. .
  12/06/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Njė televizion boshnjak transmeton video tė Mlladiēit

Njė stacion televiziv boshnjak
ka transmetuar pamje filmike
tė cilat pretendojnė se shfaqin
kriminelin e luftės nė kėrkim, Radko
Mlladiē, qė jeton i lirė nė Serbi. Videoja,
me njė kohėzgjatje prej njė ore, tregon
Mlladiēin teksa kėnaqet duke luajtur
me borė nė njė resort skish, sė bashku
me familjen dhe kjo pavarėsisht se
ėshtė njė nga njerėzit mė tė kėrkuar
nė planet nė lidhje me krimet qė ka
kryer nė luftėn e Bosnjės. Pamjet
filmike tė papara mė parė, disa prej
tyre tė filmuara vetėm disa muaj mė
herėt, gjithmonė sipas pretendimit tė
stacionit televiziv, duket se bien ndesh
me kėmbėnguljen e Serbisė se ajo po
bėn gjithė sa ka mundėsi qė tė verė nė
pranga tė shumėkėrkuarin Mlladiē.
Rrjeti televiziv i Sarajevės e shfaq
Mlladiēin nė njė lagje tė Beogradit dhe
nėn shoqėrinė e disa oficerėve tė lartė
tė ushtrisė serbe. Sipas stacionit, pamjet
filmike qė kanė njė gjatėsi prej rreth njė
ore, janė filmuar gjatė dimrit tė kaluar
nė vende tė ndryshme. Nė disa prej
tyre, Mlladiē ėshtė edhe me pjesėtarėt
e familjes. 67-vjeēari i shumėkėrkuar
ndodhet nė arrati qė nga viti 1995, kur
Gjykata e Hagės nxori njė fletė-arresti
me akuzat pėr krime kundėr njerėzimit
gjatė luftės sė Bosnjės. Ai akuzohet edhe
pėr masakrėn e Srebrenicės. Ka pasur
gjithmonė shumė dyshime pėr tė dhe
mundėsinė e pranisė sė tij nė Serbi,
ku ai konsiderohet ende nga shumė
njerėz si hero. Nga pamjet, Mlladiē
duket qė ka rėnė ndjeshėm nė peshė,
por jo nė fytyrė. Serbėt janė pėrgjigjur
menjėherė, duke vėnė nė dyshim
faktin se bėhet fjalė pėr njė video tė
vitit 2008. Bashkimi Europian e ka bėrė
kapjen e Mlladiēit si njė parakusht pėr
anėtarėsimin e Serbisė nė Bashkimin
Europian.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008