. .
  26/05/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Zgjedhja e Kuzhe, askush nuk i pranoi kushtet e Shqipėrisė

Zv/presidenti i FSHF, Nuri: Trajneri i ri pėrfiton mė pak se Han

Erald Kodheli

Josip Kuzhe ka fituar garėn pėr stolin e Kombėtares shqiptare, pasi ishte kandidati i vetėm qė pranoi tė jetonte nė Shqipėri me kushtet financiare tė pėrcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kėto janė disa nga prapaskenat e marrėveshjes me trajnerin kroat, tė zbuluara nga zv/presidenti i FSHF-sė, Lutfi Nuri. Dje, 56-vjeēari qė nė tė kaluarėn ka drejtuar Dinamon e Zagrebit dhe NK Zagreb, ka zhvilluar biseda tė gjata me krerėt e institucionit qė drejton futbollin nė vend. Nė qendėr tė vėmendjes ishin pėrgatitjet pėr sfidėn eliminatore me Portugalinė, mė 6 qershor nė stadiumin "Qemal Stafa". Pėrpara se tė hynte nė takim, Nuri nuk nguroi tė fliste rreth emėrimit tė Kuzhesė. "Ėshtė njė trajner i mirė. Personalisht vlerėsoj aftėsitė si teknik dhe mendoj se fakti qė nė tė kaluarėn mund tė ketė luajtur kumar nuk ka shumė rėndėsi. Tani ai nuk luan mė", deklaroi numri 2 i federatės. "Nga tė gjithė ata qė kontaktuam, Kuzhe ishte mė i miri qė momentalisht mund tė punonte me Kombėtaren. Nuk duhet harruar se ai plotėsoi njė nga kėrkesat tona kryesore, pra shpėrnguljen nė vendin tonė, pėr tė qėndruar gjatė gjithė kohės pranė realitetit tė futbollit shqiptar. Pranoi tė jetonte kėtu me kushtet financiare qė ofronim".

Ish-drejtuesi i lartė i Tiranės konfirmoi se Josip Kuzhe paguhet mė pak sesa paraardhėsi i tij, Ari Han. Kroati, i cili gėzonte mbėshtetjen e madhe tė Oto Bariē, do tė paguhet 10 mijė euro nė muaj, pra 2500 euro mė pak se ish-trajneri holandez. Zhgėnjimet nė tri ndeshjet e mbetura nė Grupin 1 tė Botėrorit 2010 (kundėr Portugalisė, Suedisė dhe Danimarkės) janė marrė parasysh, duke parė edhe forcėn e kundėrshtarėve. Pavarėsisht rezultateve, detyra kryesore e teknikut tė ri ėshtė hedhja e bazave pėr pėrfaqėsuesen e sė ardhmes. Nuri, pjesėmarrės nė negociatat e mbajtura nė Tiranė dhe Vjenė tha: "Me aq pak para sa ofronte federata, tė jeni tė bindur se asnjė nga kandidatėt e tjerė nuk do tė pranonte. Ai paguhet mė pak edhe se Ari Han, i cili u largua nga Shqipėria afro njė muaj e gjysmė mė parė". Zv/presidenti hodhi poshtė edhe zėrat pėr debate nė Komitetin Ekzekutiv pas zgjedhjes sė Kuzhe. "Nuk ka pasur kundėrshtime. Asgjė nga ato qė u thanė nuk janė tė vėrteta. Vendimi ishte unanim. Qė nė fillim, objektivi ishte tė gjendej njė trajner ballkanas, qė ashtu si Oto Bariē e njeh psikologjinė tonė. Mendoj se kjo ishte pika e dobėt e Hanit, qė pėr asnjė moment nuk arriti tė fitonte zemrat e shqiptarėve. Ndoshta edhe Kuzhe do tė dėshtojė nė takimet e para, por qėllimi kryesor ėshtė qė ai tė ndėrtojė Kombėtaren e sė ardhmes". Edhe pse do tė luajnė me tri skuadrat mė tė forta tė kėtyre eliminatoreve, kuqezinjtė do tė synojnė tė marrin pikė. "Duhet t‘i shohim gjėrat si janė. Ndeshja e parė e Kuzhesė ėshtė ajo me Portugalinė dhe ėshtė tejet e vėshtirė pėr t‘u fituar. Nė rast rezultati negativ trajneri mund tė sulmohet, por nuk ėshtė faji i tij: koha nė dispozicion ėshtė e shkurtėr dhe pesha bie mbi ne (federatėn), qė nuk po arrinim tė gjenim njė trajner", pėrfundoi Nuri.


Kėrkesa

Kroati kėrkon "kontrollin"

e pėrfaqėsueses Under-21

Edhe pse ndodhet nė Tiranė qė prej sė shtunės, Josip Kuzhe ende nuk ėshtė prezantuar zyrtarisht nė krye tė Kombėtares, por kjo duket se nuk pėrbėn asnjė shqetėsim pėr tė. Njohja e mirė e skuadrės ėshtė ēėshtja qė duhet zgjidhur nė mėnyrė urgjente, jo vetėm pėr ndeshjet eliminatore, por edhe pėr tė formuar grupin me tė cilin Shqipėria do tė pėrfaqėsohet nė Euro 2012. Pėr tė krijuar njė ide tė qartė rreth talenteve, kroati synon tė ketė "kontroll" tė plotė edhe nė pėrfaqėsuesen U-21. Pėr stolin e Shpresave, Kuzhe ka paraqitur emrin e Xhemal Mustedanagiē, i cili aktualisht punon si zbulues talentesh te Dinamo e Zagrebit. Shpjegimi i trajnerit ėshtė se nėpėrmjet kėtij njeriu tė besuar ai do tė informohet pėr gjithēka qė ndodh me lojtarėt e perspektivės, njė model pune i pėrhapur nė vendet e Evropės Lindore, mbi tė gjitha nė Gjeorgji dhe Bjellorusi.





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008