. .
  17/06/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Pensionet e emigrantėve, ofrohen lehtėsira pėr pagesat e kontributeve

Instituti i Sigurimeve Shėndetėsore nė sezonin e verės do tė japė informacion pėr lehtėsitė e procedurave

Emigrantėt qė do tė vijnė pėr pushime pėrgjatė tre muajve tė verės, pėrveēse do tė ēmallen me tė afėrmit dhe vendlindjen, do tė kenė mundėsi edhe pėr tė menduar pėr tė ardhmen e tyre. Madje edhe pėr pensionin e pleqėrisė.

Emigrantėt qė kthehen nė atdhe, gjatė sezonit veror, mund ta shfrytėzojnė kėtė periudhė pėr tė paguar sigurimet shoqėrore pėr vitet e mbetura. Vetėm nė kėtė mėnyrė ata mund tė marrin pension kur tė arrijnė moshėn e duhur dhe duke plotėsuar tė paktėn kriterin e pagesės sė kontributeve minimale pėr njė pėrfitim mujor shtetėror. Pėrfaqėsues tė Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore shpjegojnė se emigrantėt mund tė sigurohen pėr periudhat qė nga viti 2003 e deri tani, duke pėrfituar edhe nga lehtėsitė qė ofrohen pėr pagesat. Sipas njė projekti tė Sigurimeve Shoqėrore, mbetet nė fazė diskutimi ēėshtja e njė bashkėpunimi mes vendit tonė dhe njė banke ndėrkombėtare, e cila ka numėr tė konsiderueshėm degėsh nė disa vende tė BE-sė, ku ka dhe shumicė emigrantėsh shqiptarė.

Sipas statistikave tė ISSH-sė, vetėm nė Greqi dhe Itali numri i emigrantėve shqiptarė llogaritet nė rreth 1.2 milionė vetė, njė pjesė e mirė e tė cilėve i kanė paguar sigurimet shoqėrore gjatė periudhės qė kanė jetuar nė Shqipėri.



Lehtėsirat

Sipas ISSH-sė, tė gjithė emigrantėve shqiptarė qė jetojnė nė Itali u krijohet mundėsia tė mbledhin informacion pėr historikun e tyre kontributiv, qė ata kanė realizuar nė Shqipėri, direkt nga vendet ku jetojnė. Ndėrkohė qė mund t‘i kryejnė pagesat si nė kohėn kur ndodhen me pushime, ashtu edhe nė tė ardhmen, kur projekti mes institucioneve homologe dhe bankave ndėrkombėtare tė ketė pėrfunduar dhe tė jetė detajuar nė ēdo pikė tė tij.

Po kėshtu, tė gjithė ata qė konsiderojnė si mundėsi rindėrtimin e periudhave tė tyre tė kontributeve nė shtetin shqiptar, me qėllim mbrojtjen sociale nė rastet e pleqėrisė, invaliditetit dhe humbjes sė mbajtėsit tė familjes, nėpėrmjet protokoll marrėveshjes sė firmosur vetėm pak kohė mė parė nga ISSH dhe INAS-CISL, u krijohet mundėsia e marrjes sė informacionit dhe futjes nė skemė direkt nga vendet ku jetojnė.

Karta informative

Tė gjithė emigrantėt, tė cilėt duan tė dinė pėr periudhat e sigurimit qė kanė nė Shqipėri, para viteve 1990 apo tė plotėsojnė vakumet pėr tė pėrfituar mė pas pension, kanė edhe njė zgjidhje tjetėr alternative. Kjo, sipas marrėveshjes qė Instituti i Sigurimeve Shoqėrore ka lidhur me INAS-CISL, i cili ėshtė edhe instituti mė i madh i asistencės sociale pėr emigrantėt nė Itali.

Sipas ISSH-sė, tė gjithė ata emigrantė tė cilėt do tė duan informacion pėr pensionet, pėr vitet e tyre tė punės, apo do tė kėrkojnė tė derdhin kontribute pėr tė pėrfituar pension, do tė pajisen me njė dokument informues, i cili do t‘u vlejė atyre si librezė pune nė rastin kur t‘u afrohet pensioni.

Kjo do tė thotė qė inspektorėt e sigurimeve do tė kryejnė inspektimet dhe do tė plotėsojnė tė gjithė dokumentacionin nė adresė tė tė interesuarit.

Kjo do tė jetė njė procedurė e pėrcaktuar. Ndėrkohė qė pėrgjigjja do t‘u jepet atyre nėpėrmjet postės zyrtare, apo edhe pėrmes postės elektronike.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008