. .
  27/05/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Barēa-Manēester, duel pėr historinė

Sot finalja: Katalanėt synojnė "tripletėn", anglezėt trofeun e dytė radhazi

Barcelona dhe Manēester Junajtid do tė sfidohen sot nė Romė pėr tė shkruar historinė. Dy skuadrat mė tė mira nė botė pėr momentin kėrkojnė tė ndėrtojnė perandorinė e tyre pikėrisht nė "qytetin e pėrjetshėm". Trajneri Pep Guardiola ka nė dispozicion njė skuadėr, qė mund tė hyjė nė analet e klubit katalan si Barēa mė e mirė e tė gjitha kohėrave. "Blaugranat" nuk kanė arritur ta fitojnė asnjėherė kampionatin, Kupėn e Mbretit dhe Champions League nė tė njėjtin sezon. Por, nėse dy tė parat tashmė janė bėrė pjesė e dhomės sė trofeve nė "Kamp Nou" pėr "kupėn me veshė tė mėdha", spanjollėt do tė luftojnė 90 minuta (ndoshta edhe mė shumė) me kampionėt nė fuqi. Nė kampin tjetėr, Sėr Aleks Ferguson synon trofeun e katėrt sezonal (plus Community Shield - Superkupėn e Anglisė). Por, objektivi kryesor i teknikut legjendar ėshtė tė udhėheqė "Red Devils" nė librin e rekordeve: qė prej lindjes sė Champions, asnjė klub nuk ka arritur ta fitojė pėr dy edicione radhazi.

Pra, nė njė mėnyrė ose njė tjetėr, sot nė kryeqytetin italian do tė shkruhet historia. Dhe jo rastėsisht nė ndeshjen mė tė rėndėsishme tė kėtij viti pėrballen dy skuadrat qė kanė dominuar gjatė kėtij sezoni, si nė vendet e tyre ashtu edhe nė Evropė. Mė tė mirat, mė spektakolaret dhe skuadrat qė kanė mė shumė talent nė kontingjentin e tyre. Barcelona kundėr Manēesterit ėshtė njė festė e vėrtetė e futbollit, ku emocionet janė tė garantuara. Pas festimeve disaditore nėpėr rrugėt e Romės, gjithēka do tė spostohet nė stadiumin "Olimpiko". Tė gjithė shpresojnė qė episodet e dhunės tė mos e prishin magjinė e mbrėmjes sė sotme: mediat angleze kanė paralajmėruar sistematikisht tifozėt e Junajtid nga rreziqet qė u kanosen nė "Stab City", qytetin e thikave. Frika mė e madhe ėshtė ajo e hakmarrjes pėr shkak tė sherreve tė vjetra qė mbėshtetėsit e "Djajve" kanė pasur me "ultrasit" lokalė. 50 mijė tifozė nga dy vendet pritet tė udhėtojnė drejt Italisė pėr tė ndjekur finalen, ndėrsa flitet se 5 mijė prej tyre nuk kanė arritur tė sigurojnė njė vend nė stadium, ose disponojnė bileta false. Nė Romė ėshtė ndaluar pėrdorimi i ēdo lloj pijeje alkoolike deri nė orėt e para tė mėngjesit tė sė enjtes, ndėrkohė qė forcave vendase policore i kanė ardhur nė ndihmė edhe kolegė nga Spanja dhe Anglia.

Duke u kthyer te futbolli i luajtur, tė gjithė janė kureshtarė tė njohin edhe formacionet e tė dyja skuadrave. Nė orėt e fundit kanė qarkulluar zėra se Ferguson (i cili ka nė dispozicion edhe Rio Ferdinand) mendon tė lėrė nė stol Berbatov dhe Tevez, pėr tė aktivizuar Park. Koreani ėshtė "xholi" qė trajneri i Manēesterit pėrdor gjithmonė nė ndeshjet e rėndėsishme. Por, problemet e Barēės nė mbrojtje (Markez i dėmtuar, Alvesh dhe Abidal tė pezulluar), mund ta shtyjnė Sėr Aleks tė luajė me tre sulmues. Nė kampin tjetėr, Guardiola ka rikuperuar Iniestėn dhe Henri, por duhet tė sajojė repartin difensiv: Jaja Ture mund tė sakrifikohet nė qendėr tė mbrojtjes, pėrkrah Pike, lėvizje qė do tė spostonte Pujol nė tė djathtė. Ndėrsa nė krahun e majtė tė mbrojtjes pritet tė luajė Silvinjo.



