|
Kuzhe, 27 emra pėr anti-Portugalinė Rikthehen tė pėrjashtuarit e Hanit. Vila, Sefa e Koliqi vijnė pėr herė tė parė Altin Manallari Trajneri i ri i Shqipėrisė, Josip Kuzhe, fshihet prapa dyerve tė FSHF-sė, ndėrkohė qė shqiptarėve u propozon njė listė tė gjatė me 27 emra pėr dy ndeshjet nė fillim tė qershorit, kundėr Portugalisė (mė 6 qershor, e vlefshme pėr Grupin 1 tė eliminatoreve tė Botėrorit dhe ndaj Gjeorgjisė (mė 10 qershor, miqėsore). Pavarėsisht se tekniku kroat ėshtė nė Tiranė prej sė shtunės sė kaluar, FSHF nuk ka bėrė ende prezantimin zyrtar tė tij. Madje, nuk ka qenė i pranishėm as nė zbardhjen e listės. Emrat e lojtarėve janė bėrė publike nga shefi i zyrės sė shtypit, Tritan Kokona, ndėrkohė qė mbetet ende e pakuptueshme mbajtja e Kuzhesė larg mediave. Gjithsesi federata pranoi se lista nuk ėshtė pėrpiluar nga kroati, por nga ekspertėt e FSHF-sė.
Lista e lojtarėve qė do tė ketė nė dispozicion trajneri i ri kuqezi pėr ndeshjen zyrtare me Portugalinė nė Tiranė, por edhe pėr ndeshjen pasuese, miqėsore, me Gjeorgjinė, ėshtė e gjatė, sepse Kuzhe kėrkon ti vėzhgojė nga afėr tė gjithė, pėr tė krijuar njė ide rreth tyre, pasi ai nuk i njeh. Prurjet e vetme tė kėsaj liste, tė cilat mund tė konsiderohen edhe njė risi e kroatit janė talenti i Teutės, Emiljano Vilės, i riu i Tiranės kampione, Jetmir Sefa, dhe portieri ti Kombėtares U-21 dhe i Iraklis Selanik, Enea Koliqi, tė cilėt thirren pėr herė tė parė. Po ashtu, Kuzhe ka vendosur tė rikthejė tre tė pėrjashtuarit e Ari Hanit, Erjon Bogdanin (49 ndeshje, 9 gola, qė mungoi nė dy ndeshjet paraardhėse) dhe "tė padėshirueshmit" Edmond Kapllani (23 ndeshje, 6 gola) dhe Jahmir Hykėn (10 ndeshje). Pėr ndeshjen kundėr Portugalinė rikthehet edhe kapiteni i Marsejės, Lorik Cana, i cili mungoi ndaj Danimarkės pėr arsye tė kartonėve tė verdhė. Mungesa e vetme ėshtė ajo e kapitenit Altin lala, qė vazhdon tė vuajė njė dėmtim tė lehtė. Ndėrsa Armend Dallku, edhe pse ėshtė nė listėn e madhe, nuk do tė jetė i disponueshėm pėr ndeshjen kundėr luzitanėve (i skualifikuar pėr kartonė). Pėr koincidencė, kosovari ka munguar pėr tė njėjtėn arsye edhe nė ndeshjen e parė kundėr portugezėve nė Braga. Kuzhe nuk e ka shmangur nga vėmendja edhe kampionatin shqiptar, i cili pėrfaqėsohet nė kėtė listė nga nėntė lojtarė tė pėrzgjedhur nga skuadrat e Kategorisė Superiore (katėr nga Tirana dhe nga njė pėr Vllazninė, Elbasanin, Teutėn e Dinamon). Mes tre portierėve nė dispozicion, duket se Hidi e ka tė garantuar vendin mes shtyllave. Pėr repartin e mbrojtjes konkurrojnė tetė lojtarė, tė cilėt do tė mund ta kalojnė provimin pėr tė qenė pjesė e njė liste normale tė Kombėtares. Mbipopullim shikohet nė mesfushė, ku Bakaj, Muzaka, Vila e Sefa duket se duhet tė sfidojnė "gardėn e vjetėr". Sulmi ėshtė pika mė nevralgjike e Shqipėrisė, prandaj Kuzhe ka afruar edhe golashėnuesin e Superiores, Memellin pėrkrah Salihit, Bogdanit, Berishės e Kapllanit.
Lista e lojtarėve tė grumbulluar nga trajneri Josip Kuze pėr ndeshjet me Portugalinė dhe Gjeorgjinė
Lojtarėt Ndeshje
1. Isli Hidi 10
2. Samir Ujkani 0
3. Enea Kolici 0
4. Debatik Curri 23
5. Armend Dallku 31
6. Kristi Vangjeli 17
7. Andi Lila 5
8. Elvin Beqiri 42
9. Ansi Agolli 9
10. Endrit Vrapi 7
11. Admir Teli 4
12. Lorik Cana 36
13. Ervin Skela 61
14. Ervin Bulku 16
15. Gilman Lika 4
16. Dorian Bylykbashi 3
17. Jahmir Hyka 10
18. Klodian Duro 57
19. Elis Bakaj 3
20. Gjergj Muzaka 1
21. Emilian Vila 0
22. Jetmir Sefa 0
23. Hamdi Salihi 12
24. Erjon Bogdani 49
25. Edmond Kapllani 23
26. Besart Berisha 15
27. Migen Memelli 1
|


|