. .
  27/05/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Sfida me Gjeorgjinė, testim vetėm pėr lojtarėt e rinj

Kuqezinjtė, dy javė nėn vėzhgimin e trajnerit pėr eliminatoren me Portugalinė dhe miqėsoren e 10 qershorit

Ndryshe nga paraardhėsi i tij, Ari Han, trajneri i Kombėtares shqiptare, Josip Kuzhe, nuk ėshtė kursyer nė grumbullimin e lojtarėve pėr dy ndeshjet e ardhshme, mė 6 qershor me Portugalinė dhe miqėsoren me Gjeorgjinė vetėm katėr ditė mė pas. Pas listės 27 emėrore, kroati i stolit kuqezi i ka idetė e qarta: nė pėrballjen kundėr Kristiano Ronaldo&Co., tė vlefshme pėr eliminatoret e Botėrorit 2010, ai do t‘i besojė "gardės sė vjetėr". Koha e pakėt nė krye tė stolit kuqezi i bėn tė pamundura ndryshimet radikale. Edhe pse duket shumė e vėshtirė, objektivi ėshtė marrja e njė rezultati pozitiv, i cili do tė shkatėrronte shpresat e tė besuarve tė Kueiroz, pėr tė luajtur nė Afrikėn e Jugut. Pėr tė testuar grupin e lojtarėve tė rinj, tė cilėt kanė qenė pjesė e pėrhershme e skuadrės, por edhe ata qė vlerėsohen si kandidatė potencialė, do tė shfrytėzohet takimi i 10 qershorit me pėrfaqėsuesen gjeorgjiane. Nė kėtė takim do tė gjejnė hapėsira tė gjithė, nga i rikthyeri Jahmir Hyka, pėr tė vazhduar te Bakaj, Lila, Bylykbashi, Lika e Memelli, tė cilėt nuk kanė pasur shumė hapėsira nė dispozicion, e deri te debutuesit me Kombėtaren, Jetmir Sefa e Emilian Vila. Nė kėtė miqėsore do tė hidhen bazat pėr ndėrtimin e Shqipėrisė sė ardhshme, skuadrės qė duhet tė konkurrojė pėr objektiva realė nė eliminatoret e Euro 2012. Mes ndeshjeve zyrtare dhe miqėsoreve tė konfirmuara pėr vitin 2009, deri mė tani trajneri 56-vjeēar ka gjashtė teste nė dispozicion pėr tė krijuar njė grup solid. Por, numri i takimeve mund tė arrijė kuotėn dhjetė, me datat e lira tė FIFA-s pėrpara fazės finale tė Kupės sė Botės.

Njohja nga afėr me grupin e lojtarėve do tė nisė tė premten, mė 29 maj. Ekipi do tė grumbullohet nė mesditė nė stadiumin "Qemal Stafa", pėr t‘u akomoduar mė pas nė hotel "Dyrrahu" nė Durrės. Nė orėn 18:00 do tė zhvillohet edhe stėrvitja e parė. Nė kėtė mėnyrė, Kuzhe do tė ketė gjithsej nėntė ditė nė dispozicion pėr tė pėrgatitur ndeshjen me Portugalinė, qė fillon nė orėn 20:45. Pėrveē njė pauze tė dielėn, kur kuqezinjtė do tė lihen pushim, deri tė premten (5 qershor) skuadra do pėrgatitet me intensitet maksimal, ku parashikohen nga dy seanca stėrvitore nė ditė. Idetė rreth formacionit titullar do tė qartėsohen nė ndeshjen e kontrollit tė sė martės (mė 2 qershor), me Kombėtaren U-17. Gjatė kėsaj periudhe trajneri do tė shfaqet dy herė pėrpara mediave, ku do tė paraqesė planet dhe ambiciet nė krye tė Shqipėrisė. Pas sfidės sė 6 qershorit, skuadra do tė bėjė 24 orė tė tjera pushim, pėrpara se tė rifillojė stėrvitjet pėr takimin e sė mėrkurės kundėr Gjeorgjisė.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008