Barcelona

4-3-3


Trajneri: Pep Guardiola


Valdes


Pujol Ture Pike Silvinjo


Ksavi Keita Iniesta


Mesi Eto‘o Henri



Man. UTD

4-4-2


Trajneri: Sėr Aleks Ferguson


Van der Sar


O‘Shi Ferdinand Vidiē Evra


Park Karrik Skolls Anderson


Runi Ronaldo



Champions


Tė gjithė parashikojnė njė Barcelonė-Manēester shumė tė ekuilibruar


Bukmejkėrsat, tė pavendosur pėr

kampionin e ardhshėm tė Evropės


Nė kėtė sezon, nė ndeshjen mė tė rėndėsishme, kuotat e basteve janė tė kėnaqshme. Rezultati mė i pritur nga tė gjithė pėr ndeshjen Barcelona-Manēester Junajtid ėshtė barazimi 1-1, qė kuotohet me 6,00 dhe nė disa pika me 7,00. Fitoret 1-0 tė Manēesterit apo Barēės kuotohen njėsoj. Sipas parashikimeve, pritet njė ndeshje me pak gola (jo mė shumė se dy gola tė shėnuar nė kohėn e rregullt). Ėshtė nė perspektivė njė ndeshje, ku do tė realizohen gola nga tė dyja skuadrat: kuota mė e mirė ėshtė 1,77 pėr fitoret e secilės prej tyre. Duket se ka njė ekuilibėr total nė lidhje me fituesin e ndeshjes, edhe pse njė epėrsi e lehtė kalon nė anėn e katalanasve. Pėr ata qė parashikojnė X nė gjithė 90-minutėshin, kuota ėshtė 3,20. Ekuilibėr vihet re edhe pėr bastet e pjesshme, e thėnė mė saktė rezultati pėr 45 minuta dhe pėr 90 minuta. Mbizotėron X/X, i kuotuar nė 4,50. Interesant ėshtė fakti se disa agjenci mendojnė se, nėse Barēa kalon e para nė avantazh do tė jetė e pakapshme pastaj, edhe pse anglezėt do nė nxjerrin nė pah shpirtin luftarak (Manēesteri ėshtė mjeshtėr nė finalet e Champions). Me 4,75 kuotohet kalimi nė avantazh i Barēės nė pjesėn e parė. Dyshimet janė tė pakta edhe pėr minutėn e golit tė parė. Tė gjithė janė dakord se strategjitė do tė lihen mėnjanė pikėrisht nė 15 minutat e para, pasi njėra nga skuadrat do tė shėnojė. Goli i mundshėm nė kėtė periudhė kohore kuotohet 3,50. Nė lojė hyjnė edhe televizionet me minireklamat e tyre gjatė ndeshjes. Bukmejkėrsat anglezė kuotojnė edhe mundėsinė qė njėra nga dy skuadrat do tė shėnojė gjatė transmetimit tė publicitetit: kjo mundėsi ėshtė kuotuar me 200 kundrejt 1. Anglezėt vėnė baste edhe pėr penalltitė. Njė tjetėr finale qė vendoste nga gjuajtja e 11-metėrshave (ashtu sikurse ka parashikuar Murinjo) kotohet 10,50, njė nga kuotat mė interesante. Me 7,50 kuotohet shėnimi i njė goli gjatė ndeshjes me njė 11-metėrsh. Por nė fund, mbi tė gjitha pritet tė jetė njė sfidė mes "Topit tė Artė" nė fuqi Kristiano Ronaldo dhe aspirantit pėr t‘ia marrė kėtė ēmim, Leo Mesit. Nėse portugezi shėnon para argjentinasit kuotohet 6,00, ndėrsa goli i Mesit nė fillim kuotohet me 7,00.

Spanjollėt


Ja pesė arsyet pse

do tė fitojė Barcelona


Kėto janė pesė arsyet pėrse sipas nesh do tė fitojė Barcelona:

1) Entuziazmi i Guardiolės - Ka fituar "La Liga" nė pėrvojėn e parė si trajner. Koha provoi zgjuarsinė e tij nė shitjen e Decos e Ronaldinjos. Pas ikjes sė tyre, Barcelona filloi tė fluturojė. Pep vuri disiplinėn e fortė, ai qė nuk bėnte atė qė ai thoshte, ikėn.

2) Nė qarkullimin e topit ėshtė e paarritshme nė Evropė dhe botė - Kush e ka ndjekur Barēėn nė kėtė sezon, ka zbuluar njė skuadėr tė fantashkencės. Topi kalon nga njėra anė nė tjetrėn me njė shpejtėsi dhe saktėsi tė pabesueshme. Duket sikur e fsheh topin.

3) Askush nuk ka fituar Championsin dy herė radhazi - Kjo mund tė jetė njė pikė tjetėr avantazhi nė favor tė Barcelonės. Nė futboll vlen shumė tė luash mirė gjatė njė ndeshjeje finale, por edhe skepticizmi ėshtė njė detaj pėr tė mos u nėnvlerėsuar. Kurrė.

