. .
  16/06/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Vizat, BE: Nuk i plotėsoni kushtet

Vendet e Bashkimit Europian, gati pėr liberalizimin e vizave: "Por Shqipėria ka plotėsuar vetėm 30% tė kritereve". Rekomandimet

Krerėt e diplomacisė sė 27 vendeve tė Bashkimit Europian diskutuan dje nė Luksemburg lidhur me ēėshtjen e liberalizimit tė vizave me Ballkanin Perėndimor. Ministrat e Jashtėm tė Bashkimit Europian i kėrkuan Komisionit Europian qė tė nisė nga hartimi i rekomandimit pėr heqjen e vizave pėr vendet mė tė pėrparuara tė rajonit. Nė projekt-konkluzionet e takimit tė mbajtur nė Luksemburg thuhet se Bashkimi Europian mbėshtet dialogun me vendet e rajonit pėr liberalizimin e vizave, ndėrsa iu bėn thirrje qė tė vazhdojnė me zbatimin e plotė tė masave. Olli Rehn, komisioneri europian pėr zgjerimin, pjesėmarrės nė takimin e djeshėm, tha se pritet njė miratim politik nga 27 vendet anėtare. "Pėr Ballkanin Perėndimor unė shpresoj se do tė kemi njė miratim tė fortė politik pėr ēėshtjen e liberalizimit tė vizave, e cila ėshtė kaq e rėndėsishme pėr qytetarėt e thjeshtė tė rajonit", deklaroi Olli Rehn, komisioneri europian pėr zgjerimin e BE-sė. Sakaq, nė projekt-konkluzionet e takimit tė ministrave thuhet se "kėshilli mirėpret vlerėsimet e raporteve tė paraqitura nga Komisioni Europian, tė cilat reflektojnė progres tė qartė tė vendeve nė pėrmbushjen e masave". "Inkurajojmė komisionin tė paraqesė sa mė shpejt tė jetė e mundur njė propozim ligjor pėr ndryshimin e rregullores 539/2001, nė mėnyrė qė tė arrihet lėvizje e lirė idealisht nga fundi i vitit 2009 me ato vende tė cilat do t‘i kenė plotėsuar tė gjitha masat", thuhet nė konkluzionet nė lidhje me rregulloren pėr Shengenin e bardhė. Sipas njė zyrtari tė lartė tė njė vendi europian, Maqedonia ka plotėsuar rreth 95% tė masave, Mali i Zi dhe Serbia rreth 70%, ndėrsa Shqipėria dhe Bosnja vetėm 30% tė kushteve pėr heqjen e vizave. Pėr kėtė arsye, nė konkluzionet theksohet se heqja e vizave do tė realizohet nė bazė tė meritave tė secilit vend. E ndėrsa mirėpriten reformat qė janė bėrė, vendeve mė tė prapambetura nė proces u bėhet sėrish thirrje tė shpejtojnė e tė zbatojnė reformat pėr pėrmbushjen e kushteve tė duhura. Propozimi i Komisionit Europian pėr pėrfshirjen e vendeve mė tė pėrparuara nė listėn e bardhė tė Shengenit pritet gjatė muajit korrik. Procesi teknik nga vota kėshillimore e Parlamentit Europian deri tek ajo pėrfundimtare e vendeve anėtare do tė marrė disa muaj, deri nė fund tė vitit 2009, apo fillim tė vitit 2010, kur pritet heqja e regjimit tė vizave. Sakaq, ministri i Jashtėm i Ēekisė deklaroi se vendimi pėr heqjen e detyrimit pėr viza do tė mbėshtetet nė mėnyrė rigoroze nė progresin e vendeve tė rajonit gjatė pėrmbushjes sė kritereve tė vendosura. "Raporti i Komisionit Europian, nė pėrpunimin e tė cilit kontribuuan nė mėnyrė aktive vendet anėtare tė BE-sė, tregon qartė se disa vende i plotėsojnė kushtet mė mirė se tė tjerat. Pėr Republikėn Ēeke ėshtė megjithatė tepėr e rėndėsishme qė perspektivėn konkrete tė lėvizjes pa viza ta kenė tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor", tha ai. Duke iu referuar kontekstit rajonal, vijoi ministri ēek, do tė ishte optimale qė diferencat kohore pėr pėrfitimin e kėtij avantazhi midis secilit vend tė mos ishin shumė tė mėdha. Por, shtoi ai, plani kohor real varet kryesisht nga vetė vendet e Ballkanit Perėndimor dhe aftėsitė e tyre pėr tė plotėsuar kėrkesat e pėrcaktuara.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008