėmarrja juaj edhe nė funksion tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme politike tė datės 28 qershor do tė jetė shumė e rėndėsishme, do tė jetė aktive, do tė jetė e ekuilibruar, sepse mesazherėt mė tė mirė pėr shoqėrinė ju siguroj qė janė gratė", u shpreh Topi. Kreu i shtetit iu pėrgjigj edhe pyetjeve tė "Zėrit tė Amerikės" lidhur me situatėn politike nė vend. Lidhur me pyetjen se cili ishte komenti i tij pėr fushatėn zgjedhore, Presidenti tha se "ajo ēka presin tė gjithė ėshtė qė kjo fushatė tė konkludojė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, nė parametra mjaft civilė, nė standarde demokratikė dhe kjo nė radhė tė parė ka tė bėjė me partitė politike qė janė nė fushatė". Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, u shpreh Topi mė tej, ėshtė qė data 28 qershor tė jetė dita e kurorėzimit tė fryteve tė demokracisė nė Shqipėri. Padyshim, vijoi ai, qė kjo fushatė ėshtė njė arritje e konsiderueshme krahasuar me fushata tė tjera zgjedhore. Sipas Presidentit, zgjedhjet po zhvillohen pėrgjithėsisht nė njė klimė tė qetė. "Njerėzit janė tė pranishėm. Kandidatėt, me sa kam parė, nuk kanė kontestime tė dukshme lidhur me hapėsirat e tyre. Asnjėherė nuk mund tė arrihet maksimumi, sepse evoluimi i demokracisė sigurisht do kohėn e vet dhe nuk mund tė themi qė ėshtė maksimumi, por, duke pasur edhe njė pėrvojė personale pėr pėrfshirjen nė politikė dhe fushatė elektorale, mendoj qė kjo fushatė ėshtė njė hap pėrpara", konstatoi Presidenti. Nė lidhje me pyetjen se ēfarė nuk po shkon mirė nė kėto zgjedhje, Topi tha se "elementėt kryesorė janė mesazhet. Kam deklaruar, pa interferuar nė vizionin e fushatave, sepse kjo nuk ėshtė detyra ime, qė njerėzit kanė nevojė tė shikojnė nė mėnyrė mė tė dukshme prioritetet e partive politike dhe tė koalicioneve". "Unė, tha Topi, kam shprehur njė shqetėsim qė lidhet me vizionin pėr drejtėsinė". "Sigurisht, vijoi ai, kjo mund tė lidhet edhe me momente tė tjera, por unė e kam parė nė njė kėndvėshtrimi specifik pėr reformat nė drejtėsi, sepse kėto reforma domosdoshmėrisht kėrkojnė konsensus". "Kam thėnė se pavarėsisht se kush do tė jetė fituesi, pavarėsisht se kush do tė jetė ‘humbėsi‘, se nė demokraci nuk ka asnjė tė humbur, ėshtė e detyrueshme qė ato tė shprehen pėr njė vullnet pozitiv nė arritjen e konsensuseve tė gjera, sepse kėrkohen votime tė cilėsuara dhe domosdoshmėrisht ėshtė shumė e rėndėsishme qė reformat nė drejtėsi tė vazhdojnė", insistoi Topi.


Bosch: T‘i jepet

fund votimit familjar


Duhet t‘i jepet fund votimit familjar nė zgjedhjet e 28 qershorit. Ky ishte mesazhi qė i bėri dje politikės shqiptare ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Robert Bosch. Nė ceremoninė e diplomimit pėr fazėn e parė tė projektit "Gratė nė Qeverisje" ambasadori Bosch u shpreh se gratė duhet tė shprehin nė zgjedhje vullnetin e tyre jashtė presionit tė jashtėm, tė ushtruar nė kuadėr tė votimit familjar. Sipas ambasadorit tė OSBE-sė nė Tiranė "justifikimi i kėsaj sjelljeje, duke e etiketuar thjesht si njė pjesė e ‘kulturės shqiptare‘, nuk vlen mė pėr vitin 2009". Ai vlerėsoi se faktorėt politikė shqiptarė duhet tė tregojnė se janė serioze nė arritjen e ambicieve tė tyre tė integrimit, sidomos tani si njė shtet anėtar i NATO-s, e duhet tė dalin me njė qėndrim publik tė patundur pėr tė dėnuar njė sjellje tė tillė ndaj grave nė ditėn e zgjedhjeve. Ambasadori theksoi se autoritetet e administrimit tė zgjedhjeve kanė njė pėrgjegjėsi tė qartė pėr tė parandaluar kryerjen e veprimeve tė tilla ditėn e zgjedhjeve. Mė tej, ai kėrkoi nga politika dhe shqiptarėt qė tė bihet dakord qė nė zgjedhjet parlamentare shqiptare tė vitit 2009, populli shqiptar tė hedhė tej fenomenin e shėmtuar tė votimit familjar nė koshin e plehrave tė historisė sė politikės, aty ku e ka vendin dhe do tė votojė sipas zgjedhjes sė vet. Tani, theksoi ambasadori, le tė presim me kėnaqėsi datėn 28 qershor, tė presim njė fushatė zgjedhore ku tė gjitha partitė politike tė jenė nė gjendje tė paraqesin programet dhe vlerat e tyre nė mėnyrė tė hapur, tė lirė dhe transparente. "Le tė shpresojmė qė kėto zgjedhje tė arrijnė standardet e kėrkuara, ku vlerat e popullit shqiptar pėrkthehen nė mėnyrė tė saktė dhe tė ndershme nė vende nė Parlament", nėnvizoi Bosch. Nė kėtė projekt tė OSBE-se, ambasadės sė Vendeve tė Ulėta dhe asaj tė Suedisė, u trajnuan fillimisht 51 gra nga shoqėria civile dhe partitė politike, 16 prej tė cilave, pjesėmarrėse nė listat zgjedhore, iu nėnshtruan nė fund njė trajnimi tė posaēėm nė Tiranė. Sipas ambasadorit kjo ėshtė bėrė pėr tė mbushur njė hendek tė mbetur bosh, njė ēėshtje pėr tė cilėn tė gjithė kemi pėrgjegjėsi tė japin ndihmesėn tonė. Mė tej, ai theksoi se vetėm pas 12 ditėsh, nė kėtė vend do tė zhvillohen zgjedhjet parlamentare, tė cilat do tė kenė efekt tė drejtpėrdrejtė dhe afatgjatė pėr ambiciet e kėtij vendi drejt integrimit. Do tė jetė kjo ditė, tha ai, kur ne do tė jemi nė gjendje tė vlerėsojmė se sa tė suksesshme do tė jenė kėto zgjedhje pėr fuqizimin e mėtejshėm tė grave nė Shqipėri.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008