4) Mesi duhet tė mundė Ronaldon - Talenti argjentinas nuk mund tė gabojė: Pėr t‘i marrė "Topin e Artė" portugezit duhet tė fitojė Champions. Ka bėrė njė ecuri shumė tė mirė nė turet e mėparshme dhe ka demonstruar se ėshtė njė fenomen absolut nė "La Liga".

5) Ksavin e Injestėn nė mesfushė nuk i ka askush - Sulmi i Barēės me Henrin, Eto‘o dhe Mesi nuk diskutohet, as kualiteti i Guardiolės, apo aftėsitė e mbrojtjes, por forca e vėrtetė e Barēės qėndron nė mesfushė: Ksavi dhe Injesta janė yje tė vėrtetė...


Kualiteti

Aftėsia e Guardiolės, mbrojtja e pakalueshme, mesfusha e papėrmbajtshme, sulmi vrasės dhe fenomeni "Mesi"



Anglezėt


Ja pesė arsyet pse do

tė fitojė Manēester. UTD


Kėto janė pesė arsyet pse do tė fitojė Manēester Junajtid:

1) Kundėrsulmi vrasės - Keni parė Ēelsi-Barcelona? "Blues" bllokuan mesin dhe katalanasit harruan fare tė sulmojnė. Manēesteri mund tė mbrohet si Ēelsi, por nė ndryshim nga "Blues"-at, ata disponojnė njė kundėrsulm vrasės me lojtarė si Ronaldo, Runi, Park, Tevez e Giggs.

2) Kėta "djaj" dinė tė bėjnė gjithēka - Manēesteri i sotėm ėshtė njė skuadėr eksperte. Njė mbrojtje tė pakalueshme (Van der Sar i pathyeshėm pėr 1311 minuta), kundėrsulmi funksionon pėr mrekulli. Sulmi ėshtė i jashtėzakonshėm me njė nuhatje tė pagabueshme.

3) Njė skuadėr e pashtershme - Njė gjė ėshtė e qartė. Grupi i Junajtid ofron kualitet dhe sasi, tė cilat i mungojnė Barcelonės. Mjafton tė mendosh se nė pankinė rrezikojnė tė ulen Tevez, Berbatov, Skolls e Gigs. Ferguson ėshtė i lirė tė improvizojė gjithēka.

4) Kristiano Ronaldo nė formėn mė tė mirė - Ka luajtur me "Topin e Artė nė xhep pėr disa muaj. Pastaj pati njė rėnie, pėr t‘u rikthyer nė eliminimin e Interit, Portos e Arsenalit. Ka rigjetur formėn mė tė mirė dhe ėshtė njė kėrcėnim pėr cilėndo skuadėr.

5) Barcelona nuk ka mbrojtje - Nuk mund tė thuhet se Barcelona ka repart solid nė mbrojtje. Katalanasit fitojnė duke u fshehur topin kundėrshtarėve. Por nė rastet kur sulmohet, mund ta vėrė nė vėshtirėsi cilado skuadėr. Do t‘i mungojnė Marquez, Dani Alvesh e Abidal.


Trajneri

Guardiola do trofeun

pas 17 vjetėsh

Nė njėrėn prej sfidave brenda sfidės nė finalen e Champions protagonist ėshtė Pep Guardiola. 38-vjeēari mund tė bėhet tekniku i gjashtė nė histori qė e fiton trofeun si trajner, pasi e ka fituar si lojtar. Ai triumfoi nė kėtė aktivitet mė 20 maj 1992, 17 vjet mė parė, kur Barēa fitoi 1-0 nė "Uembli" pėrballė Sampdorias. Pesė tė tjerėt janė italianėt Trapatoni e Anēeloti, holandezėt Krujf e Rajkard dhe spanjolli Miguel Munoz (dy herė si trajner dhe dy herė si lojtar me Realin e Madridit).


Tregu i zi

Biletat nė tribunė

kushtojnė 3 mijė euro

Ashtu si ndodh zakonisht nė aktivitetet e rėndėsishme sportive, edhe pėrpara finales nė Romė ka "lulėzuar" tregu i zi. Njė biletė nė tribunė pėr supersfidėn Manēester-Barcelona kushton deri nė tremijė euro, ndėrsa ēmimet pėr vendet e tjera nė stadiumin "Olimpiko" arrijnė deri nė 1500 euro. Sipas shifrave zyrtare, janė afro pesėmijė tifozė anglezė dhe spanjollė qė nuk kanė bileta. Nė rrugėt e kryeqytetit italian nuk kanė munguar personat me tabela nė qafė ku shkruhet: "Dua njė biletė pėr Champions".





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008