|
Godet me grusht shokun e skuadrės, Horsens prish kontratėn me Berishėn
Klubi danez e rikthen te Bėrnli, qė u ngjit nė Premiershipin anglez pas 33 vjetėsh Besart Berisha ka mbyllur pėrpara kohe huazimin e tij me Horsens, nė SAS Ligaen nga anglezėt e Bėrnlit. Pas problemeve disiplinore tė muajit tė fundit, ku sjella e lojtari tė Kombėtares shqiptare ėshtė cilėsuar "e denjė pėr njė adoleshent", dje nė mesditė ka ardhur edhe pėrjashtimi nga skuadra. Shkak ėshtė bėrė goditja me grusht nė kokė e sulmuesit shqiptar, ndaj shokut tė skuadrės, Kenet Emil Petersen, nė seancėn stėrvitore tė sė hėnės. Pas incidentit, drejtuesit e klubit vendosėn tė ndėrpresin bashkėpunimin me sulmuesin kosovar, por pa dhėnė detajet. "AC Horsens ka vendosur tė ndėrpresė me efekt tė menjėhershėm bashkėpunimin me Besart Berishėn. Ai ėshtė pėrfshirė nė njė incident nė stėrvitjen e sė hėnės dhe si pasojė nuk do tė aktivizohet me skuadrėn tonė", thuhej nė deklaratėn e Horsens. Megjithatė, mediat daneze kanė zbuluar pėr ēfarė bėhej fjalė: njė sulm fizik i Berishės ndaj njė shoku tė skuadrės. Sipas tyre, mbrojtėsi Petersen e ka kritikuar 23-vjeēarin pėr impenjimin e pakėt, ndėrsa kuqeziu reagoi duke e goditur. Ėshtė dashur ndėrhyrja e lojtarėve tė tjerė tė Horsensit pėr ti dhėnė fund "ēmendurisė" sė Berishės. Trajneri Henrik Jensen nuk ishte prezent gjatė episodit, por u njoftua nga ndihmėsit e tij. Sipas drejtuesit tė stolit, nuk ka dyshime: sulmuesi duhet tė bėjė valixhet gati dhe tė kthehet nė Angli. "Nuk mund ta pranojmė njė veprim tė tillė. Kjo sjellje mė ka zhgėnjyer, por ne kemi rregulla dhe pėr klubin ky incident ėshtė i papranueshėm", tha Jensen. Horsens duhet tė fitojė ndeshjen e fundit tė kampionatit dhe tė shpresojė qė Sonderjisk tė humbasė, pėr tė mbijetuar nė elitė. Ndėrsa Berisha kthehet te Bėrnli, qė me fitoren 1-0 pėrballė Shefilld Junajtid, nė takimin "play-off" tė luajtur tė hėnėn, ėshtė rikthyer nė Premiership pas 33 vjetėsh.
|


|